LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Leje-dalje për arsye shëndetësore/ Nga sot, ja si mund të aplikoni në e-Albania

20 Prill 2020, 08:12, Sociale CNA
Leje-dalje për arsye shëndetësore/ Nga sot, ja si mund të

Kryeministri Edi Rama bën me dije se nga sot ne e-Albania ka leje dalje e dedikuar për qytetarët të cilët duan të lëvizin për arsye shëndetësore.

Rama njofton se tashmë qytetarët mund të aplikojnë në e-albania duke ndjekur procedurën si në videon e publikuar nga kryeministri.

?Nga sot në www.e-albania.al edhe leje – daljet për arsye shëndetësore?
Kujdes! qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën!
Qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person tjetër!
Autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi
Ndiqni procedurën e thjeshtë në e-albania ?, shkruan Rama.

Proceduara:

– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin ?Leje për Dalje?
-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;
-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij

Dhe shtypni ?Dërgo? për të përfunduar aplikimin

Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.

Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania

“Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!”, thekson Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga