Connect with Us

Horoskopi i ditës, 20 prill 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 20 prill 2020

Publikuar

-

Horoskopi i ditës, 7 shkurt 2021
DASHI 21. mars – 20. prill

Do i jepni rëndësi te madhe jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do përgatisni here pas here surpriza për partnerin. Emocionet do e pushtojnë gjithë kohës zemrën tuaj. Beqaret do kenë një dite goxha te favorshme dhe do realizojnë takimet e tyre me te bukura. Buxhetin mbajeni me tepër nen kujdes dhe mos u tundoni te kryeni shpenzime te njëpasnjëshme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite e mbushur me turbullira te njëpasnjëshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kapeni edhe pas gjerave elementare dhe mund te thoni fjale te gabuara. Beqaret do gjejnë momentin e duhur dhe do ja shprehin ndjenjat dikujt. Gjendja e te ardhurave do përmirësohet jashtëzakonisht shume kështu qe përfitoni për te bere investimet qe keni ëndërruar.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Do e ngrini ne qiell partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne fakt ai do meritoje gjithçka. Përkujdesi qe do tregoje për ju dhe surprizat qe do ju beje do jene te jashtëzakonshme. Beqaret do kenë vetëm mundësi për dashuriçka kalimtare dhe asgjë me shume sesa aq. Yjet do krijojnë kushtet e përshtatshme qe te ardhurat te kenë përmirësime te njëpasnjëshme. Do ndiheni me te qete ne këtë sektor.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e tendosur dhe problematike gjate kësaj dite. Nuk do i pranoni për asnjë moment te metat tuaja dhe do e kritikoni për gjithçka atë qe keni ne krah. Beqaret duhet te zgjedhin fjalët dhe gjestet e duhura për t’ia shprehur dashurinë atij qe pëlqejnë. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por as shume i keq. Strategjia e ndjekur se fundi po jep rezultatet e para.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Klima yjore, me ndikim te madh nga Neptuni nuk do favorizoje aspak jetën e çifteve. Marrëdhënia juaj me partnerin do te ftohet dhe do keni disa mosmarrëveshje. Disa beqare do fillojnë aventura sekrete. Ne fakt si fillim fshehtësia është shume e mire. Duhet te tregoheni me vigjilente me financat. Fatmirësisht do jeni me këmbë ne toke dhe do merrni masat e duhura.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Kujdes nga paqëndrueshmëria ne jetën ne çift! Nen ndikimin negativ te Uranit ju do refuzoni kategorikisht te bëni lëshime dhe kjo do sjelle probleme. Beqaret nuk do kenë fare dëshirë te sakrifikojnë lirinë e tyre, por sot do mund te gjejnë personin e veçante. Saturni do favorizoje financat dhe ju do mund te realizoni edhe operacione financiare. Besojuni edhe lojërave te fatit.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Disa prej atyre qe janë ne çift do kalojnë një krize. Mundohuni te bëni here pas here lëshime sepse përndryshe nuk do dilni nga andralla qe jeni futur. Beqaret do takojnë dike por historia qe do fillojnë do jete paksa e ndërlikuar dhe pështjelluese. Tregohuni te kujdesshëm! Ambienti planetar do iu beje mjaft te afte për te menaxhuar ashtu si duhet buxhetin tuaj. Do ia dilni mbanë!

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Do lundroni ne një det te qete dhe te ngrohte sot. Marsi do iu nxite te jeni me tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin tuaj. Tensioni nuk do mbizotërojë ne asnjë moment! Për sa iu përket beqareve, është Hëna ajo qe do sjelle surpriza mjaft te këndshme. Përfitoni sa te mundni! Urani do iu ndihmoje te përmirësoni ekuilibrin financiar. Gjithsesi mire do jete mos shpenzoni pa limit.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Ndikimi i Uranit do jete negativ për juve qe jeni ne një lidhje. Here pas here do keni debate te vazhdueshme me partnerin madje edhe për gjera pa ndonjë vlere te madhe. Beqaret do kenë nje dite tej mase te favorshme dhe ka mundësi te hedhin edhe hapa. Buxheti do vazhdoje te mbetet i turbullt dhe problematik.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ne parim duket se nuk do ketë probleme ne jetën tuaj ne çift. Ka mundësi qe te bëni edhe diçka te këndshme se bashku. Mund te behet fjale për një aktivitet argëtues, një darke, etj. Beqaret do kenë një dite mjaft te favorshme. Ka ardhur momenti i duhur qe ju te takoni personin tuaj te ëndrrave. Me financat do keni fat por duhet te dini si ta shfrytëzoni. Tregohuni te matur ne çdo moment.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Qetësia do mbizotërojë ne lidhjen tuaj. Nuk do ketë shume pasion por as zënka nuk do ketë. Thjesht një e përditshme pa ndonjë histori te veçante. Beqaret nga ana tjetër do jene joshës dhe mjaft te kërkuar nga sytë e seksit tjetër. Takimet qe do bëni do jene mjaft premtuese. Edhe pse do keni shume dëshirë për shpenzime nuk duhet te abuzoni. Buxheti i lëkundur!

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bëni dot asnjë ndryshim edhe sikur te dëshironi. Beqaret do lodhen se e kërkuari dashurinë, por te gjitha përpjekjet do japin rezultatet e pritura. Gjendja e financave do ketë disa përmirësime te vogla, por goxha te domosdoshme. Vazhdoni me këtë strategji menaxhimi dhe do arrini gjendjen qe doni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kosovarët ‘dynden’ drejt Shqipërisë/ Mbi 48 mijë qytetarë kaluan kufirin gjatë fundjavës

Publikuar

-

Nga

Kosovarët ‘dynden’ drejt Shqipërisë/ Mbi 48 mijë qytetarë kaluan kufirin gjatë fundjavës

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh nga Kosova, vizituan këtë fundjavë Shqipërinë.

Përgjatë tri ditëve të kaluar (premte, shtunë dhe e diel) rezulton se kanë hyrë në Shqipëri 48.621 persona.

Vetëm të dielën në hyrje dhe daljet e pikave kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 47 mijë e 83 persona.

Në pikën kufitare në Vermicë kanë hyrë 26 mijë e 267 qytetarë, ndërsa në dalje janë kontrolluar 15 mijë e 939 persona.

Ndërsa në total të dielën në Kosovë kanë hyrë 28 mijë e 665 persona. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 24 janar 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 24 janar 2019

Në pikën kufitare Vermicë, Qafë e Prushtit, Qafë e Morinës dhe Dragash janë kontrolluar 12 mijë e 702 vetura. Prej tyre 7 mijë e 754 në hyrje të pikave kufitare dhe 4 mijë e 943 në dalje.

Ndërsa të shtunën në hyrje dhe dalje të pikave kufitare janë kontrolluar 24 mijë e 221 persona. 9 mijë e 445 persona janë kontrolluar në hyrje dhe 14 mijë e 776 në dalje.

Kurse të premten në gjitha pikat kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 23 mijë e 255 persona./euronews

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vaksina kineze/ Rakacolli: Është e sigurtë, më pak efekte anësore se Pfizer

Publikuar

-

Nga

Grumbullimet në fushata elektorale/ Rakacolli shmang përgjegjësitë: Mos merremi me emra të përveçëm

Zv/ministja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli garanton të gjithë qytetarët se vaksinat e përdorura janë të sigurta, ndërsa nuk hezitoi në krahasimet mes tyre.

Lidhur me vaksinën kinezë Sinovac, Rakacolli thotë se nuk ka pasur absolutisht asnjë ekfekt anësor

“Meqë po flasim për vaksinën e Sinovac, ajo u është injektuar mjaft njerëzve dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë ekfekt anësor. Në një kohë që nga vaksina Pfizer, 80% e atyre që e kanë bërë kanë pasur dhimbje në vendin e injektimit apo efekte të tjera anësore të lehta. Ndërkohë që nuk kemi asnjë event madhor si humbje jete apo shtrime në spitale për shkak të vaksinës”, tha Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shtohen të infektuarit në Korçë/ Drejtori i Kujdesit Shëndetësor: Në tubimet elektorale s’respektohen masat

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është duke u përballur përsëri me një rritje të numrit të infektimeve gjatë ditëve të fundit, madje duke u renditur i dyti në shkallë vendi, në tabelën që Ministra e Shëndetësisë përditëson.

Fluksi i turistëve, të favorizuar edhe nga moti i mirë por edhe tubimet elektorale të partive të ndryshme mendohet se kanë ndikuar në këtë situatë.

Për shifrat e larta të raportuara në qytetin juglindor, drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, Mikel Llogori u shpreh në Euronews Albania se nuk duhet të ulet vigjilenca dhe duhet të respektohen masat anti-COVID.

“Duke e krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, jemi në kushte shumë të mira. Kjo nuk do të thotë të ulim vigjilencën apo të mos të mbrohemi”, u shpreh zoti Llogori.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 24 janar 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 4 janar 2019 

Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë theksoi më tej se edhe në tubimet elektorale të zhvilluara në këtë qytet nuk janë respektuar masat anti-COVID.

“Shifrat e dy ditëve të fundit na kanë treguar se kujdesi duhet të jetë akoma i lartë. Faktorët kryesorë janë ulja dhe mos-mbajtja e masave nga ana e qytetarëve dhe lëvizja e turizmit. Ka edhe grumbullime të llojeve të tjera”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE