LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Kryebashkiaku socialist kundër qeverisë? Nuk respekton masat kundër koronavirusit

20 Prill 2020, 13:28, Denoncim CNA
Foto-Kryebashkiaku socialist kundër qeverisë? Nuk respekton masat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit kryebashkiaku socialist i Pogradecit, nuk respekton masat e ndërmarra nga qeveria, kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ?Narkokryetari monist i Pogradecit nuk njeh Republiken e Surrelit!?.

Denonocuesi thekson se në foto më poshtë është kryebashkiaku sëbashku me disa funksionarë të pushtetit lokal në Njësinë Administrative Dardhas, duke mos respektuar asnje kufizim të distancimit social.

?Përshëndetje Doktor!
Uroj të jeni mire me shëndet ?.
Shikojeni se sa i respekton masat kryetari i bashkise se Pogradecit Ilir Xhakolli. Në foto është ai sëbashku me disa funksionarë të pushtetit lokal në Njësinë Administrative Dardhas, duke mos respektuar asnje kufizim te distancimit social.
Ky që u emërua në krye të bashkisë, mendon se masat e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë janë vetëm për qyetetarët e thjeshtë dhe jo për funksionarët e emëruar të bashkisë.?-shkruan denoncuesi.

Lajmet e fundit nga