Connect with Us

Eksperti i ekonomisë ngre alarmin/“Kriza ekonomike mund të sjellë pasoja më të mëdha se virusi”

Ekonomi

Eksperti i ekonomisë ngre alarmin/“Kriza ekonomike mund të sjellë pasoja më të mëdha se virusi”

Publikuar

-

Eksperti i Ekonomisë, Besart Kadia në një lidhje me emisionin “Open”, u shpreh se hapja e biznesve pas izolimit duhet të fillohej më herët.

Sipas tij kriza ekonomike mund të sjellë më shumë pasoja se vetë virusi.

“Mbyllja që po bën qeveria është një izolim në shtëpi dhe pasojat e këtij izolimi do të ndjehen shumë gjatë. Bisneset që janë hapur sot duhej të ishin hapur që para një jave.

LEXO EDHE:  Rritja ekonomike dhe investimet/ Ahmetaj jep lajmin e mirë  

Izolimi nuk është factor që u ndalua numri i të infektuarve. Italia ka kohë në izolim dhe shifrat vazhdonin të ishin të larta. SHBA është e izoluar dhe shifrat rriten çdo ditë. Suedia nuk është e izoluar dhe ka një situatë më të mirë se vendet e tjera. Hapja duhej të bëhej më përpara. Kriza ekonomike mund të sjellë pasoja më të rënda sesa virusi”, tha Kadia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Ahmetaj zbulon shifrën/ Ja sa para ka humbur shteti këtë muaj nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike nga koronavirusi, Arben Ahmetaj, ka folur ditën e sotme lidhur me dy paketat e qeverisë dhe për humbjet që ka shkaktuar pandemia.

Në një lidhje me Syri Tv, Ahmetaj deklaroi se humbjet nga koronavirusi në Bxhetin e Shtetit mund të kapin shifrën e 180 milion dollarëve.

“Ne planifikojmë këtë muaj një humbje 180 milion dollarë”, tha ministri.

LEXO EDHE:  Shqipëria rrezikon krizë ekonomike për shkak të COVID-19

LEXO EDHE:  Bozdo ngre "këmbanë alarmi"/ "Qeveria zero ndihmë për biznesin e madh, spiralja e ekonomisë po shkon poshtë"

Ndërkohë, për muajin e kaluar, ai ka zbuluar disa ditë më parë se humbjet shkojnë deri në 100 milionë dollarë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pandemia “paralizon” ekonominë/ Shehu paralajmëron përkeqësimin e situatës

Publikuar

-

Nga

Eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu, shprehet se situata ekonomike në vend do të përkeqësohet dhe se paketat e ofruara në tërësi nga qeveria, si për individët dhe për bizneset nuk garantojnë zbutje të efekteve të krizës.

Në një lidhje me Fax news, ai tha se duhet një mbështetje reale për bizneset pasi ka efekte të dyfishta.

Kjo sipas tij do të do të garantojë vazhdimin normal të punës dhe rritjen e ekonomike të vendit dhe e dyta do të rrisë punësimin e njerzve duke bërë që të ulë koston e fiunacimit që qeveria do të bëjë për mbështetje sociale të qytetarëve

“Është lënë jashtë mbështetjes biznesi. Do ta karakterizoja mbështetjen e ofruar deri tani si një mbështetje selektive për qytetarët dhe një mbështetje që mungon për biznesin. Nuk pres përmirësim por mendoj se situate do të përkeqësohet, qeveria nuk ka garantuar mbështetje për gati gjysmën e qytetarëve. Kjo do të thotë se ke lënë pa mbështetje gjysmën e popullatës. Kemi një mbështetje të popullsisë të përshkallëzuar.

Biznesi jo vetëm që nuk është mbështetur por është rënduar. Janë rënduar bankat duke i detyruar të mos arkëtojnë kreditë nga klientët e tyre. Janë rënduar bizneset duke i ofruar kredi tregtare duke detyruar bizneset që të paguajnë punonjësit e tyre të cilët ose punojnë ose nuk punojnë.

LEXO EDHE:  Sinjalet e rreme të ekonomisë! Paradokset që po shoqërojnë rritjen

LEXO EDHE:  Sinjalet e rreme të ekonomisë! Paradokset që po shoqërojnë rritjen

Duhet të kishte një paketë mbështetje reale për biznesin, sepse mbështetja reale e biznesit ka efekte të dyfishta. E para do të garantojë vazhdimin normal të punës dhe rritjen e ekonomike të vendit dhe E dyta do të rrisë punësimin e njerzve duke bërë që të ulë koston e fiunacimit që qeveria do të bëjë për mbështetje sociale të qytetarëve

Mbështetja e deritanishme si për bizneset dhe për individët në tërësi nuk garanton një zbutje të efeketeve të krizës, por e shikoj si precedente që do të përkeqësohet në të ardhmen”, tha Shehu.

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Malaj: Borxhet lahen me rritje taksash ose me ulje të investimeve

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Financave ka folur për ekonominë shqiptare, e cila është dëmtuar shumë nga pandemia e koronavirusit. Teksa u pyet për borxhet, ish-ministri tregoi se ka vetëm dy mënyra për t’i ulur.

“Ka dy rrugë për të ulur borxhin ose të rrisësh taksat ose të ulësh investimet”, u shpreh ai.

Ndërkohë, për amnistinë fiskale Malaj deklaroi se bëhet për dy grupe, emigrantët dhe bizneset që kanë para që s’kanë paguar taksa.

Teksa u ndal te emigratët, ai tha se këta të fundit kanë ndjerë vështirësi në vitet e fundit sepse u forcuan rregullat për pastrimin e parave.

Unë mendoj dhe do e bëj propozimin tim në publik. Për çdo emigrant që bën një deklaratë vetë që nuk është dënuar në ansjë nga ligjet që amnistia përcakton në një shumë deri edhe në 5 milion lekë të reja të kenë fashën zero. Ata ato para i kanë bërë me gjak, duan t’i sjellin në Shqipëri. Ishin tre fasha. Është katër muajt e parë 5%, katër muajt e dytë është 7% dhe pastaj për muajt e tjerë shkon 10%. Ju thoni të bëhet zero. Për tre fazat që emigrantë duan të sjellin para, që duan të bjenë shtëpi, duan të bëjnë biznese në Shqipëri dhe kjo s’ka nevojë të tatohet, është para e një pune të vështirë dhe ajo do të futet menjëherë në qarkullim ekonomik”, theksoi Malaj në një lidhje me Abc News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE