LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do kishim 18 mijë të vdekur”/ Rama sqaron deklaratën: Është keqinterpretuar

20 Prill 2020, 15:08, Politikë CNA
“Do kishim 18 mijë të vdekur”/ Rama sqaron

Kryeministri Edi Rama u shpreh në seancën e Kuvendit të se enjtes ku po diskutoheshin ndryshimet në Kodin Penal, se mund të kishim 18 mijë të vdekur nga koronavirusi, nëse nuk do të ishin marrë masat.

Kjo deklaratë e kryeministrit ngjalli jo pak reagime, por vetë kreu i qeverisë u shpreh se është keqkuptuar dhe keqinterpretuar dhe nga mediat.

Në një lidhje me emisionin ?Kjo Javë?, Rama u shpreh se ishte bazuar tek projeksionet e një eksperti.

?Se kam thënë këtë. Pyetja që më drejtohet shumë është pyetja mbi keqkuptimi. Unë kam thënë diçka tjetër; bazuar tek një projeksion i një eksperti të pavarur që ka dalë në media, i cili punon në një vend të huaj, parashikoheshin 18 mijë të vdekur.

Po ashtu kam thënë se nëse s?do kishim marrë masat, nëse ne sot do të kishim të njëjtën përqindje në raport me popullsinë, të Lombardisë, shifrat do të ishin të frikshme.

S?kam thënë 18 mijë të vdekur. Kam përdorur një shifër të moderuar prej 2200 të vdekur për 90 ditë. I moderuari. Po të shkonim si Lombardia, do ishim më lartë se 2200?, pohoi Rama.

Lajmet e fundit nga