LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Diçka po zien nën rrogoz"/ Artan Hoxha: Mos ka ndodhur gjë mor amani, ç’është kjo dashuri në kohë koronavirusi

20 Prill 2020, 16:38, Politikë CNA
"Diçka po zien nën rrogoz"/ Artan Hoxha: Mos ka ndodhur

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të opozitës Lulzim Bashës, duke marrë shkas nga deklaratat e sotme të kreut të qeverisë.

Gazetari me tone ironike pyet se mos ka ndodhur ndonjë gjë andej nga Bulevardi që figurat kryesore të politikës nuk po sulmohen dhe duket sikur kanë rënë në paqe me njëri-tjetrin.

“Mos ka ndodhur ndonjë gjë andej nga bulevardi, mor amani… Ndërsa ajri mbi kryeqytet, për shkak të karantinimit dhe koronavirusit është pastruar si asnjëherë më parë, atmosfera politike ka ndonjë javë që është bërë më e mjegullt se kurrë. Paqartësi e qartë aty lart, që krijon pështjellim këtej poshtë.  Nga qeveria, i madhi, ushtria e rrjeteve sociale nën hyqmin e tyre, nuk po duket asnjë sulm, asnjë akuzë, more asnjë ironi e vogël pëer be, në adresë të presidentit Meta!!!

E njëjta gjë dhe nga ana tjetër. Kanë heshtur si me magji, kryekomandanti, shtabi i tij presidencial, more po s’ka asnjë cicërimë, as nga zyra e shtypit e tij kundër kryeministrit kryediktator, kundër grushtit të shtetit ndaj Kushtetutës, kundër kapjes së Ramaformës. More, më ka marre malli për një status vënçe, nga ato drithërueset e Tit Vasilit. Rilindasve hazërxhevap, Elisa në qeveri dhe Taulanti në Parlament, duket sikur u është lagur baruti dhe topin që qëllonin Presidencën, e ka mbuluar guna e lagur, e Tedi Blushit!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Hoxha nuk ka kursyer as Bashën, ndërsa paralajmëron se diçka po zien nën rrogoz.

“Ore, çfarë bëhet kështu?! Ç?është gjithë kjo dashuri, në kohë koronavirusi?! Ku vajti gjithë ajo urrejtje, betejë finale, luftë kundër narkoshtetit dhe palopresidentit! Ndërsa gjitonet e Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, Kryeministri-Presidencë, po shijojnë karantinën duke mos respektuar distancën e afrimit fizik, lideri opozitës, Lulëzim Basha, i ka marrë aq seriozisht masat e izolimit, sa është mbyllur në vilën e tij dhe nuk shfaqet, as në orarin e qarkullimit të pensionistëve, dhe as në orarin e qarkullimit të nënave me fëmijë. Çudi e madhe, diçka po zien nën rrogoz. Vetëm aman, aman mos na bëni ndonjë surprizë të pabërë nga ato që dini të bëni vetëm ju, jo për gjë, por nuk na mban as zemra, as nervat. Për hajër na daltë!”, nënvizon gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga