LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Beu i Surrelit si Nastradini"/ Maliqi: ERTV sëmundje ngjitëse për kanalet televizive, mediat s'kanë më liri

20 Prill 2020, 14:15, Politikë CNA
"Beu i Surrelit si Nastradini"/ Maliqi: ERTV sëmundje

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me daljet e shpeshta në televizion, si dhe mediat për transmetimin në çdo kohë të kreut të qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi thotë se Rama është bërë si Nastradini, ndërsa thekson se ERTV është bërë sëmundje ngjitëse për kanalet televizive.

Ai deklaron se mediat më mirë duhet të transmetojnë filma shqiptarë ose filma vizatimorë se sa kreun e qeverisë, për të cilin pretendon se ka mbuluar çdo hapësirë televizive dhe po i shkakton më shumë stres shqiptarëve.

“Beu i Surrelit si Nastradini. ERTV-ja si COVID-19. ERTV sëmundje ngjitëse për kanalet televizive, COVID-19 sëmundje ngjitëse për njerëzit. Çfarë lirie kërkojmë ne? Kur këtë liri se kanë mediat? Ç’thotë beu i Surrelit bën populli, madje me liridalje dhe burrat do dalin të fundit. Sa herë shfaqet Ertv-ja pasqyrohet menjëherë në çdo media si virus.

A e kuptoni që mirë stresi në izolim në shtëpi por dhe ky stres ju duhet në çdo media, të shikoni beun e Surrelit. Po si ka mundësi nuk keni çfarë të jepni, të qetësoni njerëzit? Më mirë jepni filma vizatimor (Tomi e Xherri), më mirë jepni filma për fëmijë “Taulanti kërkonte një motër”, “Mimoza llastica”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Shoku ynë Tili”, “Përrallë nga e kaluara” sesa jepni beun e Surrelit çdo ditë. A e kuptoni që po gaboni rëndë? Mirë ai është i sëmurë por sëmurët gjithë popullin. Dalja e Beut të Surrelit çdo ditë në Tv është fatkeqësi më vete”, shkruan deputeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga