LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha thirrje për protesta/ "Shqiptarët të dalin me maska dhe distancë sociale"

20 Prill 2020, 20:05, Politikë CNA
Berisha thirrje për protesta/ "Shqiptarët të dalin me maska

Qeveria do të zgjasë me tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme, por ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga ish-kryeministi Sali Berisha.

Duke marrë shkas nga kjo, Berisha ka ftuar qytetarët të dalin në protestë duke mbajtur distancën sociale për të kundërshtuar këtë vendim.

“Ftoj shqiptarët t’i konsiderojnë të vdekura deklaratat skizoide të Ramës dhe të ngrihen sa më parë në protesta të fuqishme me maska dhe distancë sociale. Nëse ka popull sot në botë që duhet të jetë në rrugë, në vlerësimin tim janë shqiptarët dhe para së gjithash shqiptarët në Shqipëri. Nëse do të vazhdohet të tolerohet në këtë mënyrë unë ju garantoj se njëlloj si i ati i Kim Jong-un, apo gjyshi i këtij, do kalojnë në kuzhina kolektike duke i numëruar lugët e ushqimeve qytetarëve”, theksoi ish-lideri i demokratëve në një lidhje me studion e Syri Tv./ CNA.al

Lajmet e fundit nga