LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha kritikon OBSH-në/ "Duhet të kishte mbyllur kufijtë, gaboi edhe për maskat"

20 Prill 2020, 20:51, Politikë CNA
Berisha kritikon OBSH-në/ "Duhet të kishte mbyllur kufijtë,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë lidhur me masat dhe këshillat e kësaj të fundit për pandeminë e koronavirusit.

Berisha tha se gabimi i parë i OBSH-së është që nuk rekomandoi që në fillimin e shfaqjes së koronavirusit mbylljen e kufijve.

Një tjetër kritikë e ish-liderit të demokratëve vjen për përdorimin e maskave, për të cilat OBSH ka rekomanduar t’i mbajnë vetëm nëse kanë kontakt me të infektuarit, por që sipas ish-kryedemokratit duhet të mbahen në masë nga gjithë popullsia.

“Nuk e di pse i bëri këto. A mbajti qëndrime politike, kjo i takon një hetimi që do bëhet dhe do qartësohet, por unë këto dy gabime i quaj të qëllimshme”, theksoi Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga