LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A e kemi kaluar pikun e pandemisë?/ Rama: Jemi rast shembullor por virusi është vërdallë

20 Prill 2020, 14:37, Politikë CNA
A e kemi kaluar pikun e pandemisë?/ Rama: Jemi rast shembullor por virusi

Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emision ?Kjo Javë?, teksa ka folur lidhur me situatën nga Covid-19, u pyet dhe nëse Shqipëria e ka kaluar pikun e pandemisë në shkurt ashtu si aludohet.

?E para nuk jam unë që i jap përgjigje kësaj pyetje, por i besoj shumë ekspertëve tanë sepse deri tani rezultatet kanë qenë fatastike.

Shqipëria është një nga rastet shembullore, për numrin e jetëve të humbura dhe vuajtjen e plagës shëndetësore. Masat i ka marrë qeveria por i ka sugjeruar komiteti.

Unë nuk e kam dëgjuar që pikun e paskim kaluar në shkurt, dhe nuk po dëgjoj të jemi përtej pikut tani. Sigurisht kemi hyrë tek kurba e sheshtë, por nëse nuk ka një vaksinë që nuk e zgjidh këtë problem virusi do jetë vërdallë dhe do jetë një kërcënim?, u shpreh Rama.

 

 

Lajmet e fundit nga