LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"A do bëjmë plazh me maska"/ Berisha këshillon si mjek: Do zgjasë gjatë

20 Prill 2020, 20:42, Lifestyle CNA
"A do bëjmë plazh me maska"/ Berisha këshillon si mjek:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë disa këshilla për qytetarët si mjek. Këshilla kryesore e tij është që të mbajnë maska dhe të mos dalin asnjëherë pa to.

“Dalja pa maskë është problemi kryesor, ndërsa dalja me maskë është një domosdoshmëri”, u shpreh ish-lideri i demokratëve në një lidhje me Syrit Tv.

Sipas tij, maska do të zgjasë gjatë, ndërsa mori këtu si shembull rastin e gripit spanjoll.

“Maska mund të jetë kohë e gjatë. I ka shoqëruar qytetarët në europë nga gripi spanjoll dy vite rresht, edhe tani maska do të jetë gjatë”, theksoi ai pa dhënë një afat të caktuar, ndërsa u pyet se a do të shkojnë shqiptarët me maska në plazh.

“A do bëjmë plazh me maska apo jo nuk mund të them, por në konceptin tim maska është e domosdoshme. Edhe kur shkojnë në punë me makina duhet ta mbajnë maskën. Maska e bërë me pambuk në shtëpi mbron 70%, por të tjerat mbrojnë edhe më shumë. Maska është jetike”, nënvizoi Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga