Connect with Us

Video/ Rama nuk heq dorë nga “qokat”, karantinon shqiptarët në hotelin e deputetit të PS-së

Politikë

Video/ Rama nuk heq dorë nga “qokat”, karantinon shqiptarët në hotelin e deputetit të PS-së

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka zgjedhur në mënyre klienteliste hotelin e deputetit socialist, Sadri Abazi për karantinimin e shqiptarëve të riatdhesuar.

Në videon e publikuar duken edhe shqiptarët me bagazhet e tyre teksa futen në ambientet e hotelit në fjalë.

Por deputeti shkon edhe më tej, teksa thotë se stafi i hotelit nuk është i përgatitur për akomodimin e tyre.

“Edi Rama nuk heq dorë nga klientët , zgjedh hotelin e Sadri Abazit për karantinë.

Këto që shikoni në pamje nuk janë refugjatë nga Siria apo Afganistani që zbresin në Llampeduza… ato janë qytetarë Shqiptarë që kthehen nga Italia.

Ka prej disa orësh që presin të akomodohen në hotel por , si organet shtetërore që janë të ngarkuara për ti strehuar edhe stafi i hotelit janë të pa përgatitur.

Siç edhe shihet qytetarët në pritje për tu akomoduar po mbahen para hyrjes së Hotelit të deputetit Sadri Abazi duke shkelur kushtet e distancimit fizik.

Qytetarët ankohen se duhet të vendosen në një hotel klientelist pa asnjë kusht të distancimit dhe për këtë fajsojnë qeverinë Rama .

Këto pamje janë të turpshme, dhe organet kompetente duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ato janë qytetarë të këtij vendi.

Ato janë vëllezërit tanë.

LEXO EDHE:  Vijon propaganda në PD/ Mustafaj: Altini nuk është kushëriri i Lulzim Bashës

Ato janë prindër Shqiptarë.

Ato kanë emigruar dhe kanë familje këtu.

Ato vijnë në shtëpinë e tyre.

Ato nuk meritojnë të trajtohen më keq se refugjatët e luftës!

Edi Rama nuk heq dorë nga klientët , zgjedh hotelin e Sadri Abazit për karantinë .Këto që shikoni në pamje nuk janë refugjatë nga Siria apo Afganistani që zbresin në Llampeduza… ato janë qytetarë Shqiptarë që kthehen nga Italia.Ka prej disa orësh që presin të akomodohen në hotel por , si organet shtetërore që janë të ngarkuara për ti strehuar edhe stafi i hotelit janë të pa përgatitur.Siç edhe shihet qytetarët në pritje për tu akomoduar po mbahen para hyrjes së Hotelit të deputetit Sadri Abazi duke shkelur kushtet e distancimit fizik .Qytetarët ankohen se duhet të vendosen në një hotel klientelist pa asnjë kusht të distancimit dhe për këtë fajsojnë qeverinë Rama .Këto pamje janë të turpshme , dhe organet kompetente duhet të mbajnë përgjegjësi .Ato janë qytetarë të këtij vendi.Ato janë vëllezërit tanë .Ato janë prindër Shqiptarë.Ato kanë emigruar dhe kanë familje këtu.Ato vijnë në shtëpinë e tyre .Ato nuk meritojnë të trajtohen më keq se refugjatët e luftës !

Gepostet von Xhemal Gjunkshi Faqja Zyrtare am Sonntag, 19. April 2020

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  Marrja e masave kundër Covid/ Rakacolli: Shqipëria nuk ka një sistem shëndetësor të fortë

LEXO EDHE:  Pakti PD-LSI 'xhelozon' aleatët?

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  Vijon propaganda në PD/ Mustafaj: Altini nuk është kushëriri i Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Paralajmëron Basha/ Do t’i shporrim politikanët hajdutë

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE