LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot nënat dhe fëmijët mund të “thyejnë” karantinën/ Rregullat që duhet të keni kujdes

19 Prill 2020, 06:43, Sociale CNA
Sot nënat dhe fëmijët mund të “thyejnë”

Të gjithë nënat me fëmijë deri në 10 vjeç mund të dalin nga shtëpia deri në orën 11:00 në këmbë në qendrat urbane.

Ky urdhër është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa parashikohen dhe disa këshilla për kujdes.

Në vendim theksohet se nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë.

Të gjithë baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit duhet të rrinë në shtëpi deri të hënën në orën 05.00.

Kujtojmë që një ditë më parë, privilegjin e të dalit jashtë deri në orën 11:00 e kishin pensionistët.

Ndërkaq, nga e hëna do të futen në fuqi masat e reja të lëvizjes me makinë ku autorizimi merret jo më në polici por te e-Albania.

 

Lajmet e fundit nga