Connect with Us

Skandali me inceneratorin e Fierit/ Qeveria pagoi 22.6 miliardë lekë, ende pa u ndërtuar

Lajme

Skandali me inceneratorin e Fierit/ Qeveria pagoi 22.6 miliardë lekë, ende pa u ndërtuar

Publikuar

-

CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigimi për koncensionet e inceneratorëve ku përfshihet edhe ai i Fierit.

Sot po sjellim paratë që ka marrë ky koncesion nga taksat e shqiptarëve dhe pamjet e gjendjes në Fier.

Inceneratori i Fierit, është dhënë me koncesion nga qeveria shqiptare sipas një marrëveshje, të firmosur nga ministri Lefter Koka në tetor të vitit 2016, me kompaninë e quajtur Integreted Technology Waste Treatment Fier me vlerë 28 milion euro pa TVSh, apo rreth 35 milion euro në total.

Këtu 70% të aksioneve i ka kompania Integreted Technology Service e Klodian Zotos dhe 30% kompania “Ndërtim Montim, Patos”.

Ky impiant, edhe pse ka kaluar të gjitha fazat që nga projekti e deri në lidhjen e kontratës është shoqëruar me polemika e protesta, nga politika por dhe vetë banorët të cilët janë shprehur kundër incenerimit.

Banorët të cilët janë përplasur disa herë me policinë, kanë thënë se nuk janë pyetur për ndërtimin e tij, i cili ndërtohet në një distancë jo më shumë se 700 m nga fshati dhe në mes të parcelave që ata mbjellin perimet dhe frutat.

Madje, ka pasur edhe akuza se tinëzisht janë ndryshuar edhe koordinatat ku do të ngrihet impianti. Madje çështja për këtë incenerator shkoi edhe në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Banorët ngritën pretendime se kompania “Integrated Technology” po e ndërton inceneratorin në një sipërfaqe toke tjetër nga ajo që është parashikuar në studime dhe në vendimet e Bashkisë Fier.

Megjithatë, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e banorëve me argumentimin se: “pala paditëse nuk arriti dot të provojë në bazë të provave shkresore për pasojat dhe dëmet e pretenduara”.

LEXO EDHE:  Mirë se vini në Kandahar!/ Qeveria lë turizmin në mëshirë të fatit

Megjithatë, sot pas gati katër vitesh në Fier nuk ka Incenerator edhe pse qeveria ka paguar nga taksat e shqiptarëve miliona euro të cilat kanë filluar që pas firmosjes së kontratës.

Sipas të dhënave zyrtuar siguruar nga Thesari, qeveria shqiptare i ka paguar kompanisë rreth 22.6 miliardë lekë nga 37 që është totalisht kontrata.

Përkatësisht; për vitin 2016 janë paguar 125 milionë lekë të reja.

Për vitin 2017 janë paguar 640 milionë lekë të reja.

Për vitin 2018 janë paguar 750 milionë lekë të reja.

Për vitin 2019 janë paguar 750 milionë lekë të reja.

Pra firma ka marrë më shumë se gjysmat e lekëve dhe investimin e ka filluar më paratë e taksave të shqiptarëve duke u favorizuar nga qeveria pa garë të hapur ndërkombëtare, dhe pas gati katër vitesh inceneratori nuk është përfunduar ende.

Megjithëse justifikimi ka qënë shpesh herë përplasja me banorët e zonës apo akuzat e opozitës, duhet thënë se janë 28 milion euro nga taksat e shqiptarëve që nuk dihet se ku kanë përfunduar./CNA.al

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Ndërtimi i inceneratorit në Fier/ Banorët hidhen në protestë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Zjarr masiv në Kutal të Përmetit/ Flakët ‘përpijnë’ pyje e kullota

Publikuar

-

Nga

flakët ‘përpijnë’ pyje e kullota

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të rëndohet.

Në Përmet, zjarri ka dalë jashtë kontrollit teksa situata sa vjen e agravohet.

Deri më tani janë djegur 13 hektarë kullota e 10 hektarë pyje kryesisht në fshatin Kutal.

Një tjetër zjarr masiv është aktiv në Ballaban të Këlcyrës aktualisht.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video/ Zjarri “pushton” Karaburunin, gadishulli në flakë prej ditësh

Publikuar

-

Nga

Video/ Zjarri “pushton” Karaburunin, gadishulli në flakë prej ditësh

Prej disa ditësh Vlora është e rrethuar nga zjarret.

Përveç Radhimës, zonën pranë Orikumit, Selenicën, gadishulli i Karaburunit ka tre ditë që digjet.

Këta janë pamjet gjatë pasdites së sotme në Karaburun siguruar nga CNA.al, ku vatrat e zjarrit duket se do ndalen vetëm pasi të arrijnë në bregun e detit.

Zjarret që kanë rënë në gjithë zonën janë të qëllimshme dhe më së shumti janë vendosur nga barinjtë që ripërtërijnë kuotat e bagëtive./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Mirë se vini në Kandahar!/ Qeveria lë turizmin në mëshirë të fatit

LEXO EDHE:  Mbledhja urgjente e qeverisë, lapsus mediatik


 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Foto/ Parashutisti bie në det, shpëtohet nga plazhistët

Publikuar

-

Nga

Fotot/ Parashutisti bie në det, shpëtohet nga plazhistët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Qerretit, në Durrës.

Nuk dihen shkaqet e rënies së parashutistit.

Pushuesit kanë vepruar menjëherë për mos e lënë të mbytet.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: