LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkon në 39 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga Covid-19

19 Prill 2020, 06:53, Sociale CNA
Shkon në 39 numri i personelit shëndetësor të shëruar

Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga Covi-19, ndërsa 3 pjestarë të tjerë të këtij personeli janë shëruar në 24 orët e fundit në Tiranë.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama pak minuta pas mesnate përmes një një postimi në rrjetet sociale  ku zbulon se 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë janë shëruar nga koronavirusi.

Po ashtu Rama thotë se për të 7 ditë radhazi numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani 302 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid- 19.

LAJM I MIRË:

1MJEK dhe 2 INFERMIERE në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit

SHKON NË 39 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19

Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë

DERI TANI 302 QYTETARË E KANË FITUAR LUFTËN ME #COVID-19

#FORCA #DURIM dhe #BESIM?, shkruan Rama./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga