LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pafytyrësia e Veliajt/ Sulmon biznesmenët, vetë martohet si sheik

19 Prill 2020, 11:05, Politikë CNA

Erion Veliaj për të treguar se është mbështetës gjoja  i të varfërve, të cilëve iu ka marrë fytyrën duke i publikuar çdo ditë me video kur i jep një thes miell apo një litër vaj nga ndihmat e shqiptarëve apo ato që blihen me taksat e tyre, publikoi shifrat e makinave luksoze në Tiranë.

Disa qindra prej tyre që në një kryeqytet me një milion banorë në 30 vjet kapitalizëm, nuk ishte ndonjë habi e madhe. Mjete luksoze që në fakt shumicën e tyre i kanë ata që fitojnë tenderat e bashkisë së Tiranës, shumicën i kanë ata që hanë e pinë dhe shkyhen me lali Erin.

Por problemi nuk është që të jesh biznesmen dhe të kesh një makinë luksoze, problemi është a i kanë me paratë e tyre, ai i kanë të ndershme ato para dhe nëqoftëse i kanë të tilla, përse duhet t’i sulmojë Erion Veliaj bijznesmenët e mëdhenj për makinat luksoze që kanë ata vetë apo fëmijët e tyre.

Në fakt shumë nga ato makina kanë qenë pjesë e dasmës së lali Erit, asaj dasmës së thjeshtë në kala që është bërë me kursimet e mamit, se Erion Veliaj është i vetmi politikan në botë i cili është martuar në kështjellë me pensionin 200 mijë lekë të mamit dhe shumë nga këto mjete luksoze dhe pronarët e tyre apo fëmijët e tyre, ishin vërdallë atë ditë në Gjirokastër, shijuan dhe diku parkuan në qytet.

Ata që munguan në Gjirokastër ishin të pranishëm edhe në dasmat e vazhdueshme që u bënë në Tiranë, pasi lali nuk mund të mjaftonte me një dasmë në kala. E ato dasmat e vazhdueshme ndoshta na kanë kushtuar shumë herë më tepër se ndonjë apo disa nga ato makinat luksoze. Një dasmë në kala vlen sa qimet e kokës dhe jo me kursimet e mamit, jo me rrogën e Ajolës, jo me rrogën tënde si ministër, por të kesh pasur një pus nafte dhe të kesh punuar 30 vjet në kapitalizëm nuk e bën dot dasmën në kala, megjithëse aty ishte mbushur me biznesmenë, me oligarkë e çfarëdo t’i quajë lali Eri, ata të cilët çuan zarfat dhe urimet e tyre për dasmën e ish-ministrit të atëhershëm.

Më pas dhuratat e tjera u morën në Tiranë në darka e festa masive, por kostot e kësaj dasme nuk u investiguan kurrë nga organet kompetente, askush deri më sot nuk ka hapur një dosje hetimore që të thotë si mundi që Veliaj të zhgërryhej mes luksit duke përdorur kalanë e Gjirokastrës për dasmën e tij a thua se ishte i biri i Ali Pashë Tepelenës, apo këtë detyrë e ka marrë duke u vetëquajtur djali i madh i Edi Ramës?

Duke na treguar makinat luksoze në Tiranë, lali u mundua të bëhej populist e të na tregonte 1946-ën dhe diktaturën, por përpara se të kërkojë llogari se ku i kanë gjetur makinat biznesmenët apo fëmijët e tyre të 20 apo 30 vetëve, ka për detyrë i pari të japë llogari ku i gjeti paratë dhe me çfarë financash dhe burimesh monetare ai u martua. Nuk mjafton gënjeshtra e thënë publikisht se e martoi pensioni i mamit.

Nga ana tjetër ai nuk është se vjen nga një familje e pasur, nuk është se vjen nga një eksperiencë e madhe në biznes, por ka qenë një djalë i ri që ka punuar në OJF dhe asgjë më shumë sesa kaq. Duhet të tregojë ai i pari me çfarë parash u martua, cili qe burimi i të ardhurave dhe sa kushtuan vërtet dasmat, pasi shumë njerëz që kanë qenë aty të pranishëm flasin jo vetëm për kostot por edhe për fitimet marramendëse që pati Veliaj në atë dasmë, të cilat nuk i shikojmë të deklaruara gjëkundi.

Por është po ky lali i cili i vërsulet biznesit në emër të disa makinave luksoze dhe nga ana tjetër me ta ndan pushtetin si kryebashkiak i Tiranës ku zhvillohen me disa dhejtëra miliona euro tendera të cilat po t”i shohësh fitohen nga një rreth i ngushtë kompanish, mjafton skandali i sheshit Skënderbej, mjafton Teatri Kombëtar për të kuptuar se kush është në të vërtetë dhe si sillet me administrimin e bashkisë së Tiranës kryebashkiaku Veliaj.

Por le të qëndrojmë sot te dasma e tij, tek dhjetëra milionët apo qindrat që u deshën për atë dasmë, të cilën nuk e ka sqaruar kurrë dhe dy pengjet e jetës së tij dhe do të ngelet si një nga të pavërtetat e mëdha dhe gënjeshtrat që do ta ndjekin nga pas Veliajn gjatë gjithë jetës së tij.

Të tjerat do t’ja themi ditët në vijim një e nga një ashtu siç ja kemi thënë edhe më parë, por le t’i përsërisim me parimin “përsëritja është mëma e dijes”, që dhe lali t’i kujtojë natën kur fle dhe në ëndrrat e tij t’i dalin makinat luksoze por edhe pengjet e tjera që ka në jetë, pastaj kur të flasë të mendohet jo një herë por dy herë, sepse është ky Erion Veliaj që flet në emër të moralit kundër biznesit, kurse vetë është i zhytur në imoralitet, skandale, akuza dhe korrupsion./ CNA.al

?Qeveria është në luftë?/ Veliaj  i ?lëpihet? Ramës, sulmon biznesin dhe numëron makinat luksoze

Hipokrizia e Erion mashtruesit nuk njeh limite!

Lajmet e fundit nga