LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masat lehtësuese/ Epidemiologu Alimehmeti: Kurba e sheshtë na jep shpresë

19 Prill 2020, 14:44, Lifestyle CNA
Masat lehtësuese/ Epidemiologu Alimehmeti: Kurba e sheshtë na jep

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha se masat lehtësuese për daljen e të moshuarve dje dhe daljen e nënave me fëmijët sot vijnë si shkak i kurbës së sheshtë të rasteve me koronavirus në vendin tonë.

Duke qenë se u vu re që nënat nuk kishin marrë masa mbrojtëse për fëmijët, mjeku tregoi se në treg nuk ka maska për ta.

?Në treg nuk ka maska për fëmijë, nuk ka për formën e tyre të fytyrës. Pika kryesore e efikasitetit të tyre është se nuk duhet prekur, po ashtu nuk duhet liruar dhe çliruar hunda. Nuk ka pasur nevojë për maska në rastin e fëmijëve. Nënat duhet të kenë marrë masa për higjenizimin e duarve të tyre?, tha ai në një lidhje me News 24.

Epidemiologu theksoi se këto masa janë marrë duke qenë se shifrat janë ulur dhe se e dinin që Shqipëria nuk do kalonte një valë si ajo e Italisë.

?Ne kishim informacione që Shqipëria nuk do shfaqte fatin e keq të Italisë për shkak të karakteristikave të popullsisë sonë, pamë që ajo valë nuk erdhi kurrë por erdhi diçka e butë me shifra të rrafshta. Kapacitetet spitalore ekzistojnë si rrjedhojë kjo na jep shpresë dhe informacion të vlefshëm mbi ecurinë e kësaj sëmundje, ndaj edhe Shqipëria e shumë shtete të tjera po shkojnë drejt lirimit të masave?, nënvizoi Alimehmeti.

?Nëse pas 4 apo 5 ditësh shtohet numri i të sëmurëve atëherë duket se kjo është nga liria e kësaj jave. Për ta marrë virusin nevojiten pak kohë?, vijoi ai më tej./ CNA.al

Lajmet e fundit nga