LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krijoi filmat më të adhurueshëm/ Ndërron jetë regjisori i ”Tom & Jerry” dhe ”Popeye”

19 Prill 2020, 20:04, Kosova & Bota CNA
Krijoi filmat më të adhurueshëm/ Ndërron jetë regjisori

Ka ndërruar jetë ilustruesi dhe regjisori i i filmave vizatimorë për fëmijë ?Tomit dhe Xherrit? dhe ?Popeye?, Gene Deitch.

Deitch është ndarë nga jeta në moshën 95 vjecare në apartamentin e tij në Pragë.

Nuk dihet shkaku i vdekjes së Gene Deitch por lajmi është konfirmuar nga botuesi Petr Himmel.

Gene, emri i plotë i të cilit ishte Eugene Merrill Deitch, drejtoi 13 episode të filmit të animuar për fëmijë të dashur për të gjithë ?Tomi dhe Xherri? dhe disa të tjera nga seriali ?Popeye?.

Gene punoi si dizenjues hartash për Aviacionin Amerikan përpara se të hynte në ushtri. Pasi u shkarkua për shkaqe mjekësore, ilustruesi më pas u vendos në Pragë nga viti 1959.
Filmi i tij ?Munro? fitoi çmimin e Akademisë Oscar për filmin më të mirë të shkurtër të animuar në vitin 1960.
Ai u nominua gjithashtu për të njëjtin çmim dy herë në vitin 1964, me filmat ?Jam Nudnik? dhe ?Si Të Shmangësh një Miqësi?.
Më parë, ai kishte krijuar serialin ?Tom i Tmerrshmi?, ndërsa me ?Pema Familjare e Sidney?, ku ishte bashkëprodhues, u nominua për një çmim Akademie në vitin 1958.
Gjatë karrierës së tij, Gene punoi si drejtor krijues në Terrytoons, nën ?20?th Century Fox?, ku ai krijoi karaktere si Elefanti Sidney, Lapsi Gaston, Clint Clobber dhe Tompsoni i Tmerrshëm.
Ai vazhdoi të punojë me ?Rembrandt Films? përgjatë viteve 1960 për të prodhuar një numër karikaturash të ?Popeye?, si dhe një duzinë të ?Tomi dhe Xherrit? për ?Metro-Goldëyn-Mayer?./CNA.al

Lajmet e fundit nga