LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha uron Pashkët me lepurushët e përgatitur nga vajzat/ "Lutjet shkojnë për ata që përballen me virusin"

19 Prill 2020, 07:18, Politikë CNA
Basha uron Pashkët me lepurushët e përgatitur nga vajzat/

Këtë mëngjes Pashkësh, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me një foto të lepurushëve të Pashkëve.

Basha thotë se foton e lepurushëve e kanë përgatitur dy vajzat e tij, ndërsa thekson se urimet shkojnë për ata persona që po përballen me pasojat e koronavirusit.

“Me urimin tradicional “Krishti u ngjall” dhe këtë foto të lepurushëve të Pashkëve përgatitur nga vajzat e mia, ju urojmë familiarisht të gjithë besimtarëve ortodoksë, nga mot Gëzuar!

Sot, urimet dhe lutjet tona të para, janë për të gjithë anëtarët e familjes tonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij, për mjekët dhe infermierët tanë kurajozë e të palodhshëm, për të gjithë ata që shërbejnë me sakrifica të mëdha për të na mbrojtur dhe ndihmuar, për të gjithë shqiptarët në nevojë dhe shtrëngesë, për shërbëtorët e Zotit që me lutjet e tyre sjellin paqe e shpresë në shpirtin e çdokujt. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e të dashurit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shkruan lideri i demokratëve në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga