Connect with Us

Artan Hoxha publikon pamjet e rënda/ Qindra viktima të mbështjellë me plasmas rrugëve të qytetit

Sociale

Artan Hoxha publikon pamjet e rënda/ Qindra viktima të mbështjellë me plasmas rrugëve të qytetit

Publikuar

-

Ekzekutimi në Elbasan/ Artan Hoxha: Nëse do shpërthente armatimi i Lefter Zhidrut, rrafshohej pallati

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video me pamje të rënda nga qytet-porti më i madh i Ekuadorit, Guajaquil, ku me qindra njerëz vdesin rrugëve të qytetit dhe nuk ka kush t’i varrosë.

Hoxha tregon se autoritetet janë dorëzuar, pasi nuk kanë jo vetëm vend në spitale për t’i mjekuar nga Covid-19 por as kapacitete për t’i varrosur në varreza publike.

Pamje apokaliptike, kufoma që nxirren nga familjarët e tyre në rruge ose trotuare, herë në arkivole dhe here të mbështjellë me cfarë të mundin, batanije, plasmas etj, në pritje që makinat e funeralit të bashkisë t’i marrin dhe t’i largojnë që aty. Të vdekur që qendrojnë me ditë të tëra ne trotuar, pa i lëvizur kush.
Fillimisht autoritetet mbushen morgun në pritje të hapjes se varreve”, shkruan Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Më tej Hoxha u bën thirrje qytetarëve të mos e marrin aq lehtë këtë situatë dhe sipas tij, motoja më e saktë është “panik jo, frike po”.

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave në Kosovë/ 423 të infektuar me Covid-19

“Prandaj njerëz, pavarsisht kush na ka rënë në hise të na qeverisë këto kohë, mos e merrni aq lehtë. Pavarësisht propagandës qeveritare, të gjithë ne e dimë se po u bëmë për spital, me shumë shanse kemi të shkojmë në varreza se sa të kthehemi prej andej të gjallë”, shkruan mes të tjerash Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Gjatë stinës së pranverës janë të njohura ditët me diell, por gjithashtu edhe ditë apo javë të caktuara me reshje shiu.

Edhe gjatë kësaj jave që presim përpara, duke nisur që nga dita e Hënë deri të Premten, ditët duket se do “kopjojnë” njëra-tjetrën.

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër.

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave në Kosovë/ 423 të infektuar me Covid-19

LEXO EDHE:  Mbi 18 mijë raste të reja në Itali/ 564 qytetarë humbin jetën nga Covid

Megjithatë nuk do të mungojnë orët me diell dhe përcarje të vranësirave më së shumti në orët e mesditës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kemi detyrim për të votuar”/ Kryepiskopi Anastas Janullatosi mesazh qyetetarëve

Publikuar

-

Nga

Kryepiskopi Anastas Janullatosi në një mesazh ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në votime si një e drejtë dhe detyrim patjetërsushëm. Ai ka theksuar edhe njëherë se nuk përzihet në çështjet e politikës por thotë se nuk mund të rrimë indiferentë .

Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse. E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi. Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur. Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm – ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi – duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar.

Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto. Mënyra se si zgjedhim – kriteri ynë është mjaft i rëndësishëm – zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe më pas vijmë “Ne” dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara. Dhe e përsëris – E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne”, u shpreh Janullatosi ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu dhe vranësira/ Ja si parashikohet dita e sotme

Publikuar

-

Nga

Reshje shiu dhe vranësira/ Ja si parashikohet dita e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri në orët e mëngjesit. Gradualisht reshjet humbasin  intensitet dhe terren duke mbetur të pranishme përgjatë relieveve malore.

Ndërsa në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Në fushën termike temperaturat pa ndryshime të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje të lehtë në vlerat e mesditës.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i shqiptarëve në Greqi/ Artan Hoxha akuza politikanëve

LEXO EDHE:  Masat kufizuese pa rezultat/ Revoltohet ish-ministri i Shëndetësisë: Boll me ‘fake’ zgjidhje!

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE