LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Sulmohet me molotov televizioni grek

18 Prill 2020, 07:17, Kosova & Bota CNA
Video-Sulmohet me molotov televizioni grek

Televizioni grek ?SKAI? është sulmuar me molotov në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mediat greke bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, nga 4 burra me kapuç, të cilët hodhën molotov në grupin SKAI në Faliro dhe u zhdukën.

Po ashtu, mediat raportojnë se burrat e maskuar me kapuç lëvizën rreth murit të ndërtesës, në pjesën perëndimore hodhën molotov që nuk shkaktoi dëme serioze materiale.

Të dy gjuajtjet ranë në një ballkon në katin e parë dhe të tretin. Roja njoftoi menjëherë policinë dhe patrulla të ekipit të DIAS mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa mobilizimi i njerëzve të sigurimit të stacionit ishte në kohë.

Lajmet e fundit nga