LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpërthen” Artan Hoxha/ Kjo është e tepërt, po përdhoset kombi shqiptar

18 Prill 2020, 06:45, Politikë CNA
“Shpërthen” Artan Hoxha/ Kjo është e tepërt, po

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar me tone të forta në lidhje me daljen në një television kombëtar, një natë më parë të shtetasit Fredi Bejleri, një nga kompandot e akuzuar si pjesëmarrës në Masakrën e Peshkëpisë, në 10 prill të 1994-ës.

Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha e cilëson këtë si përdhosje të kombit shqiptar. Gazetari Hoxha i drejton edhe një mesazh kreut të qeverisë, ndërsa thekson se ?shteti yt po përdhoset nga antishqiptarë qe i kane duart me gjakun e dy deshmoreve te atdheut?.

?Nuk kam fjale!!!
Herën e parë, para disa javesh, kur ndodhi e njëjta maskaradë, heshtëm me idene,se ishte thjesht nje ëndërr e keqe, një lapsus i momentit.
Por, kjo e sotmja, eshte e tepërt!
Edhe ultranacionalisti më i madh grek, as në ëndërrat e tij më të bukura, nuk do e fantazonte të kishte ne dispozicion, televizionin më të madh kombëtar në Shqiperi, madje në fashen e orarit më të ndjekur nga shikuesit, për të provokuar e diskredituar kombin shqiptar dhe shtetin shqiptar!!!
Qirje Lider Global!
-vazhdo, blloko me AKEP-in tënd adresa porno ne internet, ndërsa në ekranet kombëtare lejon te përdhoset kombi yt, dhe shteti yt, nga antishqiptarë qe i kane duart me gjakun e dy deshmoreve te atdheut (komandantit te Repartit Kufitar te Peshkepise, Fatmir Shehu dhe ushtarit, Arsen Gjini)
Mirë që, nuk ke këllqe të vendosësh drejtësi, për ngjarjen me te rëndë të cënimit te tërësisë territoriale te Republikes se Shqiperise, ne 30 vitet e fundit, por te pakten, kursejua këtë maskaradë, prindërve, motrave, vellezerve, grave dhe sidomos femijëve të mbetur jetimë, të Deshmoreve të Atdheut.

P.S. Ndjesë familjeve të dy Deshmoreve te Atdheut, sepse nuk patem mundesi të qetësonim shpirtrat e tyre dhe pse kemi ndihmuar sa kemi mundur per te vendosur drejtesine, ne lidhje me masakrën e Peshkëpisë!?-shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga