LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qytetarët presin përgjigje”/ PD vijon replikat me MSH-në: Publiko kontratën e blerjes së materialeve mjekësore

18 Prill 2020, 14:32, Politikë CNA
“Qytetarët presin përgjigje”/ PD vijon replikat me

Partia Demokratike vijon replikat me Ministrinë  e Shëndetësisë duke kërkuar që të japë përgjigje konkrete për shumën që është paguar për të blerë maskat, veshjet spitalore dhe pajisjet e tjera.

Sipas opozitës, Ministria e Shëndetësisë nuk dha asnjë shpjegim për blerjen me dyfish çmimin e tregut të pajisjeve mjekësore anti-Covid, ndërkohë që i drejton asaj publikisht 4 pyetje.

“Sa herë kapet në vjedhje, në vend të transparencës, qeveria sulmon opozitën. Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë shpjegim për blerjen me dyfish çmimin e tregut të pajisjeve mjekësore antiCOVID.

Nuk është koha e sulmeve bajate politike, qeveria duhet të japë përgjigje konkrete me një Po ose një Jo të thjeshtë.

A bleu qeveria 178 mijë maska me 8 mijë lekë copën, kur në farmaci ato kushtojnë 4 mijë lekë?
2. A bleu qeveria veshje spitalore me 28 euro, kur në treg kushtojnë gati 3 herë më pak, 9.6 euro?
3. A bleu qeveria, mbrojtëse për sytë me dyfishin e çmimit të tregut, nga 2.9 euro i bleu me 6 euro copën?
4. A i bleu qeveria edhe maskat spitalore me çmime të dyfishuara, nga 3.8 euro që janë në treg me 8 euro?

Qytetarët presin përgjigje për këto pyetje. Ata nuk duan të degjojnë akuza dhe sulme banale politike, por kërkojnë të vërtetën e kontratave që qeveria i ka klasifikuar si sekret shtetëror. Në vend të fjalëve boshe, Edi Rama duhet të bëjë diçka fare të thjeshtë: të publikojë kontratën e blerjes së këtyre materialeve! Pastaj qytetarët gjykojnë vetë kush thotë të vërtetën dhe kush vjedh!”

Lajmet e fundit nga