LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD konstaton mospërputhshmëri/ 5 propozime për testimin: Scanerët rastësore zbulojnë raste të infektimit

18 Prill 2020, 15:12, Politikë CNA
PD konstaton mospërputhshmëri/ 5 propozime për testimin:

Eksperët anti-Covid pranë Partisë Demokratike kanë konstatuar se scanerët rastësore po zbulojnë raste të infektimit me koronavirus, megjithëse testet rezultojnë negative.

Ekspertët janë bazuar për këtë konstatim nga dy pacientët e paraqitur në Spitalin e Traumës, të cilët në egzaminimin e zakonshëm me Scaner u konstatuan dëmtime egzistuese pulmonare, karakteristike prej Covid 19, ndërsa në testimin virusologjik rezultojnë negative.

Ata thonë se edhe në dy rastet e mëparshme të aksidentuara nga Durrësi, gjejmë po kështu mospërputhje midis ekzaminimit Scaner dhe atij me tampon, ndaj kanë bërë disa propozime.

“Së pari, në këto raste duhet kërkim i dyfishtë virusologjik (PCR) në një laborator tjetër me ripërsëritje të ekzaminimit pas 3-5 ditësh. Kjo normë tek ne nuk realizohet sepse gjithçka është monopol i një laboratori, edhe pse janë mundësitë e shfrytëzimit të laboratorëve të tjerë për këtë test.

Së dyti, pamja karakteristike nga Scaneri i atij pulmoni mund të vazhdojë të qëndrojë gjatë mbas këtyre dëmtimeve virusale, pra rezultati negativ i ?tamponit? nuk hedh poshtë diagnozën me Scaner, pra as gjurmimin e domosdoshëm të kontakteve, gjë që nuk po bëhet.

Së treti këta paciente, ashtu si dhe depistimi në tërësi, kanë nevojë për analizat imunologjike IGG, IGM dhe IGA gjë e mundshme në një numër të konsiderueshëm laboratorësh, por që me gjithë insistimin tonë vazhdon të shpallet ?e ndaluar?. Theksojmë se ?justifikimi? me certifikimin nga OBSH të tyre, që po përdoret për ta bllokuar edhe këtë ekzaminim vetëm në QSUT, është i pavërtetë. Veçse sot kur ka metoda të shumta të përcaktimit të antitrupave që nga imunokromatografia deri te ELISA; kujdes me përzgjedhjen!

Së katërti, ky fenomen i zbulimit të dëmtimeve të mushkërive prej Covid 19 nga ekzaminimet Scan për shkak të arsyeve të tjera, flet për moskorrespondimin e të dhënave zyrtare me numrin e të infektuarve në realitet, si pasojë e një niveli testimi me ?tampon? shumë nën nevojat e vendit dhe mungesën e plotë të atij imunologjik, që nuk mund të tejkalohen vetëm me nga një pikë analizash. Duhen mobilizuar me rimbursim për qytetarët, të gjitha kapacitetet laboratorike në qënder e periferi për test, test, test.

Së pesti, zbulimi i këtyre pacientëve me dëmtime të tilla në mushkëri, pra në stade të avancuara të sëmundjes, tregon një mosfunksionim të hallkave, duke filluar nga mjeku i familjes, që duhet të shndërrohet në një nga ?motorrët? kryesore, si dhe për domosdoshmërinë e përfshirjes në këtë përballje për depistim e trajtim të të gjitha mundesive imazherike të vendit”, nënvizon PD./ CNA.al

Lajmet e fundit nga