LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndahet papritur nga jeta eksperti i njohur i ekonomisë Hekuran Vladi

18 Prill 2020, 16:18, Aktualitet CNA
Ndahet papritur nga jeta eksperti i njohur i ekonomisë Hekuran Vladi

Eksperti i Ekonomisë, Hekuran Vladi, është ndarë sot në mënyrë të parakohëshme nga jeta.

Vladi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, duke u ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Djaloshi nga Lura, me vullnetin e tij dhe prirjet intelektuale, ka përfaqësuar Shtetin Shqiptar në ekipe të niveleve të larta parlamentare.

Për një kohë Vladi ka mbajtur dhe postin e Kryeadministratorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ndërsa së fundi ishte dedikuar më shumë se kurrë shkrimeve në mbrojtje të parkut të Lurës.

Unioni Lura, i ka kushtuar dhe një shkrim të gjatë, Doktorit të Shkencave për të gjithë kontributin e vyer të këtyre viteve.

?Sot me hidhërim të thellë morëm njoftimin e kobshëm për ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundje të gjatë e të rëndë Doktori i Shkencave Ekonomike në Fushën e Kriminalistikës, HEKURAN VLADI-LURA.

Hekurani lindi në Lurë më datën 22.06.1973, arsimin 8-vjecar e përfundoi në Lurë, më vonë përfundon shkollën e mesme Pedagogjike Peshkopi, dhe pas përfundimit të saj punon si arsimtar në fshatin e lindjes në Lurë.

Më vonë vazhdoi studimet në Fakultetin Ekonomik ?Dega Financë?, ku u cilësua në tre nivelet e arsimimit si student shembullor përfunduar me ?Medalje Ari?.
Pas përfundimit të Fakultetit ushtroi profesionin e tij në radhët e Forcave të Armatosura në Degën e Financës.

Me vullnetin e tij dhe prirjet intelektuale u trajnua brenda dhe jashtë vendit si financier ne drejtimin ?Krimi i Organizuar dhe ai Ekonomik?.
HEKURANI ka përfaqësuar Shtetin Shqiptar në ekipe të niveleve të larta parlamentare me objekt ?Legjislacionin Ndër Ballkanik dhe Evropian ?, ku ka spikatur në thellësinë e mendimit Shkencor në zgjidhjen e problemeve të kohës..

-I trajnuar në fushën e Sigurisë Kombëtare duke përfunduar ?Kolegjin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes?, duke dhënë Kontribute të shquara intelektuale.
Gjithashtu Hekurani ka kryer detyra të rëndësishme Shtetërore si:
-Këshilltar i Ministrit të Financave.
-Drejtor i Bankës Botërore për Zhvillim.
-Drejtor i Agjensisë së Sekuestros.

Hekurani ka qenë Autor dhe bashkëpunëtor i disa studimeve, Tekniko, Shkencore, e Profesionale.
Bashkëpunëtor dhe Analist i pareshtur në studiot e të gjitha televizioneve Shqiptare.
Objektiv, Dashamirës, Kritik dhe i Ashpër për atë që ai shkencërisht e argumentonte.
Së fundi, Hekurani pati në dorë një dokument Tepër Shkencor ?Për Formën dhe Mënyrën e Organizimit dhe Menaxhimit të Krizave (Luftarake), të Luftës dhe Korrupsionit. (Se shpejti ne botim).

HEKURANI ndahet nga jeta duke lënë mbresa shumë interesante jo vetëm te familja dhe të afërmit, por tek shokët e shoqet e panumërta dhe audiencën e pafundme qe krijoi permes mjeteve të komunikimit.

HEKURANI ndahet nga bashkëshortja Elisabeta, vajza e tij HILURIA, emër simbol i shpirtit dhe krenarisë së HEKURANIT, si djalë, besnik e shpirt ?ILIR?, sic thoshte HEKURANI, një nga themeluesit kryesorë të ?UNIONIT LURA?.
Hekurani ndahet fizikisht nga prindërit në moshë Daliu dhe Liria (me shumë brenga në jetë), vëllezërit dhe motrat e talentuar sa vetë ai, nga kushërinjtë e tij, miqtë dhe shokët.
Ai ndahet nga Legjenda aktuale Lurjane gjyshi i tij 102-vjecar Demir Vladi, të cilit i referohej thuajse në cdo bisedë.

TI DJALOSH I MREKULLUESHËM I LURËS DHE SHUMË MË GJERË DO JESH MUNGESË SERIOZE DHE KUJTESË E DHIMBSHME!

LAMTUMIRË HEKURAN VLADI-LURA!

Lajmet e fundit nga