LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta apel qytetarëve për Pashkë/ "Mos kini frikë, përhapni kurajo dhe shpresë"

18 Prill 2020, 17:54, Politikë CNA
Meta apel qytetarëve për Pashkë/ "Mos kini frikë,

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkë të mbara e të bardha.

Meta thotë se këtë vit armiku i padukshëm po i kushtëzon besimtarët dhe po i detyron mos ta kremtojnë siç do donin këtë Festë të Madhe e të Shenjtë. Kreu i Shtetit deklaron se as Dritën e Ngjalljes nuk do munden dot ta marrim sot në Kishë dhe ta kalojnë nga dora në dorë, për ta çuar në shtëpi.

Duke cituar Krishtin, presidenti i kërkon qytetarëve të mos kenë frikë dhe të përhapin kurajo dhe shpresë, për ta kaluar të gjithë së bashku këtë sfidë.

“Krishti i Ngjallur na mëson: Mos kini frikë! Nxënësit e Tij të vërtetë, duhet të bëhen ?dritë e botës?. Kështu le të shndrisë drita juaj përpara njerëzve, që të shikojnë veprat tuaja të mira dhe të lavdërojnë Atin tuaj në qiej. Me kurajën dhe shpresën që na fal Krishti i Ngjallur dhe me Ngjalljen brenda nesh, le ta përjetojmë këtë Ditë të Bekuar dhe mesazhin e saj në thellësitë e zemrës dhe shpirtit tonë, dhe ta përhapim atë jo vetëm brenda familjeve tona, por edhe tek të afërmit e miqtë tanë që ndodhen fizikisht larg nesh, tek të moshuarit, të sëmurët, të vetmuarit dhe njerëzit më në nevojë.

Le të falim sot më shumë solidaritet mbarëkombëtar dhe paqe, me fjalë e vepra të thjeshta dashurie, le të ndajmë sot të mirat dhe gëzimet tona, për të ndriçuar honet e errëta të ndasive, zbrazëtisë së brendshme, vetmisë dhe varfërisë, veçanërisht të atyre që vuajnë nga mjerimi, dhimbjet dhe braktisja. Le të shpërndajmë sot Dritën e Ngjalljes tek të gjithë, për të mbështetur njëri-tjetrin në betejën e përgjithshme për t?u çliruar nga frika dhe pandemia dhe për t?u bashkuar me njëri-tjetrin në një përpjekje të re në të mirë të lirisë së shpirtit, drejtësisë, të vërtetës, begatisë, mirëkuptimit, pajtimit, vëllazërimit dhe dinjitetit tonë njerëzor.

Le të lutemi sot edhe për heronjtë e ditëve tona, mjekët dhe infermierët, e për këdo që është në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit dhe të sigurisë të çdo qytetari. Por edhe për priftërinjtë e klerikët që në krye të misionit të tyre hyjnor e fisnik po bëjnë aq shumë për ne të gjithë në këto momente tepër të vështira, veçanërisht për komunitetet më të përvuajtura”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Më tej, ai uron edhe komunitetin e shqiptarëve në Greqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të prekura rëndë nga pandemia dhe bashkëatdhetarët kudo në botë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga