LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajme të mira/ Numri i të shëruarve nga Covid-19, kalon atë të infektuarve

18 Prill 2020, 09:36, Lifestyle CNA
Lajme të mira/ Numri i të shëruarve nga Covid-19, kalon atë

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë të ditur se numri i personave që janë shëruar nga Covid-19, ka kaluar numrin e atyre që janë të infektuar.

Në një komunikim publik, Rakacolli tha së në 24 orët e fundit janë shëruara 19 pacientë.

?Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302.

Aktualisht në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë  tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh.?-tha Rakacolli.

Lajmet e fundit nga