Connect with Us

Kufizimi i Covid-19/ Rregullat e reja që duhet të zbatojnë punëdhënësit

Sociale

Kufizimi i Covid-19/ Rregullat e reja që duhet të zbatojnë punëdhënësit

Publikuar

-

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin që detajon aktivitetet sipas nomenklaturës ekonomike, për Aktivitetet e përcaktuara në tabelën bashkëlidhur Urdhrit nr. 193, datë 20.03.2020 “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”. Urdhri mban datën 10 prill.

Të mbyllura vijojnë të mbeten: flokët dhe trajtime të tjera të bukurisë, aktivitete të mirëmbajtjes trupore, palestra, arsimi, tregtia e luleve, orëve e bizhuterive, transporti rrugor i pasagjerëve, taksitë, tregtia me pakicë e veshjeve, këpucëve, mallrat e përdorur, qilimave, artikujve sportivë, mobilieve, lodrave, pajisjet e telekomunikacionit në dyqane të specializuara, pajisjeve audio e video. Të ndaluar janë dhe transporti detar dhe ajror i pasagjerëve.

Aktivitetet e shërbimit të pijeve (bar, kafe dhe lokal) vijojnë të jenë të mbyllura dhe mund të jenë të fundit që do të hapen. (lista e detajuar në fund).

Krahas këtij urdhri është publikuar dhe një udhëzues i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) që u rekomandon punëdhënësve praktikat e duhura të kufizimit të përhapjes së COVID-19, duke sjellë zvogëlimin e transmetimit të infeksionit midis punonjësve, për të ruajtur vijimësinë e biznesit dhe krijimin e një ambient pune të shëndetshëm.

Çdo subjekt duhet të respektojë masat e rekomanduara nga ISHP nëpërmjet një plani individual veprimi, duke respektuar çdo element për kufizimin e transmetimit të COVID-19 te punonjësit brenda ambienteve të biznesit.

Udhëzimi përcakton që Punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të elementëve të higjienës ku përfshihen sapun i duarve, dezinfektues me bazë alkooli që kanë të pakën 60% alkool, letër e pastrimit të duarve, ose peshqir me një përdorim, letra dhe dezinfektues për pastrimin e sipërfaqeve dhe sigurimi i koshave të mbyllur për eliminimin e mbetjeve. Punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të mjeteve të mbrojtjes personale si maska dhe doreza (maskat mund të jenë dhe prej cope dhe të ndërrohen çdo ditë). Punëdhënësit duhet të sigurojnë përdorimin e maskave dhe dorezave si barrierë fizike për minimizimin e transmetimit të infeksionit COVID-19.

Punëdhënësi të rekomandojë që të mos përdoret shtrëngimi i duarve dhe përqafimet midis punonjësve dhe të inkurajojë përdorimin e metodave të tjera jo kontaktuese të përshëndetjes. Punëdhënësit duhet të hartojnë politika të brendshme siç janë mundësim të punës nga shtëpia ose orë fleksibël të cilat lejojnë të rritet distanca fizike nga një punonjës në tjetrin dhe/ose u krijojnë mundësinë e këtyre punonjësve të jenë në distancë dy metra nga njëri-tjetri.

Punonjësve do t’iu kërkohet të aplikojnë larjen e duarve ose përdorimin e dezinfektuesve kur ato janë të ndotura ose pas heqjes së maskave dhe dorezave. (Mbështetur në Udhëzuesin e MSHMS mbi hapat dhe mënyrën e larjes së duarve)

Punëdhënësit nuk duhet të lejojnë punonjësit e tyre të përdorin mjetet e njëri – tjetrit dhe postet e ndërsjella të punës.

Punëdhënësit duhet të nxisin punonjësit e tyre për respektimin e praktikave të etikës respiratore, kollitjes, teshtitjes, duke përdorur vënien e gropëzës së bërrylit përpara gojës dhe hundës.

Punonjësit duhet të respektojnë masat e distancimit social, të cilat do të kryhen sipas një plani të vetë bizneseve dhe të theksohet në se kapaciteti i punëtorëve kalon për sipërfaqe në m2, duke respektuar distancën 2 metra, bizneset të punojnë në dy turne sipas orarit të lejuar.

Punëdhënësit duhet të inkurajojnë:

  • Zbatimin e vendeve të punës fleksibël (p.sh.. punë në distancë)
  • Zbatimin e orëve fleksibël të punës (p.sh., ndërrimi i orarit të punës)
  • Rritjen e hapësirës fizike midis punonjësve në vendin e punës
  • Rritjen e hapësirës fizike midis punonjësve dhe klientëve (p.sh.. përmes ndarjeve)
  • Zbatimin e opsioneve fleksibël të takimit dhe udhëtimit (p.sh.. shtyrja e takimeve ose ngjarjeve jo thelbësore)
  • Uljen e disa shërbimeve apo produkteve
  • Ofrimin e shërbimeve nga distanca (p.sh. telefon. video ose ueb)
  • Dorëzimin e produkteve përmes marrjes në dorëzim sipas një plani dhe duke siguruar distancat përkatëse.

Bizneset duhet të praktikojnë pastrimin e vazhdueshëm të sipërfaqeve dhe elementeve të tjera të vendit të punës si p.sh. stacionet e punës, tastierat, telefonat, parmakët dhe dorezat. Është e nevojshme që produktet dezinfektuese të kenë përqindjen, metodën e aplikimit dhe kohën e kontaktit të saktë, si dhe përdorimi i tyre duhet bërë duke përdorur mjetet e mbrojtjes personale.

LEXO EDHE:  Dr. Fauci optimist për vaksinën kundër COVID/ Provat po japin rezultate pozitive

Nëse sipërfaqet janë të ndotura, ato duhet të pastrohen duke përdorur një pastrues ose sapun dhe ujë para dezinfektimit.

Punëdhënësit duhet të këshillojnë punëtorët që të mos përdorin telefonat, tavolinat, zyrat ose mjetet dhe pajisjet e punëtorëve të tjerë, kur është e mundur. Nëse është e nevojshme të pastrohen ose dezinfektohen ato para dhe pas përdorimit. Gjithashtu duhet të sigurohen pastruesit e mundshëm në mënyrë që sipërfaqet e përdorura zakonisht (për shembull telekomandat, tastierat, mjetet dhe pajisjet e tjera të punës etj.) mund të fshihen nga punonjësit para çdo përdorimi.

Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë në biznesin ku është i punësuar, nëse ka pasur kontakt me persona që rezultojnë me Covid- 19.

Nëse në një subjekt, një nga punonjësit është apo ka pasur kontakt të ngushtë me një person pozitiv me Covid-19 duhet të qëndrojë në vetëkarantinim dhe të njoftojë menjëherë mjekun e biznesit dhe administratorin, i cili më pas njofton njësitë përkatëse.

Punonjësit që kanë shenja klinike të qëndrojnë në shtëpi, të vetizolohen dhe të monitorojnë shenjat klinike për çdo shqetësim të njoftojnë 127 dhe mjekun e familjes, si dhe të njoftojnë mjekun e biznesit dhe administratorin.

Administratori i subjektit duhet të largojë punonjësit nga puna për të qëndruar në shtëpi, nëse ai shfaq shenja klinike dhe duhet të njoftojë menjëherë brenda 24 orëve NJYK.SH-në dhe ISHP-në.

Nëse ka rast të dyshuar me Covid-19 nga mjeku i biznesit apo ndërmarrjes, duhet të njoftohen menjëherë KJVKSH dhe ISHP.

Të minimizohet kontakti midis klientëve dhe punonjësve, duke i zëvendësuar tatimet fizike me komunikime online.

Administratoret e bizneseve duhet të vendosin elementet e distancimit fizik me shenja vizuale të dukshme në sipërfaqen e dyshemesë, si dhe rregullorja e masave të minimizimit të transmetimit të COVID-19 të jetë e afishuar në mënyrë sa më të dukshme.

Çdo biznes duhet të ketë një mjedis të caktuar për të izoluar një punonjës, i cili mund të shfaqë shenja klinike të sëmundjes dhe më pas lajmërohet 127-ta dhe NJVKSH-ja përkatëse.

Çdo biznes që ka më shumë se 5 persona rekomandohet të vendosë kamera të mbikëqyrjes për të vëzhguar nëse masat e përcaktuara të higjienës dhe kujdesit zbatohen me saktësi. Distancimi social do të kryhet sipas një plani të vetë bizneseve për fasoneri, rrobaqepësi, call center etj., dhe nëse kapaciteti i punëtorëve kalon normën e lejuar për sipërfaqe në m2, duke respektuar distancën 2 metra, bizneset të punojnë në dy turne sipas orarit të lejuar, duke pasur të gjitha kushtet për të kryer dezinfektimin dhe duke përdorur maskat dhe dorezat në mënyre të detyrueshme.

Të konsiderohen përmirësimi i kontrolleve inxhinierike duke përdorur sistemin e ventilimit të ndërtesave.

Mbështetur nga nivelet e rrezikut nga niveli jeshil deri në nivelin e kuq për transmetimin e infeksionit COVJD-19, të gjithë subjektet që janë në nivelin jeshil duhet të përdorin dorezat. maskat mbrojtëse. Respektimi i distancës 2 m, vendosja e shenjave të pritjes në radhë, afishimi i mundësisë së blerjeve online, rezervim i takimit online apo me telefon, vendosja e xhamit mbrojtës klient / shitës, dezinfektim i ambientit, larje para hapjes dhe pas mbylljes sidomos i tavolinave, banakëve, telefonave dhe çdo hapësire që ka pasur kontakt me duar, ajrimi sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë.

Në nivelin portokalli dhe të kuq do të kërkohet frekuencë e shtuar e ajrimit, dezinfektim me tunel spray në hyrje dhe në dalje të biznesit për të gjithë punonjësit.

ISHP duhet të kryejë inspektimin sistematik për vlerësimin e zbatimit të masave përkundrejt penaliteteve në fuqi.

Bizneset duhet të jenë të përgatitura që vlerësimi në mënyrë sistematike i situatës epidemiologjike (rritje e rasteve pozitive, shtim i rasteve të hospitalizuara etj.) do të sjellë për pasojë rishtrëngim të masave të lejuara./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pas Tik Tok-ut, deputeti merr rolin e ndërmjetësit për historinë e bujshme të “Nojës”

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës Halit Valteri, i cili tashmë është pjesë e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, kohët e fundit është bërë përdorues i rregullt i Tik Tok-ut.

CNA.al publikoi një video, të deputetit të “opozites së re” të dalë nga lista Basha, i cili shfaqej duke ngrënë dy copa mishi, me dy pirunj njëkohësisht, ndërsa kërcen. Në një tjetër video në Tik Tok, deputeti i Lulit kërkon t’ia lëpijnë. Ai shfaqet me një akullorë në dorë dhe me një gjuhën që nuk i shkon për shtat një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë, sot Valteri ka takuar Brisilda Rrokun, vajzën e cila u dhunua nga Margerita Gjoni, pasi kishte shkuar më të dashurin e saj. Fotoja është bërë publike nga Ina Kollçaku, ish-konkurente në emisionin “Përputhen” dhe siç lexohet në shkrimin e saj, ishte deputeti ai që iu mundësoi takimin dy vajzave.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Pse burrat infektohen më shumë se gratë nga Covid-19?

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë me Agon Channel tani dhe gazetarët e saj super të paguar?

“Faleminderit pafund deputetit që bëri të mundur takimin tim me Brisilda Rrokun, ashtu siç premtove. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”- shkruan Ina Kollçaku.



Brisilda Rroku, personazhi kryesor i fenomenit “Noja” ka dhënë një intervistë për jetën e saj në studion e Shqipëria Live, ku tha se është ndjerë e kërcënuar dhe diskriminuar, duke bërë me dije se një impakt të madh kanë pasur edhe rrjetet sociale./CNA.al

A do e lëpish apo jo?/ Deputeti i Lulit sjell videot me lutje by….

LEXO TE PLOTE

Sociale

Deputetja socialiste në pritje të ëmbël/ Fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste në pritje të ëmbël/ Fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Deputetja është fotografuar së fundmi me barkun e rrumbullakosur. Gjylameti ka ndarë në rrjete sociale disa fotografi gjatë inspektimit të punës që po kryhet në shkollën e Lalmit, ndërsa bie në sy barku i saj.



Ndërkohë, kujtojmë gjithashtu se ajo është nënë e një djali 10-vjeçar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Një ditë para fillimit të shkollës/ Shahini mesazh nxënësve

Publikuar

-

Nga

Një ditë para fillimit të shkollës/ Shahini mesazh nxënësve

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini një ditë para nisjes së vitit shkollor ka përcjellë një mesazh për të gjithë nxënësit.

Shahini përmes një postimi në rrjetin social Facebook , shkruan se rikthimi në shkolla do të bëhet me një normalitet të ri, duke respektuar masat dhe protokollet për të mos lejuar përhapjen e Covid-19.



“Pas një kohe të gjatë larg shoqeve dhe shokëve të klasës, nxënësit tanë do të ritakohen nesër në bankat e shkollës.
Kësaj here me një “normalitet të ri”, duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe respektuar rregullat anti-COVID në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe të sigurohet një proces i mbarë shkollor”, shkruan ministrja./CNA.al

LEXO TE PLOTE