LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Do jemi të përgjegjshëm"/ Bushati: Bashkëpunimi Rama-Basha duhet të shtrihet në disa fusha

18 Prill 2020, 18:16, Politikë CNA
"Do jemi të përgjegjshëm"/ Bushati: Bashkëpunimi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka folur për uljen e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha në tryezën online të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që u organizua nga presidenti Ilir Meta.

Bushati tha se shpreson që bashkëpunimi mes dy partive më të mëdha në vend nuk do të mbetet vetëm me atë tryezë, por do të vijojë edhe më tej.

Ai theksoi se bashkëpunimi duhet të vijojë për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Reformën Zgjedhore dhe për përmbushjen e të gjitha kushteve të BE për hapjen e negociatave.

?Në një vend tjetër s?do të përbënte lajm mbledhja e Sigurisë Kombëtare, apo ulja e presidentit dhe kryeministrit si dhe kreut të partisë më të madhe opozitare në një tryezë por do përbënin lajm masat që janë ndërmarrë për COVID dhe zbatimi i tyre. Mund të marrin eksperiencën e Greqisë, ku presidenti dhe kryeministri i kanë zyrat përballë njëri-tjetrit, ku institucionet i kanë të përbashkëta dhe karriget të përkohshme. Dua të shpresoj dhe të besoj që kjo situatë bashkëpunimi do të shtrihet dhe në disa fusha që janë me rëndësi. Unë i kam konsideruar fusha që mund të përmblidhen në një pakt për Europën, për ndërtimin e disa institucioneve të qëndrueshme. Si Gjykata Kushtetuese, apo ndërtimi i Gjykatës së Lartë, Reforma Zgjedhore në përputhej me OSBE/ODHIR. Këto reforma që kanë nevojë për kontributin e të gjithëve, do të ishin garancia më e mirë për t?i dhënë mundësi Komisionit Europian, për të garantuar plotësimin e kushteve nga Shqipëria dhe për tu ulur në tryezën e anëtarësimit në BE. Edhe sikur të mos na e kërkojë Brukseli, apo Berlini dhe Parisi. Aq me tepër me situatën që do të krijohet. Mendoj se do jemi të përgjegjshëm për të ecur para?, deklaroi ish-ministri në një lidhje me emisionin “Kjo Javë”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga