Connect with Us

Denoncimi i fortë/ “29 punonjës të infektuar në spitalin e Kukësit”

Denoncim

Denoncimi i fortë/ “29 punonjës të infektuar në spitalin e Kukësit”

Publikuar

-

“29 punonjës të infektuar me Covid-19 në spitalin e Kukësit!” Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar denoncimit të një qytetari dixhital.

Sipas tij, numri i bluzave të bardha të infektuara në Kukës është më i lartë sesa raporton Ministria e Shëndetësisë.

Përshëndetje zoti Berisha! Kisha një denoncim për krimin shtetëror që po bëhet në Kukës në lidhje fshehjen e rasteve të infektimeve në radhët e bluzave të bardha. Në spitalin rajonal numri i infektimeve nga burime të sigurta është 29 infektime të reja të personelit shëndetësor të cilat nuk janë publikuar akoma”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri jep alarmin/ Shqipëria po mbetet pa mjekë, sa ikën në 18 muaj

Kujtojmë se shpeshherë ish-lideri i demokratëve ka ngritur akuza për fshehjen e numrit të të infektuarve dhe të viktimave, ndërsa ka ngritur zërin për mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi: Agjensitë funerale asnjë mbrojtje nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Një denoncim i një qytetari dixhital ka ardhur në inboksin e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me masat ndaj koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se punonjësi i funerali i është ankuar për mungesë masash mbrotjeje dhe për shtimin e numrave të viktimave në Berat.

“Unë jam një qytetar nga Berati dhe punoj me një vend pune që është i vështirë, në një funeral në Berat. Puna është shtuar shumë. Si t’ja bëj, ata që vdesin do t’i shërbej dhe kam frikë nga koronavirusi dhe vdesin për ditë dhe unë jam në kontakt me ata që vdesin, ca thonë nga mosha, ca thonë nga sëmundja. Ku e di unë që ata mund të jenë me korona, nuk kemi asnjë mbrojtje”, thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali/ Koncesionari i 128 milion eurove fsheh ndryshimin e emrit

Publikuar

-

Nga

Kompania koncesionare e 128 milion eurove, Integreted Energy BV SPV, e cila marrë me koncesion landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës ka aksionerë të vetëm Integreted Energy BV, një kompani e regjistruar në Hollandë, një zinxhir kompani guackash ku përpiqet të fshihen emrat.

Por, CNA.al ka zbuluar me dokumenta ekskluzive, të cilën mund ta lexoni këtu, e cila është ndërtuar fillimisht nga Klodian Zoto dhe shtetasi italian Ernesto Granelli.

Më pas, ne zbuluam me detaje se cili ishte aktiviteti i kompanisë, çfarë reklamon në faqen zyrtare të internetit, si përpiqet të zhdukë gjurmët dhe si është përfshirë në bashkëmenaxhim dhe bashkëadministrim një kompani e cila ka si bashkëdrejtuese një shtetase ruse.( Lexo këtu)

Pas një investigimi të një rrjeti të gjërë gazetarësh të një rrjeti investigativ edhe nga disa vende të Europës, Integreted Energy BV në një moment zhdukej dhe nuk shfaqej asgjëkundi.

Por ne mundëm të zbulojmë, edhe me ndihmën e kolegëve tanë, se Integreted Energy BV, pra kompania që ka 100% të aksioneve të kompanisë që ka koncesionin e inceneratorit të Tiranës,  kishte ndryshuar emrin në Geogenix BV. (Lexo këtu)

Kjo kishte ndodhur pikërisht një ditë pasi CNA.al kishte denoncuar në lidhje me një tjetër kompani në Bullgari të pronarëve të inceneratorëve në Shqipëri, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, me Eva Blushin, bashkëshorten e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.

Dhe më pas ishte po kjo kompani bullgare, EM Capital Group, e cila kishte blerë në Shqipëri 51 të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe dhe tashmë pronarët e inceneratorëve ishin bërë bashkëpronarë me aksioneren e Top Channel, Vjollca Hoxhën. (Lexo këtu)

Pas zbulimit të këtij dokumenti, në Hollandë është ndryshuar emri i kompanisë Integreted Energy BV, në Geogenix BV, të cilën mund ta lexoni këtu.

Sot më shumë se dy muaj nga ndryshimi i emrit në Hollandë kompania përfshihet në një tjetër skandal.

Një skandal i cili mund ti kushtojë edhe koncesionin.

I ndryshohet emri aksionerit të vetëm në Hollandë dhe nuk bëhet asnjë raportim zyrtar në institucionet përgjegjëse në Shqipëri. Brenda ditës e rregjistroi firmën dhe firmosi kontratën me Ministrinë e Mjedisit, ka 2 muaj ka ndryshuar emrin dhe askush sdi asgjë.

Le të shikojmë zinxhirin. Nga një ekstrakt i QKR-së i nxjerrë sot, aksioneri i vetëm i kompanisë Integreted Energy BV SPV rezulton të jetë pas dy muajsh ende kompania Integreted Energy BV, megjithëse tashmë kjo kompani nuk ekziston, por ka ndryshuar emrin. Kompania që është regjistruar në Hollandë është me emrin Geogenix BV, ajo ruan të nëjtin kod fiskal por ka ndryshuar emrin.

LEXO EDHE:  Shengeni Ballkanik/ Berisha: Si pakti Tito-Enver për bashkimin doganor

LEXO EDHE:  Ish kryeministri “përgëzon” Ramën/ Aferim more Edvin!

Që të ndryshosh emrin e një kompanie koncesionare minimalisht, sipas ligjeve të shtetit shqiptar, duhet të kërkosh aprovimin e ministrisë apo institucionit përkatës që të ka dhënë kontratën apo lejen koncesionare.

Ne pyetëm dje në Ministrinë e Mjedisit dhe na thanë se nuk ka asnjë kërkesë apo dokument të paraqitur nga kompania Integreted Energy BV apo Integreted Energy BV SPV për ndryshimin e emrit.

E njëjta përgjigje na u dha edhe nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, ku tha se asnjë dokument zyrtar nuk ishte çuar në këto institucione deri ditën e djeshme nga aksioneri 100% dhe mbajtësi i vetëm i aksioneve të kompanisë që ka fituar koncesionin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.

Pra, jo vetëm që ndryshohet emri, por asnjë institucion nuk përfillet, në asnjë institucion nuk raportohet. Të plotfuqishmit e këtij koncesioni nuk duan tia dinë për askënd. Ata shkojnë dhe ndërtojnë një kompani në Hollandë, pasi vinë në Shqipëri marrin 128 milion euro koncesion dhe sot që jemi gati tre vjet pas firmosjes së këtij koncesioni marrin para nga bizneset dhe nga bashkia e Tiranës, fitojnë nga dhjetëra milionë euro, por nuk respektojnë një procedurë të vetme ligjore.

Së pari atë që ka të bëjë me qoftë një ndryshim elementar për ta raportuar në institucionet përkatëse, dhe në rastin konkret ndryshimi është thelbësor dhe nuk figuron në asnjë vend. Shqipëria, institucionet qeveritare, i kanë dhënë koncesion një kompanie e cila sot nuk ekziston më dhe shteti shqiptar këtë nuk e di. Me dokumenta është e qartë se kompania Integreted Energy BV nuk ekziston, ajo ka ndryshuar emrin në Geogenix BV, dhe shteti shqiptar, qeveria dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë asnjë dokument dhe askund nuk është raportuar./ CNA.al

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Oligarkët e Digitalb vjedhin filma dhe ua shesin shqiptarëve?!

Publikuar

-

Nga

Një platformë televizive që reklamohet në shumë media shqiptare, një kompani me aksionerë disa oligarkë në debate dhe përplasje ligjore, por edhe një media që vjedh programe dhe vjedhjen ja shet shqiptarëve duke u reklamuar si platforma e tyre e madhe. Deri më sot asnjë hetim, të gjithë heshtin.

Digialb ka një numër të madh kanalesh dhe ofron disa paketa. Ka kanale edukative, filma, informativë etj. Në flatformë përfshihen edhe kanalet ekskluzive të saj siç janë T, Top News, Bang bang, My music, Çufo, Junior, Filmat si Autor, Hits, Aksion, Thriller, komedi etj etj. Për këto kanale e paketa diku blihen disa të drejta të tjerat vidhen.

Ofertat e Digitalb janë të shumta, ka edhe Pop Corn ku jepen filma të fundit, por për të pasur ofertën më të mirë duhet paguar deri në 300 euro në muaj. 10 Kanale filmash te DigitAlb, 5 Kanale fëmijësh të DigitAlb, Kanali T HD i DigitAlb, 2 Kanale Serialesh te DigitAlb, 7 Kanale dokumentarësh të DigitAlb, Kanale muzikore, Kanale Lajmesh dhe gjeneraliste.

Jo të gjitha janë vjedhje, por në 24 orë transmetime gjen filma e vjedhje pa fund nga kompanitë më prestigjoze botërore.

CNA.al i është drejtuar me shkresa zyrtare AMA dhe SUADA dy institucionet kryesore përgjegjëse, por edhe QKK, (Qendrën Kombëtarë të Kinematografisë), për të drejtat e autorit dhe transmetimit në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare Digitalb ka paguar vetëm tek SUADA vetëm 6.3 milionë lekë të drejta autori, përplaset me QKK, kur ka një xhiro gati 50 milionë euro në vit.

Nga një vëzhgim i thjeshtë rezulton se megjithëse në çdo orë të ditës kanale të kësaj platforme transmetojnë filma që i përkasin QKK dhe Digitalb duhet të paguajë për të marrë të drejtat e transmetimit, nuk e kryen më këtë detyrim ligjor.

Justifikimin për të mos paguar, Digitalb e ka gjetur duke ndezur një përplasje. Pretendon se paguan të drejtat e autorit tek sporteli unik SUADA, por ai në fakt ka të drejta autori dhe jo transmetimi. Pra vetëm 6.3 milionë lekë për gjithçka merr nga autorët shqiptarë.

Nga ana tjetër Digitalb transmeton 24 orë filma të huaj produksione të kompanive më të mëdha botërore. Mjafton të shikosh të dhënat e deklaruara në dy vitet e fundit për të kuptuar sa lekë shpenzon Digitalb për blerje filmash, produksionesh dhe emisionesh që i transmeton në platformë. Ato janë një hiç në krahasim  me çfarë transmetohet 24 orë në platformë dhe të ardhurat që ajo gjeneron, jo vetëm në Shqipëri, pasi me mijëra abonentë janë edhe në Europë, nga Anglia, në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër dhe shumë vende të tjera.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Favorizohen farmacitë me ilaçe të skaduara

LEXO EDHE:  Berisha përgjigjet se cilat kanë qenë investimet e tij për Dibrën

Kompania e cila është në pronesi të disa prej oligarkëve kryesorë në Shqipëri, Digitalb, duket se është platforma e shqiptarëve që vjedh çtë mundë e si të mundë nga të tjerët dhe këto ua shet shqiptarëve me paketa të ndryshme. Për këtë ka pasur edhe interesime nga ambasadat e shumë vendeve të rëndësishme në TIranë. Digitalb shpesh ka qenë problem për institucionet diplomatike por edhe për kompanitë e huaja të të drejtës së autorit dhe transmetimit.

Digitalb, nuk jeton vetëm me çfarë vjedh, por paguan disa të drejta diku, ble disa filma për të mos qenë 100% informal dhe pjesën tjetër e plotëson, ose thënë shqip e vjedh.

Disa oferta të kësaj kompanie shkojnë deri në 300 euro ku ti mund të sigurosh gjithçka ofron Digitalb, nga programet me kontrata deri tek filmat e produksionet e vjedhura.

Oligarkët pronarë te Digitalb janë kaq të pangopur sa vjedhin dhe filma dhe ua shesin shqiptarëve. Janë me dhjetra prej tyre të sapo dalë në kinema që transmetohen në platformë, apo pa u blerë fare i shikon në ekran mjafton të kesh paketën e duhur.

CNA.al do sjellë me tej të tjera të dhëna ekskluzive, video, filmime por edhe qëndrime dhe denoncime nga kompani private shqiptare dhe të huaja në lidhje me të drejtat e autorit dhe transmetimit të cilat nuk paguhen, por vidhen hapur në Digitalb./CNA.al

LEXO TE PLOTE