Connect with Us

“Boll me eksperimente të dështuara!”/ Mjeku propozon zgjidhjen për lehtësimin e masave shtrëguese

Shëndeti

“Boll me eksperimente të dështuara!”/ Mjeku propozon zgjidhjen për lehtësimin e masave shtrëguese

Publikuar

-

Nga Erion Dasho/ Vetëvrasjet në spitalet Covid dhe siguria e pacientëve

Ekspert i Shëndetit Publik, Erion Dasho, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se i duhet dhënë fund eksperimenteve të dështuara lidhur me shtrëngimin apo lirimin e masave kundër Covid-19.

Sipas Dashos, duhet që bizneset të happen 4 ditë në javë duke përjashtuar thekson ai restorantet dhe baret pa verandë, ndërkohë që shton se fasha orare për tre ditët e tjera të javës do të ishte zgjidhja e duhur në kushtet që ndodhet Shqipëria.

LEXO EDHE:  Biznesi i familjes Bajden, dhe lidhjet e saj me Kinën

“Boll me eksperimente të dështuara!

Java me katër ditë pune për të gjithë bizneset (përjashto baret dhe restorantet pa verandë) dhe dalja me fasha orare në tre ditët e tjera do të ishte zgjidhja e duhur për kushtet e Shqipërisë!”, shkruan Dasho.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Vaksinimi/ Shqipëria e para në Evropë për dozat ditore kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Vaksinimi, Shqipëria e para në Evropë për dozat ditore kundër COVID-19

Shqipëria ka avancuar në vaksinimin e popullatës duke dalë në krye të të gjitha vendeve në Evropë sa i takon dozave ditore të administruara mesatarisht gjatë 7 ditëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare që “Our Word in Data” ka mbledhur për të gjitha vendet rezulton se vendi ynë ka administruar 0.61 doza për 100 persona mesatarisht gjatë javës së fundit.

Shqipëria ka lënë pas vende si Belgjikë, Suedi, Francë dhe Austri të cilat gjithashtu kanë një ritëm të lartë të vaksinimit të popullatës.

Sa u takon vendeve të rajonit, Serbia është e 9-ta me 0.55 doza për 100 persona, kurse Mali i Zi qëndron dy pozita më lart me 0.57 doza për 100 persona.

LEXO EDHE:  Disa masa të dobishme kundër Covid-19

LEXO EDHE:  “Shkundet” Drejtoria e Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore/ Ndëshkohen 9 zyrtarë

Në fund të renditjes qëndron Maqedonia e Veriut me vetëm 0.11 doza për 100 persona kurse Kosova nuk është pjesë e kësaj renditjeje./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘1 në 4 fëmijë është alergjik në Shqipëri’/ Mjekja tregon dy ushqimet problematike

Publikuar

-

Nga

‘1 në 4 fëmijë është alergjik në Shqipëri’/ Mjekja tregon dy ushqimet problematike

Një në 4 fëmijë vuan nga alergjitë në vendin tonë. Kështu shprehet mjekja alergologe Eris Mësonjësi në një prononcim për ABC news.

Sipas saj, përhapjen më të madhe e kanë alergjitë kronike ku nga 2%  tashmë rezulton se të prekur janë 5 % e fëmijëve.

“Prevalenca e sëmundjeve alergjikë ndër vite ka ardhur duke u rritur. Rrufa alergjike ka qenë tek 2% dhe ka shkruar te 5-7%. Kurse i astmës nga 2 ka shkuar në 5%.”

Një tjetër shqetësim mbetet edhe numri në rritje i fëmijëve që shfaqin alergji ushqimore. Por sipas mjekes jo gjithmonë duhet të hiqet ushqimi nga dieta e fëmijës.

LEXO EDHE:  “Shkundet” Drejtoria e Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore/ Ndëshkohen 9 zyrtarë

LEXO EDHE:  “Shkundet” Drejtoria e Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore/ Ndëshkohen 9 zyrtarë

“Nga testet e bëra në Tiranë rezultoi se një në katër fëmijë ishte me teste alergjike pozitive.”

Veza dhe qumështi janë ushqimet të cilat i shkaktojnë më tepër alergji fëmijëve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2818  testime dhe kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 3 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Biznesi i familjes Bajden, dhe lidhjet e saj me Kinën

LEXO EDHE:  Biznesi: Duam të vaksinohemi, shumë punonjës janë me risk të lartë infektimi

Statistika (06 Maj 2021)
Raste të reja ditore 91
Të shëruar në 24 orë 894
Të shtruar në spitale 111
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,818

Testime totale 649,632
Raste pozitive 131,510
Raste të shëruara 114,362
Raste Aktive 14,742
Humbje jete 2,406

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12431
Fier 505
Shkodër 356
Gjirokastër 242
Korçë 236
Durrës 231
Vlorë 220
Elbasan 133
Dibër 98
Berat 98
Kukës 96
Lezhë 96

LEXO TE PLOTE