Connect with Us

Bojaxhiu i Edi Ramës/ Nga jeta e Ardit Gjoklajt tek tenderat, inceneratorët dhe mjerimi në Tiranë

Politikë

Bojaxhiu i Edi Ramës/ Nga jeta e Ardit Gjoklajt tek tenderat, inceneratorët dhe mjerimi në Tiranë

Publikuar

-

“Nuk kanë bërë padi”/ PD i përgjigjet Veliajt me dokumenta: Është reale, të pret drejtësia!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dje në një ndërhyrje të tij në debatin publik mes biznesit dhe qeverisë, ka thënë se bizneset VIP nuk ka sens t’i kërkojnë qeverisë fitimin e munguar në “luftë”, por të shesin makinat dhe se ndihmat që po jep qeveria janë për punëtorët që i bënë këta njerëz të pasur.

Dhe Veliaj ka publikuar disa makina luksoze në Tiranë, të cilat janë gjobitur nga policia bashkiake për parkimet në kryeqytet.

Ai thotë sesa makina luksoze ka kryeqyteti të cilat në fakt, shumica prej tyre, Borch apo tip Range, disa modele makinash vlejnë ndoshta më pak sesa dasma e Lali Erit disa vite më parë, e cila filloi në Kala e përfundoi në Pezë.

Por, Veliaj duket se ka bërë “autogolin” e tij të radhës. Në momentin për të tërhequr vëmendjen në një debat, Lali Eri ka harruar të thotë se shumicën e këtyre mjeteve luksoze i ka klientela që fiton tenderat në Bashkinë e Tiranës.

Dhe në fakt sot dhe nesër që është ndalim total, vetëm ato makinat që permend ai qarkullojnë nëpër Tiranë. Dhe klientela e tij, që marrin tendera në Bashkinë e Tiranës.

Po, ajo klientelë që i fiton tenderat në kokë, me 99.9%. Në vlera maksimale. Do të mjaftonte që këto tendera të bëheshin të ndershëm, të bëheshin me gara të vërteta. Qytetarët të shikonin me transparencë kriteret e vendosura, që nuk do të favorizonin asnjë prej fituesve të cilët kanë në pronësi këto makinat luksoze dhe do të kurseheshin kaq shumë para, kaq miliona e miliarda lekë, të cilat do t’iu viheshin në shërbim qytetarëve vërtetë.

Dhe nuk do të lejonin që këta të pasur që i quan Lali, të fitonin kaq shumë sepse do të kishte ndershmëri në prokurimet publike dhe në investimet që bëhen në Shqipëri.

Nga ana tjetër, me këtë reagim Erion Veliaj kërkon të tërheqë vëmendjen dhe të bëjë si populist dhe të tregojë se është i majtë, është një mbetje e fëlliqur komuniste që përfaqëson proletariatin.

Kjo është pak ta thuash për një kryetar bashkie. Shumë pak. Sepse reagimi i tij tregon shumë mllef, tregon paaftësi dhe injorancë, tregon sjelljen e një “sulltani” të vogël.

LEXO EDHE:  Nuk kishte vendosur maskë dhe doreza/ Shpjegohet Rama

Bojaxhiu i urdhëruar për të lyer shkallët nga Edi Rama tashmë ka nxjerrë “kthetrat” e tij dhe ka harruar se nuk është gjë tjetër, veçse “lëpirësi” i kryeministrit dhe si një sharlatan publik, ku një institucion për herë të parë pas marrjes së drejtimit nga Erion Veliaj, është akuzuar për vrasje. Dy herë vrasje. Jeta e Ardit Gjoklajt në Sharrë dhe më pas mbyllja e çështjes në sistemin e drejtëisë. Për ta nxjerrë sikur ai ka humbur jetën diku jashtë landfillit.

Është një akuzë që ende nuk është mbyllur. Dhe Erion Veliaj, përpara se të japë leksione dhe të tërheqë vëmendje publike, duhet të ndalë shfrytëzimin e varfërisë në Tiranë, duke mbledhur ndihmat e biznesit apo taksat e qytetarëve dhe dui përdorur ato si propagandë, për të mbledhur vota nesër.

E këto janë ato që duhet të bëjë Veliaj. Të pendohet për vrasjen që tentoi ta kalonte në heshtje. Të ndalë propagandën e tij të shfrenuar. Të bëhet burrë, dhe të ngrejë kokën përpara Ramës kur i thotë bojaxhi. Të ndalë tenderat me vlera maksimale në Bashkinë e Tiranës. Kështu ndoshta do të kishte më pak nga këto makinat luksoze, të cilat i kanë klientët e Bashkisë së Tiranës.

E pra, në gjuhën e tij prej një trashëgimtari të ideve të diktatorit të vitit 1946, “t’ua marrim të pasurve dhe t’ua japim të varfërve”, Erion Veliaj nuk po bën gjë tjetër, por thjeshtë dhe vetëm po na tregon se ai ekziston.

Ekziston si një fëlliqësirë politike dhe asgjë më shumë sesa kaq./ CNA.al

Bien maskat e Erion Veliajt/ “Një mal me dokumenta për një pjatë supë”

Më shumë në avion se në zyrë/ Erion Veliaj, kryebashkiaku “fluturues” i Tiranës

Veliaj, “qeni” që përdor Rama për sulm ndaj socialistëve

Erion Veliaj përfshihet sërish në skandal/ Pazare dhe afera korruptive në Bashkinë e Tiranës?

A do ta shpëtojë drejtësia,Veliajn nga akuza për vrasjen e Ardit Gjoklajt

Nga vrasja e Ardit Gjoklaj tek betonizimi/ Zbardhen bëmat e Erion Veliajt

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Ashtu si ditët e tjera, edhe mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur disa doza të tjera vaksinash kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar foto nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Manastirliu njofton se në vendin tonë kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac dhe është kaluar sasia e 1 milion vaksinave të premtuara nga qeveria.

LEXO EDHE:  Nuk kishte vendosur maskë dhe doreza/ Shpjegohet Rama

LEXO EDHE:  Foto- “Nona edhe 100”/ Ja si e uron Zaho nënën e Ramës, për ditëlindje

Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan ministrja në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha tallet me demokratët/ Nxjerr udhëzimin qesharak

Publikuar

-

Nga

Zotohet Basha/ Nuk do e lejoj Ramën të dobësojë PD-në, do fitojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë një udhëzim qesharak për të gjithë demokratët, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Këtë udhëzim Basha e ka miratuar në Kryesinë e PD-së dhe më pas sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e ka shpërndarë te drejtuesit politikë të qarqeve dhe te degët e partisë.

Por në këtë udhëzim Basha është tallur me demokratët, pasi ai nuk po i lejon ata të bëjnë as analizë.

Ai e ka ndarë mendjen për masakër zgjedhore vetëm e vetëm që të justifikojë karrigen e tij të kryetarit

Në fakt kryeopozitari thotë se ka ndodhur masakër dhe kërkon të dhëna nga baza për rezultatet në vite krahasuar me objektivin e 2021 që nuk u kap nga shumica dërmuese e drejtuesve politikë.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i Ramës/Si e shpëtova Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Krimet zgjedhore/ Rama: Janë subjekt i SPAK, burg kujtdo që ka shitur votën

Në disa qarqe shumë prej tyre kanë humbur me diferenca nga 10 deri 30 mijë vota.

Kjo duket si një tentativë e Bashës për të mbuluar dështimin e përsëritur në zgjedhje, ndërkohë që shifrat kanë treguar fare mirë se humbja është e thellë dhe përgjegjës për këtë duket të jetë vetë kryetari i opozitës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lisandër Hoxha zbulon “skenarin” e Bashës: Ja pse do hyjë në Kuvend

Publikuar

-

Nga

“Demokratët kanë ngelur pa përfaqësim 12 vjet”/ Lisandër Hoxha: Ja pse Basha pranoi të hyjë në Kuvend

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha u shpreh se nuk do e njohë rezultatin, ndërsa nga ana tjetër pranon se do të hyjë në Kuvend.

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha u shpreh se Basha do e njohë Parlamentin në shtator, pasi u ka premtuar ndërkombëtarëve.

Në një prononcim për CNA.al, Hoxha deklaroi se elektorati i djathtë është i zhgënjyer për shkak se prej 12 vitesh kanë ngelur pa përfaqësim.

Argumenti i përdorur pas humbjes së zgjedhjeve ishte alibia për të vazhduar qëndrimin në krye të PD. Sigurisht që Basha i ka premtuar ndërkombëtarëve njohjen e Parlamentit dhe vazhimin e jetës politike në institucione. Kjo do të thotë se PD do jetë në Parlament në Shtator.

Ajo që e kam paralajmeruar që prej herës së parë është se, idea e parealizueshme dhe jo e vërtetë e mosnjohjes së zgjedhjeve do të shkaktonte zhgënjim të madh tek elektorati i djathtë në Shtator. Kjo sepse elektorati ynë mbeti për 12 vite në opozitë dhe u kap pas kësaj fije bari me shumë nga dëshira për të besuar se sa nga mundësia që kishte për të ndodhur një 2019 e dytë.

Z.Basha ka menduar të prodhojë një rezolutë të Kuvendit Kombëtar të PD, që do e paraqesë më 17 Korrik, se nuk i njeh zgjedhjet, por nëse vendos kështu pasoja e futjes në Parlament, pasi deklarohesh se nuk njeh zgjedhjet, do jetë shkatërrimtare për imazhin e PD.

Unë shpresoj shumë që të thuhet e vërteta dhe të mos krijojmë shpresa të fiktive tek ndjekësit tanë sepse situata post 25 Prill nuk toleron asnjë të pavërtetë. Fitorja jonë fillon nga sinqeriteti i marrëdhënieve tona me qytetarët dhe ndjekësit tanë”, u shpreh Lisandër Hoxha për CNA.al.

LEXO TE PLOTE