LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha mesazh për Ambasadën e SHBA/ "Po mundëson rritjen e numrit të testimeve"

18 Prill 2020, 17:20, Politikë CNA
Basha mesazh për Ambasadën e SHBA/ "Po mundëson rritjen e

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka falenderuar pak minuta më parë Ambasadën e SHBA për ndihmën e saj në luftën e Shqipërisë kundër pandemisë së koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha deklaron se falë SHBA-ve po mundësohet rritja e testimeve të qytetarëve.

“Mirënjohje SHBA & Ambasadës së SHBA për ndihmën kundër COVID-19. Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikqyrjes së të infektuarve & kontakteve të tyre.Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza”, shkruan Basha.

Kujtojmë se rritja e numrit të testimeve është një ndër kërkesat për të cilatopozita ka insistuar më fort gjatë kësaj kohe, pasi pretendon se vetëm kështu mund të indentifikohen rastet e prekura dhe vatrat./ CNA.al

Lajmet e fundit nga