Connect with Us

A erdhi SARS-CoV-2 nga një laborator kërkimor?

Shëndeti

A erdhi SARS-CoV-2 nga një laborator kërkimor?

Publikuar

-

Ajo që në fillim dëgjohej si teori konspiracioni, mund të shfaqet si teori autentike. A mund të ketë dalë virusi i coronës nga një laborator që merrej me studimin e viruseve tek lakuriqët e natës?

Një kohë të gjatë studiuesit dhe gazetarët kanë bërë spekulime, për çështjen se si përfundoi në Wuhan virusi Corona SARS-CoV-2. Dyshime pati për një treg me peshq, në të cilin ishin tregtuar edhe kafshë të egra.

Mediat perëndimore janë duke informuar tani se ka mundësi që virusi të ketë dalë nga Instituti i Virologjisë në Vuhan, i cili ndodhet direkt ngjitur me tregun.

Që në muajin janar në mediat sociale u përhapën teoritë se virusi kishte të bënte me Institutin, por ato u shoqëruan nga teori konspiracioni për kërkime në armë të fshehta bilogjike. Në atë kohë gazeta amerikane Washington Post pati hedhur teorinë se kishim të bënim me një virus të prodhuar nga njerëzit. Virologët që u pyetën nga gazeta, e përjashtuan mundësinë që virusi të ishte një mutacion i prodhuar nga njeriu, duke u mbështetur në karakteristikat e virusit. Kjo u konfirmua nga një studim i bërë nga një ekip studimor i mbledhur nga Kristian G. Andersen, i cili u publikua më 17 mars në Nature Medicine.

Përveç kësaj, punimet e këtij instituti nuk janë të fshehta dhe studimet e bëra me viruset tek lakuriqët e natës, janë publikuar në revista shkencore. Në disa punime studimore janë përfshirë edhe partnerë perëndimorë. Ndër të tjera Galveston National Laboratory nga Universiteti i Teksasit ka marrëdhënie të ngushta me Institutin e Studimeve në Vuhan. Edhe SHBA i ka përkrahur financiarisht punimet studimore, thotë gazeta britanike Daily Mail.

Weiße Fledermaus Tent Making Honduran White bat (picture-alliance/Mary Evans Picture Library)

Nga erdhën të infektuarit e parë?

Por të gjitha këto nuk përjashtojnë mundësinë që virusi të mos ketë dalë në qarkullim pa dashje nga Instituti në Vuhan. Që në fund të muajit janar në gazetën shkencore Science u botua një artikull, që e vinte në pyetje këtë teori, sipas të cilës virusi ka kaluar nga tregu i peshkut tek njeriu.

Një studim i publikuar në revistën The Lancet pati ardhur në përfundimin se 13 nga 41 pacientët e parë të sëmurë me Covid 19, nuk kishin asnjë lidhje me tregun e peshkut.

Përveç kësaj, është e mundshme që infektimi i personit 0, pra njeriut të parë që mori virusin, të ketë ndodhur që në nëntor 2019. Rastet më të hershëm të infektimit nuk kanë pasur kontakt me tregun e peshkut, thekson edhe Daniel Lucey, Profesor për sëmundjet e infeksionit në Universitetin  Georgetown University Medical Center, në një intervistë të dhënë në atë kohë.

LEXO EDHE:  Konfirmohen 14 raste të reja me koronavirus në Prizren/ Qyteti futet në karantinë

A e kanë fajin punët studimore?

Kjo shtron pyetjen si erdhi virusi në Vuhan. Një shpjegim i mundshëm vjen nga profesorja e virologjisë, Zhengli Shi, që është marrë me studime të lakuriqëve të natës në Institutin e Vuhanit dhe ka botuar në fillim të muajit shkurt një artikull shkencor në revistën Nature. Në gazetën South China Morning Post u botua më 6 shkurt një portret i shkencëtares. Në të shkruhej se si ka kërkuar ajo në 28 provinca të Kinës për zgavrrat e lakuriqëve të natës, ku ka marrë edhe prova për analiza. Në Vuhan ajo ka ngritur një arkiv të gjithanshëm për viruset e lakuriqëve të natës, siç shkruan ajo edhe në revistën Spektrum/Scientific American.

Deutschland Symbolbild Corona-Test in München (picture-alliance/dpa/S. Hoppe)
Prova me coronën në Mynih

Në fillim të vitit 2019, ajo publikoi me kolegët e saj një studim të përgjithshëm si transmetohet virusi corona nga lakuriqët e natës. Ajo zbuloi se në vrimat e hundës së lakuriqit të natës ndodhen viruse corone që janë shumë të ngjashme me virusin e përhapur tani.

Falë punës së ekipit të saj, është bërë shumë shpejt shkëputja e genomit të virusit, gjë që iu bë publike botës për të kërkuar për vaksinën dhe për të bërë provat me antitrupa me një shpejtësi të paparë deri tani.

Për këtë arsye Zhengli Shi u përplas javën e kaluar me armiqësira në mediat sociale, si në Azi ashtu edhe në pjesë të tjera të botës. Kolegu nga Nju Jorku Peter Daszak, presidenti i EcoHealth Alliance, që ka punuar bashkë me të në studime u detyrua të merrte në mbrojtje kolegen e re.

Në një intervistë për emisionin Democracy Now të National Public Radio, Daszak tha se pretendimet se virusi ka shpëtuar nga laboratori janë “krejt të pakuptimta”. Ai ka marrë pjesë vetë në grumbullimin e testeve nga lakuriqët e natës. Në laborator nuk janë bërë ruajtje të virusit SARS-CoV-2. Këtu kemi të bëjmë me “politizimin e pafat të fillesave të pandemisë.”/ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OBSH-ja dyshon në dobinë e testeve me anti-trupa për koronavirus

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur dyshime në dobinë e anti-trupave për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Shumë shtete kanë dhënë shenja për planifikimin e blerjes së miliona testeve për anti-trupa, që i bie se njerëzit që vërtetohet se kanë pasur virusin mund të pajisjen me “pasaporta imuniare” dhe mund të kthehen në punë.

Qeveria britanike ka blerë 3.5 milionë teste për anti-trupa, mirëpo nuk ka gjetur ende diçka të duhur për përdorim.OBSH-ja në anën tjetër ka paralajmëruar kundër investimit kaq shumë në këtë lloj të testeve.
Duke folur në Gjenevë, mjekja Maria van Kerkhove nga OBSH-ja ka thënë se “nuk ka të dhëna” se të infektuarit me virus mund të garantojë imunitet më vonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

40 ditë karantinë/ Pipero: E domosdoshme, virusi e përmbyt brenda një ditë sistemin shëndetësor

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se e kemi kaluar pikun e pandemisë ndërsa  thekson se është herët për të festuar.

“Rënia do jetë graduale, do jetë e gjatë, është herët për të festuar, por duhet të jemi optimist dhe të kujdesshëm”, ka thënë Pipero.

Tashmë që gjithë vendi ndodhet në karantinë, Pipero thekson se karantina është e domosdoshme sepse sipas tij virusi e përmbyt brenda një ditë sistemin shëndetësor.

“Ka shumë mundësi koha kur merren masat, sa më shpejt aq më mirë. Këtu tek ne e tregoi që masat u morën më shpejt se në vendet e tjera, rezultatet e tregojnë. Duhet të kemi parasysh, jemi para një virusi ende nuk kemi një medikament, kemi shumë përpjekje, besoj që shumë shpejt do kemi një vaksinë, por nuk besoj se shumë shpejt do kemi një medikament. Do ishte perfekte të kishim një vaksinë dhe medikament. E dhëna e rëndësishme është që ky virus prek më rëndë të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Sido të ishin kapacitetet, karantina duhet. Virusi e përmbyt brenda një dite sistemin shëndetësor, prandaj karantina duhet”, tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Koronavirusi do ikë me ardhjen e verës”/ Pipero: Askush nga ne nuk ka thënë këtë

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është pyetur mbi faktin se disa besojnë që koronavirusi do iki me ardhjen e verës.

Pipero shprehet se askush nuk mund ta parashikojë këtë gjë pasi ky është një virus me shumë të panjohura dhe nuk mund të bëhen parashikime.

“Askush nga ne nuk ka thënë që virusi vritet në temperaturë të lartë. Ai neutralizohet në temperaturë 56 gradë celcius për 30 minuta. Të gjithë shkencëtarët pranojnë që ulet transmetimi i virusit në temperatura të larta. Në këtë moment fillon dhe shuhet epidemia. Unë jam shpresëplotë që nga fundi i prillit do bien rastet dhe në vende të tjera, me uljen e ritmit të transmetueshmërisë së këtij virusi, të lehtësohen dhe masat e qeverive respektive. Kjo nuk do të thotë që u ngroh koha, u ngritën temperaturat dhe të grumbullohemi e të heqim dorë nga masat. Ne do duhet domeomos të përdorim një maskë. Gjatë kësaj periudhe do duhen të moshuarit apo të sëmurët kronikë të ekspozohen më pak. Unë kam një mendim tjetër, që gradualisht ne duhet të lehtësojmë masat dhe të ekspozohemi duke qenë shumë të kujdesshëm. Unë e besoj fort këtë që them, në proporcion me ecurinë tonë, duhet të lehtësohen masat në vendin tonë. Me lehtësimin e masave, ndodh ekspozimi gradual me virusin. Por kjo do të shkojë në proporcion me uljen e ritmit të transmetueshmërisë. Unë mendoj që lehtësimi i masave në proporcion me ecurinë e epidemisë, e ka këtë sekuencë. Është momenti në proporcion të drejtë me ecurinë e epidemisë tek ne, që është një trend i ngadaltë, i qëndrueshëm”, tha Pipero në një lidhje me Skype në “Zonë e Lirë”

LEXO TE PLOTE