Connect with Us

“13 përgjigje testimesh s’na janë dhënë”/ Voltana Ademi: Sot u morën 37 tamponë në Shkodër

Politikë

“13 përgjigje testimesh s’na janë dhënë”/ Voltana Ademi: Sot u morën 37 tamponë në Shkodër

Publikuar

-

Kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi ka ngritur sërish akuza ndaj qeverisë se nuk po i jep përgjigje për tamponët që ka marrë në Shkodër.

Në një lidhje me Rtv Ora, Ademi tha se ditën e djeshme janë marrë gjithsej 29 tamponë, por pretendon se për 13 nuk dihet rezultati.

“Nga informacioni zyrtar që kemi nga komisioni i emergjencës civile, kemi pritur rezultatet për 29 testet e bëra dje dhe përgjigjet kanë ardhur vetëm për 16. Diferenca prej 13 testimesh të tjera akoma nuk ka ardhur. Nuk ka qenë e mundur të kemi të gjitha përgjigjet sot. Shpresoj që deri në darkë të kemi përgjigje. Nuk kam informacion se ku janë bërë, edhe sot janë bërë 37 të tjera. Ajo çfarë vërehet dy javët e fundit në Shkodër është se edhe pse kemi rritur masat dhe ka ndërgjegjësim të qytetarëve, ka një rritje të numrit të atyre që dalin pozitiv. Kjo është si pasojë e rritjes së numrit të testimeve, edhe pse jo ndonjë numër i madh”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  ‘Nuk kam strija e as nuk jam perfekte’/ Elita Rudi i kthen përgjigjen komentueses

Ndërkohë për masat e qeverisë, demokratja thotë se viijnë si pamundësi për të ofruar alternativën e shërbimit të shtuar shëndetësor,

“Kemi mësuar sesa ky shtet është i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm kur bëhet fjalë për të drejtën e individëve dhe familjeve për të pasur shëndet dhe kujdes shëndetësor. Po hyjmë në javën e tetë dhe është problem shumë i madh që nuk kemi kujdes të shtuar, përkundrazi kemi masa të shtuara detyruese, kufizuese deri në ekstrem krahasuar dhe më të gjithë shtetet e tjera të botës e cila vjen si pamundësi për të ofruar alternativën e shërbimit të shtuar shëndetësor”, nënvzon Ademi.

Kujtojmë se sot nuk u konfirmua asnjë rast në Shkodër, e cila është cilësuar si një minë me sahat nga kryeministri Edi Rama.

Duke u bazuar në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë, rezulton se aktualisht janë 99 persona të infektuar në Shkodër, 31 prej të cilëve janë shëruar dhe 1 ka mbetur viktimë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi flet për betejën me kancerin/ E kam të vështirë të gjej….

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet për betejën me kancerin/ E kam të vështirë të gjej….

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme për betejën e saj me kancerin në qafën e mitrës.

Kryemadhi tregoi se ajo është e detyruar që një deri dy herë në vit të marrë serum në gjak, ndërsa rrëfeu një problem që e has gjithmonë.

Ajo deklaroi në emisionin “Real Story” se e ka shumë të vështirë të gjejë një infermier që t’i gjejë asaj venën, pasi theksoi se e shpojnë 10 herë.

Nëse kam erdhur në këtë drejtim.  Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, që jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më çpojë e gjejë venat pa 10 herë.

Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë. Sa të vështirë e kanë qytetarët me COVID-19. Sot duhet infermier, nesër elektricist, hidraulik. Duhen inxhiniera, specialistë. Duhen inxhinierë nafte”, tha kryetarja e LSI-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Platforma e Kryemadhit/ Si mund të bëhen fëmijët të pasur

Publikuar

-

Nga

Platforma e Kryemadhit/ Si mund të bëhen fëmijët të pasur

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shpjeguar programin nga “Bebja në Bebe”. Ajo tha se në Shqipëri lindin 28 mijë fëmijë në vit dhe 28 milionë euro në vit nuk e rëndojnë buxhetin e shtetit.

Kryemadhi deklaroi se këto para do të futen në fondacione me interesa që fëmija që lind sot kur të bëhet vetë prind të marrë paratë.

Sipas saj, me këtë program fëmija fiton 28 mijë e 800 euro deri në moshën 25-vjeçare.

Në Shqipëri lindin 28 mijë fëmijë në vit, nga 1000 në vit, bëhen 28 milion euro në vit. Këto 28 milion euro në 10 vjet bëhen 280 milionë euro. Sot kur lind një fëmijë Shqipëria nuk i ofron asgjë këtij fëmije. Ne themi që për këtë fëmijën që lind sot, unë si shtet ngurtësoj në “hedge fund”, përqindjet nuk i kam shpikur unë, i përdor e gjithë Europa Perëndimore, i përdor Amerika, derisa ky fëmijë të riprodhohet. Derisa fëmija i lindur sot, të bëhet me fëmijë nesër. Pra ky fëmijë ditën që bëhet me fëmijë, ka minimumi, po themi në moshën mesatare 25 vjeç, ky fëmijë përfiton 28 mijë e 800 euro.

Ky i merr këto para kur bëhet prind dhe 28 mijë e 800 euro ka nëna, dhe 28 mijë e 800 euro ka babai dhe ky çift i ri blejnë një shtëpi të re dhe jetojnë të lumtur me fëmijën e tyre. Por mos harro, që të gjithë këtë kohë ekonomia shqiptare duke filluar me formalizimin e ekonomisë, çfarë ndodh? Në 20 vjet, 28 mijë fëmijë shqiptarë që lindin, që janë 560 milion euro, që i bie 560 mijë shqiptarë, janë më mirë që ne t’i ngurtësojmë 1 mijë euro çdo fëmije që lind dhe ai kur të jetë 25 vjeç të marrë 28 mijë e 800 euro apo doni që për 10 vjet t’i japim Vilma Nushit 600 milion euro?”, theksoi ajo në emisionin “Real Story”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Publikuar

-

Nga

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të certifikojë Albin Kurtin si kandidat për zgjedhjet e 14 Shkurtit për shkak të problemeve me ligjin, por Lëvizja Vetëvendosje nuk dorëzohet.

Kryetari i Qendrës së VV në Shqipëri, tha në emisionin Përballë se vendimi do të ankimohet në gjykatë.

Hapi i radhës është ankesa në Gjykatën Supreme. Ju e nisët emisionin me 14 shkurtin që rastis me ditën e zgjedhjeve, po një gjë ka lidhje me dashurinë. Populli e do Lëvizjen Vetvendosje më shumë se kurrë”, tha Abazi.

Sipas Abazit, refuzimi i Albin Kurtit si kandidat për zgjedhjet në Kosovë është manovër për shkak të përkrahjes masive që ka Vetvendosje nga populli.

LEXO EDHE:  Zbardhen emrat e të arrestuarve/ Kush janë 4 “të fortët” e Shkodrës

LEXO EDHE:  Tmerr në Shkodër/Burrelsi dhunon dhe tenton të përdhunojë vajzën në mes të rrugës

Kjo përkthehet edhe në shifra sidomos ato të Diasporës. Ku 40 mijë veta janë regjistruar në zgjedhjet e fundit ato të 2019, ndërkohë mbi 119 mijë janë regjistruar në këto zgjedhje pra mbi trefishi. Për shkak të kësaj përkrahje masive ka një tentativë, po bëjnë manovra nga më të ndryshmet sicc është rasti I vendimit të fundit i institucioneve të kapura në Kosovë”, tha Abazi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE