LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-“Koha ka konfirmuar të vërtetat e asaj dite”/ Fjalimi i fortë i Topallit për Reformën në Drejtësi

17 Prill 2020, 15:16, Politikë CNA
Video-“Koha ka konfirmuar të vërtetat e asaj dite”/

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka publikuar një video teksa mbante fjalën në foltoren e parlamentit, katër vite më parë.

Gjatë fjalës së saj, Topalli fliste për Vettingun e sistemit gjyqësor. Ajo shprehej se në listën e atyre që do ishin pjesa elitare që do të bënin Reformës në Drejtësi kishte miq të kryeministrit, militantë politkë të kryeministrit, njerëz të paaftë nga ana profesionale, kamikazë poltikë të kryeministrit dhe njerëz pushtues tokash të cilët sipas saj, kanë qenë në procese gjysqësore dhe kanë dhënë para për të mbyllur proceset gjyqsore.

Topalli ngrinte akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me këta emra, ndërsa theksonte se disa prej tyre ishin të paktit të tij me Lulzim Bashën.

Bashkëngjitur videos së fjalimit të saj Topalli shprehet se ndihet mirë që pas 4 viteve, koha ka konfirmuar të vërtetat e asaj ditë.

?Një mik ma nisi videon e mëposhtme.
E kisha harruar në fakt.
Ndihem shumë mirë që pas 4 viteve, koha ka konfirmuar të vërtetat e asaj dite.
Të tjeret… në rastin me të mirë heshtnin…dhe konformoheshin…
Dëgjojeni miq dhe bejeni share nese e gjykoni?, shkruan Topalli./CNA.al

Lajmet e fundit nga