LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Turp që komandon nga Facebook”/ Zhupa i kthehet Ramës: Asnjë gjobë nuk do falet, ishin vendime të paligjshme

17 Prill 2020, 17:04, Politikë CNA
“Turp që komandon nga Facebook”/ Zhupa i kthehet Ramës:

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili tha se do të falë të gjitha gjobat që u janë vënë shkelësve të rregullave të karantinës.

Zhupa thotë se Rama nuk do të falë asgjë pasi sipas saj asnjë gjobë asnë masë ndëshkimore nuk ka qenë e mbështetur në ligj .

Sipas saj, ato vendime do ktheheshin mbrapsh me cdo apelim që do bënin qytetarët pasi ishin vendime të paligjshme të policisë.

?Rama nuk fal asgjë! Gjobat, heqja e patentave edhe sekuestrimi i makinës jane masa që kanë ndërrmarrë policët duke lexuar facebookun e Ramës dhe jo në ligj! Asnjë gjobë, asnje masë ndëshkimore nuk ka qenë e mbështetur në ligj, fashat orare që ndryshonin cdo javë nuk kanë qenë të shkruajtura në asnjë akt normativ dhe në asnjë fletore zyrtare. Ato vendime do ktheheshin mbrapsh me cdo apelim që do bënin qytetarët! Ato ishin vendime të paligjshme të policisë që mban si kushtetute dhe ligj, statuset edhe videot e Edi Ramës. Është turpi i tij që tallet me qytetarët edhe vazhdon komandon nga facebooku!?, shkruan Zhupa./CNA.al

Lajmet e fundit nga