Connect with Us

Trump paraqet planin me tre faza për rihapjen e vendit

Bota

Trump paraqet planin me tre faza për rihapjen e vendit

Publikuar

-

Shifrat e të infektuarve trend rritjeje në SHBA/ Trump ndryshon strategjinë e fushatës

Presidenti Donald Trump u dha të enjten guvernatorëve një udhërrëfyes që do të ndihmojë shtetet e tyre për të rimarre veten nga situata e vështirë ekonomike e krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Udhëzimet parashtrojnë “një qasje me faza dhe të matur” për t’iu rikthyer aktivitetit normal në vendet që kanë një sistem të fortë testimesh e po shohin një ulje të raste me COVID-19.

Udhëzimet e reja kanë për qëllim lehtësimin e kufizimeve në zonat ku niveli i infektimit është i ulët ndërsa do të vazhdojnë kufizimet e rrepta në zonat më të goditura.

Në to bëhet e qartë se kthimi në normalitet do të jetë një proces shumë më i gjatë nga sa e parashikoi fillimisht zoti Trump.

“Nuk do të hapemi krejtësisht menjëherë, por me hapa shumë të kujdesshëm të njëpasnjëshëm. Dhe disa shtete do të mund të hapen më herët se të tjerët. Disa shtete nuk janë në gjendje aq të keqe sa të tjerët”, tha Presidenti Trump në konferencën e përditshme për shtyp.

Zyrtarët federalë kanë paralajmëruar se disa masa distancimi social mund të kenë nevojë të mbeten në fuqi deri në fund të vitit me qëllimin për të parandaluar një shpërthim të ri.

Presidenti Trump tha se ndërsa amerikanët e shëndetshëm do kthehen në punë, në përputhje me kushtet në terren, kufizimet do të vazhdojnë për më të rrezikuarit.

“Është e rëndësishme që po përdorim parametra të qartë shkencorë për të testuar rastet e reja dhe kapacitetin e spitaleve, që duhen plotësuar para se kalohet nga një fazë tek tjetra”, tha Presidenti Trump.

Udhëzimet e reja kryesisht forcojnë planet tashmë në fuqi të guvernatorëve, të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për shëndetin publik në shtetet e tyre.

“Guvernatorët do të kenë autoritetin të marrin masa në përputhje me rrethanat e veçanta të shtetit të tyre. Çdo shtet është ndryshe. Nëse duhet të qëndrojnë të mbyllur, do t’i lejojmë ta bëjnë një gjë të tillë. Dhe nëse besojnë se ka ardhur koha për t’u rihapur, ne do t’u japim lirinë dhe udhëzimet për ta realizuar një gjë të tillë”, tha Presidenti Trump.

LEXO EDHE:  Kriza pandemike dhe kriza politike

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i quajti të enjten udhëzimet e Presidentit Donald Trump për rihapjen e ekonomisë “të paqarta dhe jokonsistente” dhe tha se duhej të bëheshin më shumë testime për koronavirusin.

“Dokumenti i paqartë dhe i paqëndrueshëm i Shtëpisë së Bardhë nuk bën asgjë për të kompensuar për dështimin e Presidentit për të dëgjuar shkencëtarët dhe për të prodhuar dhe shpërndarë testime të shpejta në nivel kombëtar,” tha zonja Pelosi në një deklaratë.

Sipas udhërrëfyesit, vendet me infeksione në rënie dhe testime të forta do të fillojnë një rihapje graduale me tre faza të bizneseve dhe shkollave.

Në fazën e parë, plani rekomandon ruatjen e një distance të rreptë fizike për të gjithë njerëzit kur ndodhen jashtë shtëpive të tyre. Grumbullime njerëzish më të mëdha se 10 persona duhet të shmangen si dhe sugjerohet të shmangen udhëtimet e parëndësishme.

Në fazën e dytë, njerëzit inkurajohen të maksimizojnë distancën sociale kur është e mundur dhe të kufizojnë tubimet me më shumë se 50 persona përveç rasteve kur merren masa paraprake. Udhëtimet mund të rifillojë gjatë kësaj faze.

Në fazën e tretë parashikohet një kthim në normalitet për shumicën e amerikanëve, duke u përqëndruar tek identifikimi dhe izolimi i çdo infeksioni të ri./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Mediat plasin “bombën”/ Niset zarf me lëndë helmuese drejt Shtëpisë së Bardhë

Publikuar

-

Nga

Mediat plasin "bombën"/ Niset zarf me lëndë helmuese drejt Shtëpisë së Bardhë

Një zarf që i ishte drejtuar Shtëpisë së Bardhë, përmbante një substancë të identifikuar si ricinë, një lëndë helmuese vdekjeprurëse, njoftuan disa media të shtunën, duke cituar një zyrtar federal të informuar për këtë çështje.

Zarfi që besohet të ketë ardhur nga Kanadaja u kap në një qendër postare qeveritare para se të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë, njoftuan New York Times, CNN dhe Wall Street Journal.

I pyetur në lidhje me njoftimet, FBI-ja tha se agjencia dhe “Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara dhe dhe partnerët e Shërbimit të Inspektimit Postar po hetojnë një letër të dyshimtë të marrë në një objekt të postës qeveritare. Në këtë moment, nuk ka ndonjë kërcënim për sigurinë publike”.

Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret i SHBA nuk pranuan të komentojnë.

Ricina gjendet në gjendje të natyrshme, por duhet ndërmarrë një veprim i qëllimshëm për ta shndërruar atë në një armë biologjike. Ricina mund të shkaktojë vdekje brenda 36 deri në 72 orësh nga ekspozimi në një sasi aq të vogël sa një majë gjilpëre. Asnjë antidot i njohur nuk ekziston.

LEXO EDHE:  Clinton kryeson me 75 vota elektorale, Trump 66



Ka pasur incidente të shumta që përfshijnë zarfe të postuara me ricinë për zyrtarët amerikanë.

LEXO EDHE:  Kontakte me persona të infektuar me Covid/ Vetëizolohet kryeministri, Albin Kurti

Në vitin 2018, një person nga Utah, William Clyde Allen III, u akuzua për kërcënimeve të lidhura me ricinë, përfshirë postimin e një kërcënimi kundër Trump dhe zyrtarëve të tjerë federalë përfshirë Drejtorin e FBI-së Christopher Wray. Të gjitha zarfat e dërguara përmbanin ricinë. Allen mbetet në paraburgim.

Dy persona u dënuan në incidente të veçanta për dërgimin e letrave të me ricin Presidentit të atëhershëm Barack Obama.

Në maj të vitit 2014, një person nga Misisipi, James Everett Dutschke, u dënua me 25 vjet burg pasi u shpall fajtor për dërgimin e letrave me substancën vdekjeprurëse zotit Obama, si dhe një senatori amerikan dhe një gjykatës i shtetit.

Në korrik 2014, një aktor nga Teksasi u dënua me 18 vjet për dërgimin e letrave që përmbanin ricinë për zotin Obama dhe ish-kryebashkiakun e New York-ut, Michael Bloomberg./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

U rritën shifrat e të infektuarve/ Izraeli futet sërish në izolim

Publikuar

-

Nga

Ulet ndjeshëm numri i personave me Covid në shtetin fqinj/ Humbin jetën 6 pacientë

Izraeli ka nisur zbatimin e një urdhëri për izolim tre-javor në rang kombëtar, duke filluar nga sot (të premten) ndërsa numri i rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar një nivel të ri të lartë, prej gati pesë mijë të infektuarish në ditë. Disa spitale raportojnë se nuk kanë më vende për pacientë të tjerë. Infeksioni është përhapur në të gjithë vendin, por komunitetet ultra-ortodokse hebreje dhe ato arabo-izraelite janë ndër më të goditurat. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein raporton nga Jeruzalemi.

Muri Perëndimor i Jeruzalemit, në ditët para Rosh Hashanahit, Vitit të Ri Hebre, zakonisht është i mbushur me mijëra adhurues. Por këtë vit, në vendin e shenjtë sheh një labirint ndarjesh për lutje, të distancuara nga nga njëra-tjetra, që të tregon qysh tani se si bllokimi tre javor do të ndikojë tek festat e ardhshme hebreje.

“Rosh Hashanahi është një ditë e cila kalohet ryesisht me lutje dhe shumica e tyre bëhen gjatë tubimesh masive. Tashmë të gjitha sinagogat kanë më pak njerëz sepse duhet të zbatojnë distancimin fizik. Bëhet fjalë për rregulla sipas të cilave vetëm 10 vetë lejohen në një zonë të mbyllur dhe 20 njerëz në një zonë të hapur. Ata që po planifikonin shërbime shumë të mëdha lutjejesh në ambiente të hapura po hasin vështirësi”, thotë rabini Dov Lipman, i organizatës “Raportimi i ndershëm”

Prej fillimit të pandemisë komuniteti ultra-ortodoks ishte një nga epiqendrat e koronavirusit. Shumë prej tyre i kishin shpërfillur kufizimet gër rumbullimet masive.

Arabët izraelitë, të cilët përbëjnë një të pestën e popullsisë, gjithashtu kontribuan në shifrën e lartë të të prekurve falë dasmave masive ku nuk respektohej distanca fizike.

“Dasmat ishin burimi i infeksionit në Umm al-Fahm. Çdo ditë, raportet ditore tregonin rritje të rasteve me koronavirus. I paralajmëruam njerëzit, po ata nuk i kushtuan vëmendje. Ndaj u detyruam t’u kërkojmë autoriteteve të jenë këmbëngulës me njerëzit dhe kjo është për të mirën e tyre, në mënyrë që ta frenojmë këtë situatë”, thotë Zaki Igbaria, Nënkryetar i Komunës së Umm al-Fahm.

LEXO EDHE:  Kriza pandemike dhe kriza politike



Bazuar në masat e reja për bllokim kombëtar, janë mbyllur shkollat, qendrat tregtare, restorantet, zyrat qeveritare dhe shumë biznese. Njerëzit lejohen të largohen vetëm 500 metra nga shtëpitë të tyre përveç rasteve kur u duhet të blejnë ushqime dhe ilaçe. Policia thotë se është e përgatitur për gjoba të rënda për ata që nuk respektojnë rregullat.

LEXO EDHE:  Ironia e fatit/ Preket nga koronavirusi zv.ministri i Shëndetësisë që tha se situata nuk është aq e rëndë

“Përgatitjet e bëra nga policia kombëtare e Izraelit do të garantojnë zbatimin e vendimit të qeverisë sipas të cilit mijëra oficerë policie do të sigurojnë ndalim qarkullim të plota në të gjithë vendin”, thotë Mickey Rosenfeld, zëdhënës i Policisë Kombëtare të Izraelit.

Masat e para izoluese në Israel u vendosën në muajt mars e prill, në një nga përpjekjet më të hershme dhe më të suksesshme për të vënë situatën nën kontroll në mbarë botën.

Por me synimin për të rifilluar ekonominë e për t’i lehtësuar izraelitët, qeveria hoqi shumicën e kufizimeve në muajin maj, duke lejuar veprimtarinë e shumë bizneseve. Por kritikët thonë se nuk kishte ndonjë plan të përgjithshëm për menaxhimin e pandemisë.

“Virusi nuk lodhet kurrë, rri në errësirë dhe pret rastin. Dhe menjëherë pasi rihapëm ekonominë me një ritëm shumë të shpejtë, duke mos i kushtuar vëmendje sinjaleve për një rritje problematike të rasteve, pra në thelb pa hedhur vështrimin pas, nisën dhe problemet”, thotë Ron Balicer, i organit Këshillimor për Ministrinë e Shëndetësisë për çështje të koronavirusit.

Duke u përballur me një skenar të përsëritur dhe pas disa muajsh protestash kundër një qeverie që është fajësuar për keqmenaxhimin e krizës, shumë izraelitë gjejnë pak arsye për t’u besuar sërisht politikanëve dhe autoriteteve shëndetësore.

LEXO TE PLOTE

Bota

Tensionet Greqi-Turqi/ Pompeo vizitë dy ditore në Athinë

Publikuar

-

Nga

Tensionet Greqi-Turqi/ Pompeo vizitë dy ditore në Athinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë në datat 25-27 shtator.

Në fokus të vizitës së tij do të jetë bashkëpunim strategjik mes dy vendeve

Pompeo do të mbajë një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis ku do të diskutojë edhe për tensionet me e Greqisë më Turqinë në Mesdheun Lindor.



Zyrtari amerikan pritet të flasë në një konferencë për shtyp në Selanik, ndërsa do të ndalet edhe në ishullin e Kretës.

LEXO EDHE:  “Fli gjumë Lulush”/ Kryebashkiaku ironizon Bashën: Kemi një muaj që merremi me Covid-19, ti gërhisje!

LEXO EDHE:  Clinton kryeson me 75 vota elektorale, Trump 66

 

LEXO TE PLOTE