Connect with Us

Strategjia e Trumpit për SHBA/ Hapje me tre faza

Bota

Strategjia e Trumpit për SHBA/ Hapje me tre faza

Publikuar

-

Presidenti amerikan, Donald Trump prezantoi strategjinë e pritur me shumë interes në drejtim të lirimit të masave kundër pandemisë së Coronës. Por një plan i saktë kohor mungon.

Strategjia e presidentit amerikan, Donald Trump parashikon një lirim të kufizimeve për shkak të pandemisë së Coronës në tre faza. “Kjo do të jetë “e kujdesshme” dhe do të pasojë “shteti pas shteti federal”, tha Trump. Me këtë Trump u jep përgjegjësi edhe guvernatorëve. Ata duhet të drejtojnë procesin e hapjes graduale, jo Shtëpia e Bardhë, tha Trump. Në ditët e kaluara, presidenti Trump pati shumë debate me guvernatorët e shteteve federale dhe deklaroi se në çështjen e lirimit të masave ai ka “kompetenca absolute pushteti”. Tani ai ua la në dorë guvernatorëve të lirojnë apo t’i mbajnë në fuqi masat për zbutjen e pandemisë, si kufizimet e lëvizjes apo mbylljen e bizneseve.

Vazhdimësia e pandemisë vendimtare

Para hyrjes në strategjinë me tre faza, në shtetet federale duhet të ketë rënë numri i infeksioneve me Corona në një hapësirë 14 ditore. Për kapacitetet e testimit janë përgjegjës vetë shtetet federale. Më parë qeveria amerikane u vu në kritika për shkak të mungesës së testeve.

New York Pfleger Leichenabtransport Coronakrise (AFP/A. Weiss)New Yorku është goditur rëndë nga pandemia

Nëse bien infeksionet, shtetet federale lejohen që deri në fund të prillit të lirojnë disa masa. Por grumbullimet më shumë se 10 vetë nuk do të lejohen edhe më tej. Kush mund të punojë nga shtëpia duhet ta bëjë këtë edhe më tej. Shkollat mbeten të mbyllura. Gastronomia, kinematë, kishat mund të hapen, nëse mund të garantojnë distancën e duhur mes personave.

LEXO EDHE:  Mandati i shkurtër dhe i zhurmshëm i Tillersonit

Në fazën e dytë punëmarrësit do të inkurajohen të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Në firma do të qëndrojnë të mbyllura hapësirat, ku njerëzit grumbullohen. Vizitat në spitale e azile pleqsh ndalohen. Udhëtimet që duhen bërë rifillojnë, po ashtu hapen edhe shkollat.

Në fazën e tretë e të fundit punonjësit do të rikthehen në punë. Edhe vizitat në spitale e azile pleqsh lejohen. Kurse grupet e rrezikuara duhet të mbajnë distancën tek të tjerët.

USA Coronavirus New York Kirche (AFP/D. Dee Delgado)Kisha e “Our Saviour” në Manhattan është e hapur për lutje në 14 prill. Shumë kisha ofrojnë tani meshat në internet

Rregullat e reja që paraqiti presidenti amerikan mbajnë mbishkrimin “Të rihapim Amerikën sërish” – një evokim i motos së Trumpit “Make America great again”. Më parë Trump e kishte minimizuar rrezikun e virusit duke thënë, se Amerika e ka gjendjen nën kontroll. Ndërkohë SHBA është vendi me numrin më të lartë të infeksioneve. Sipas të dhënave të universitetit, John Hopkins kanë ndërruar jetë më shumë se 30.000 vetë për shkak të virusit Corona./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë Serbi/ Samiti i Parisit përfundoi pa marrëveshje

Publikuar

-

Nga

Samiti Kosovë-Serbi i organizuar nga presidenti i Francës Macron me pjesëmarrjen e kancelares Merkel përfundoi pa marrëveshje për vazhdimin e dialogut. Video-konferenca do të vazhdojë të dielën.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kumtuan pas video-samitit të sotëm se të dielën nuk do të vazhdojë dialogu i ngrirë para dy vitesh mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Në vend të takimit të organizuar nga Miroslav Lajçak, ditën e dielë kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë do të vazhdojnë konsultimet përmes një video-konference me presidentin Macron dhe kancelaren Merkel. Ndërsa takimi i parashikuar të mbahet me datën 12 korrik në Bruksel është shtyrë për datën më 16 korrik.

“Pjesëmarrësit kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në dialogun Prishtinë-Beograd të mbështetur nga Bashkimi Evropian. Negociatat mes dy palëve do të fillojnë me një video-konferencë që do të mbahet më 12 korrik dhe me takimin e parë në Bruksel më 16 korrik”, thuhet në komunikatën përbashkët të kancelares Merkel dhe presidentit Macron.
Hoti: Serbia nuk është e interesuar për normalizim

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi pas video-samitit se “marrëdhëniet me Serbinë mbeten për Kosovën një çështje shqetësuese”. Hoti tha se prej vitit 2011 janë arritur shumë marrëvveshje. Ndërsa ato që janë zbatuar “kanë përmirësuar jetën e njerëzve në të dy vendet”.

”Që nga fillimi i dialogut në vitin 2011, Serbia ka vazhduar të ndërmarrë fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe duke lobuar kundër njohjes së Republikës së Kosovës nga shtetet e tjera”, theksoi Hoti. Praktikat e tilla të dëmshme, sipas tij, dëmtuan procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. “Serbia nuk tregoi synime të vërteta për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, pohon Hoti.

LEXO EDHE:  Arrin në 113 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA

LEXO EDHE:  Arrin në 113 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA

Vuçiç: Bisedime tepër të rënda
Presidenti i Serbisë Vuçiç deklaroi se bisedimet e sotme kanë qenë tepër të rënda. Serbia ishte e vetmja që kishte qëndrime të kundërta me pjesëmarrësit tjerë të bisedimeve. “Gjermania dhe Franca do të dalin me kumtesë të përbashkët dhe me qëndrime të kundërta, pasi nuk jemi pajtuar”, thesoi Vuçiç.

Presidenti serb tha se pala shqiptare ëhstë paraqitur me një “listë të dëshirave”, sepse Serbia nuk pranon urdhëra dhe ultimatume.

“Prishtina kërkon ruajtjen e integritetit territorial, ruajtjen e Kushtetutës dhe rendit kushtetues të Kosovës, njohjen mes dy vendeve, e jo një model si dy Gjermanistë, pranim në OKB dhe njohje nga vendet tjer atë BE. E më pas duan të hapin edhe çështjen e të zhdukurve dhe dëmeve të luftës”, theksoi Vuçiç duke shtuar se bisedimet e tilla janë të pakuptimta.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për të gjithë hapat për përmirësimin e pozitës së popullit tonë, lëvizjen e njerëzve, por nuk pranojmë ultimatume”, theksoi Vuçiç./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

“E premte e zezë” në Serbi/ 18 viktima nga COVID në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Shifra shqetësuese vijnë nga Serbia gjatë 24 orëve të fundit, kur janë
shënuar 18 viktima nga COVID-19

Lajmin e bëri të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, e cila e quajti të premten, si ditën më të rëndë që nga fillimi i pandemisë.

“Deri më tani situata më kritike është në Beograd, pastaj Kragujevc dhe Novi Pazar. Ne po shohim rritje dramatike të numrit të të infektuarve dhe përkeqësim të situatës epidemiologjike në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën”, tha Bërnabiç.

Kryeministrja serbe tha gjithashtu se aktualisht 130 pacientë po trajtohen përmes respiratorëve.
Më herët, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zllatibor Lonçar, tha se kapacitetet e spitaleve ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë tejmbushur dhe dhjetëra pacientë janë dërguar për trajtim në spitalet e Pozharevcit, Smederevës dhe Mlladenovacit.

LEXO EDHE:  Shtohen sërish rastet me Covid-19/ Ja sa arrin në total numri i të prekurve

LEXO EDHE:  Video-Studimi francez jep shpresë në betejën me Covid-19/ Dy antibiotikët që vrasin virusin

“Nëse situata vazhdon me këtë numër të të infektuarve, sistemi shëndetësor do të jetë në telashe”, tha Lonçar.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër përhapjes së pandemisë në mënyrë që sistemi shëndetësor të sigurojë ndihmë adekuate për të gjithë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situatë alarmante në Maqedoninë e Veriut/ 6 viktima dhe mbi 200 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ Konfirmohen 163 raste të reja me Covid-19

Vijon situata e rënduar nfa Covid në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin janë regjistruar 205 raste të reja të të infektuarve me Covid 19.

Ndërkohë që numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve dhe shënon 336. Sipas raportit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë6 pacientë të prekur nga Covid-19.

LEXO EDHE:  Trump e përkufizoi si një gjueti shtrigash/ Miratohet rezoluta që mund të çojë drejt shkarkimit presidentin!

LEXO EDHE:  Arrin në 113 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA

Në total numri i jetëve të humbura në Maqedoni ka shkuar në 368 ndërsa ai i të prekurve në 7777./CNA.al

LEXO TE PLOTE