Connect with Us

“Simptomat e virusit i kuptova nga mediat”/ I riu tregon përvojën me COVID-19

Politikë

“Simptomat e virusit i kuptova nga mediat”/ I riu tregon përvojën me COVID-19

Publikuar

-

Në Kosovë deri të enjten mbrëma janë konfirmuar 449 persona të prekur me COVID-19. Dymbëdhjetë veta kanë humbur jetën, ndërkaq 79 prej tyre janë shpallur të shëruar.
Një nga të shëruarit është edhe Petrit Bylykbashi nga Prishtina, i cili me datën 26 mars është diagnostifikuar me COVID-19. Në një bisedë për Zërin e Amerikës përmes Skype-it, ai thotë se e ka tejkaluar lehtë virusin.

“Lehtë kaloj, jo edhe aq vështirë, nuk e di a për shkak të imunitetit tim që e kam goxha të fortë apo virusi ka qenë më i dobët tek unë, por mirë kaloj”, tha ai.

“Prej momentit që kam rezultuar pozitiv dhe deri te testi i dytë negativ kanë qenë 18 ditë të plota, ndërsa ka qenë 24 ditë prej kohës kur kanë filluar të shfaqen simptomat ndërsa koha kur është dyshuar që unë jam infektuar kanë qenë 38 ditë nga ajo kohë. 38 ditë deri kur kam rezultuar negativ”, tha ai.

Zoti Bylykbashi thotë se simptomat e virusit i ka kuptuar përmes medieve ndërsa tregon se kur kishte filluar të dyshojë se mund të jetë i prekur.

“Kur filluan të më shfaqen simptomat, i pata dyshimet e mia, gjithsesi dyshimet m’u forcuan në ditën e tretë kur u zgjova prej gjumit edhe nuk munda të zgjohem nga krevati për shkak të plogështisë së muskujve dhe dhimbjeve të nyjeve. Aty dyshova që jam i prekur prej koronavirusit ndërsa dyshimet e mija u vërtetuan vetëm tri orë më pas kur temperatura më kaloi mbi 38 gradë. Në atë moment unë e njoftova institutin ndërsa me rekomandim të institutit kam qëndruar edhe pak në shtëpi për të përcjellur gjendjen time edhe për të parë apo vazhdojnë. Pas 30 orëve më rekomanduan të drejtohem në infektivë”, thotë zoti Bylykbashi.

Ai thotë se pas rezultatit pozitiv ka qëndruar një natë në Klinikën Infektive prej nga pastaj është liruar të shërohet në shtëpi. Zoti Bylybashi thotë se e di ditën përafërsisht kur është infektuar, por nuk e di nga kush.

“Kanë qenë ditë shumë të ngarkuara me punë, kanë qenë ditë shesh xhirimesh nëpër gjithë Kosovën, kontaktet kanë qenë të shumta me njerëz, kontakte përveç me njerëz kam pasur edhe gjësende tjera kështu që me të vërtetë nuk mund ta dijë se ku saktë”, tha ai.

Kosova ka filluar zbatimin e masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes, i cili lejon qytetarët e moshës mbi 16 vjeçare dhe nën 65 vjeç, të dalin nga shtëpitë vetëm një herë në ditë për një orë e gjysmë për t’u furnizuar me mallra të domosdoshme. Zoti Bylykbashi thotë se këto masa janë të nevojshme por të vonshme.

“Është shumë më mirë të qëndrojmë në shtëpi për një kohë derisa kjo të kalon ose të paktën të zbutet periudha e virusit, panik jo sepse po bëjnë panik shumë të panevojshëm. Paniku nuk të sjellë asgjë tjetër përveç probleme përveç përkeqësimit të gjendjes. Frika është po ashtu e njëjtë, ta ruajmë qetësinë sa më shumë dhe po u kapëm nga ky virus ta tejkalojnë sa më lehtë dhe më qetë”, tha ai.

Ai thotë se tashmë do të angazhohet si vullnetarë në qendrën e studentëve në Prishtinë, që është shndërruar në karantinë për qytetarët që kthehen nga jashtë Kosovës.

Nuk ka ende ndonjë ilaç apo vaksinë kundër koronavirusit, por “unë kam përdorur vitaminë c dhe paracetamol”, tha zoti Bulykbashi. “Për paracetamol nuk kam pasur shumë nevojë maksimumi pesë herë, në ditët tjera asnjëherë. Çaj, ujë të nxehtë me limon më është preferuar për mëngjes, të cilat besoj që më kanë ndihmuar. Tash nuk e di a është psiqike apo me të vërtetë më kanë ndihmuar, unë ja arrita”./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Njëherë 600 mijë, njëherë 200 mijë”/ PD: Të varfërit përdoren për të pozuar për Facebook-un e Ramës

Publikuar

-

Nga

Pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama se nuk ka shqiptarë që vdesin për bukën e gojës vjen një reagim nga Partia Demokratike.

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi thotë se Rama gënjen ndërsa thekson se njerëzit e varfër përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë.

Sipas Vokshit, dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin

“Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë. Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri. Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë”, shkruan Vokshi teksa publikon një video me këto të dhëna./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Turp që komandon nga Facebook”/ Zhupa i kthehet Ramës: Asnjë gjobë nuk do falet, ishin vendime të paligjshme

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili tha se do të falë të gjitha gjobat që u janë vënë shkelësve të rregullave të karantinës.

Zhupa thotë se Rama nuk do të falë asgjë pasi sipas saj asnjë gjobë asnë masë ndëshkimore nuk ka qenë e mbështetur në ligj .

Sipas saj, ato vendime do ktheheshin mbrapsh me cdo apelim që do bënin qytetarët pasi ishin vendime të paligjshme të policisë.

“Rama nuk fal asgjë! Gjobat, heqja e patentave edhe sekuestrimi i makinës jane masa që kanë ndërrmarrë policët duke lexuar facebookun e Ramës dhe jo në ligj! Asnjë gjobë, asnje masë ndëshkimore nuk ka qenë e mbështetur në ligj, fashat orare që ndryshonin cdo javë nuk kanë qenë të shkruajtura në asnjë akt normativ dhe në asnjë fletore zyrtare. Ato vendime do ktheheshin mbrapsh me cdo apelim që do bënin qytetarët! Ato ishin vendime të paligjshme të policisë që mban si kushtetute dhe ligj, statuset edhe videot e Edi Ramës. Është turpi i tij që tallet me qytetarët edhe vazhdon komandon nga facebooku!”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama nuk mund t’i ikë përgjegjësisë”/ Bardhi: Siguroji shqiptarëve pagën e mbijetesës

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se Edi Rama nuk mund t’i ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës.

Bardhi i bën thirrje të ndalojë korrupsionin me tendera dhe të anullojë koncesionet korruptive pasi qytetarët kanë nevojë për mbështetje.

“Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës. Për qytetarët nuk ka para, nuk ka ushqim, thotë Edi Rama,- sepse kanë rënë të ardhurat, ndërsa për oligarkët vazhdojnë pagesat dhe nën mbishkrimin sekret kryehet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve me tenderat në këtë kohë krize. Paratë janë. Mjafton të ndalësh korrupsionin me tendera dhe të anullosh koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë e justifikime bajate”, shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE