Connect with Us

Rikthimi i normalitetit/ Disa shtete amerikane po shkojnë drejt lehtësimit të kufizimeve

Bota

Rikthimi i normalitetit/ Disa shtete amerikane po shkojnë drejt lehtësimit të kufizimeve

Publikuar

-

Disa shtete amerikane pritet njoftojnë të premten orare për heqjen e kufizimeve që synojnë reduktimin e pasojave të pandemisë, një ditë pasi Presidenti Donald Trump publikoi udhëzimet për një rihapje me faza të ekonomisë së vendit të dëmtuar rëndë.

Në Teksas dhe Florida, guvernatorët republikanë pritej të publikojnë planet për një rihapje graduale, sipas njoftimeve në media. Qyteti i Jacksonville në Florida do të lejojë rihapjen e plazheve dhe parqeve me disa kufizime.

“Rihapja do të kërkojë kohë dhe do të bëhet në hapa të matur e të menduar mirë” shkruante në Twitter kryetari i bashkisë së Jacksonville Lenny Curry.

“Ndërsa vendosim mbi hapjen është e rëndësishme që njerëzit të vazhdojnë të ruajnë distancën fizike. Plazhet dhe parqet tani për tani do të hapen me kufizime. Nuk do të ketë grupime të mëdha”, shkruante ai.

Presidenti Trump, i cili kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit ndaj atij që pritet me shumë gjasë të jetë kandidati i demokratëve, Joe Biden, publikoi të enjten udhëzime të reja me tre faza që kanë për qëllim ringjalljen e ekonomisë ndërsa vendi vazhdon të luftojë pandeminë.

Në qytetin industrial të Miçiganit, guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer tha të premten se shpresonte që pjesë të ekonomisë të fusheshin në punë duke filluar nga 1 maji. Miçigani një shtet që zoti Trump e fitoi me një shumicë të ngushtë në vitin 2016, është përballur me një rritmet më të shpejta në vend të rritjes së infeksionit, por banorët kanë bërë presion për të rihapur ekonominë, madje duke protestuar mbi këtë cështje.

Guvernatori republikan i Misisipit Tate Reeves tha se ai do të shtyjë me një javë urdhrin drejtuar banorëve për të qëndruar në shtëpi i cili pritej të skadonte të hënën, ndërsa do të lehtësojë disa kufizime në fillim të javës tjetër. Plazhet dhe liqenet mund të rihapen të hënën për peshkim dhe aktivitete dëfryese, ndërsa bizneset që tregtojnë mallra jo thelbësore mund të shesin produkte me porosi, tha ai.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin/ Shtyhen masat dhe ndërhyrjet kirugjikale, njoftimi për qytetarët me ndihmë ekonomike

“Po lehtësojmë veprimtarinë e bizneseve jo thelbësore”, tha zoti Reeves. “Doja të njoftoja se do të rihapet gjithç​ka sot, por nuk mundemi. Situata vazhdon të jetë ende problematike”, shkruante ai.

Të premten, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio anuloi të gjitha aktivitetet e planifikuara përgjatë muajit maj. Ai tha se ngjarjet e planifikuar për në qershor ishin në proces shqyrtimi.

Zoti de Blasio shtoi Nju Jorku ka vendosur një “standard të lartë” për rinisjen e ngjarjeve të mëdha e që përfshijnë një numër të madh njerëzish.

Shtetet që përmbushin kriteret federale mund të kalojnë në fazën e parë të rihapjes prej së premtes tha dje presidenti Trump.

“Kemi shtete shumë të ndryshme. Nëse shikoni Montanën,Uajoming, Dakotën e Veriut, situata është shumë ndryshe me Nju Jorkun, shumë më ndryshe sesa në Nju Xhers”, tha ai.

Në pjesën rurale të Montanës janë raportuar 415 raste dhe 7 vdekje dhe në Wajoming 296 raste dhe 2 vdekje, ndërsa shteti New York ka raportuar 14,776 viktima, rreth gjysma e totalit kombëtar.

Demokratët si zoti Biden dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Nancy Pelosi e kritikuan planin e zotit Trump. Udhëzimet “nuk e shpëtojnë presidentin nga dështimi për të mos dëgjuar shkencëtarët si dhe për mungesën e prodhimit e shpërndarjes së testeve të shpejta në rang kombëtar”, tha zonja Pelosi.

Plani i zotit Trump është një rekomandim për guvernatorët e shteteve, me disa prej të cilëve zoti Trump është përplasur gjatë krizës së koronavirusit. Kjo shënon një tërheqje të presidentit, i cili të hënën këmbënguli se kishte autoritet të plotë për t’i urdhëruar shtetet që të rihapnin ekonominë apo që vazhdonin të mbanin në fuqi masat kufizuese.

Të enjten Nju Jorku dhe gjashtë shtete të tjera në verilindje të vendit e zgjatën afatin e urdhrave të qëndrimit në shtëpi deri më 15 maj./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Italia nuk gjen qetësi/ Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Itali nuk po gjen qetësi nga koronavirusi pasi edhe këtë të premte është rritur numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë regjistruar 575 viktima duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur jetën nga Covid 19 në 22 745.
Krahasuar me një ditë më parë në Itali gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 55 persona më shumë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve janë regjistruar 3493 të reja duke e çuar në 172 434 numrin total të të infektuarve. Nga ana tjetër numri i personave të shëruar në 24 orë ka kapur shifrën 2563./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Suksesi gjerman në krizën e COVID-19 dhe faktorët që ndikuan

Publikuar

-

Nga

Çfarë bën ndryshe Gjermania në krizën e virusit Corona, që shihet me admirim nga partnerët evropianë? Qeveria mbetet realiste, por njëkohësisht i shton ofertat për partnerët në vështirësi, shkruan Auron Dodi.

Qeveria gjermane vendosi t’i zbusë në mënyrë të kujdesshme masat kufizuese të jetës publike. Pak lehtësime do të zbatohen që nga e hëna e javës që vjen, lehtësime më të mëdha do të pasojnë prej datës katër maj. Në zbatimin e këtyre masave, landet federale vënë pikërëndesa të ndryshme, në përputhje me veçoritë rajonale. Por megjithë tendencën për një interpretim më liberal të vendimeve federale në landin e Rhenanisë Veriore-Vestfalisë dhe për një kurs më restriktiv në Bavari, e përbashkëta në Gjermani është vazhdimi i kufizimit të gjerë të jetës publike dhe ekonomike.

Arsyeja ka të bëjë me faktin se në këtë epidemi nuk ndihmojnë as nxitimi, dhe as përpjekjet këmbëngulëse për të parashikuar me çdo kusht të ardhmen afatgjatë. Orientimi kryesor për qeverinë gjermane janë përfundimet e shkencëtarëve, të cilat bazohen kryesisht në modele matematikore. Instituti kryesor i epidemiologjisë në Gjermani, Instituti-Robert-Koch aktualizoi së fundi edhe një studim të tij të vitit 2012, për virusin Sars. Në të përshkruhen skenarë të mundshëm të ecurisë së epidemisë së Covid-19.

Modelet dhe skenaret për virusin në Gjermani

Në këtë situatë të panjohur në Gjermani, edhe qeveria qendrore bazohet në modele për të marrë vendime. Kancelarja Angela Merkel shpjegoi për mediet se hapësira që ka qeveria për t’i lehtësuar masat është ende e vogël. Një rritje fare e vogël e infektimeve mund ta çojë edhe sistemin shëndetësor gjerman në limit të kapaciteteve. Aktualisht, shkalla e riprodhimit të virusit, pra numri i njerëzve që infekton 1 njeri është afërsisht 1 person (sot 0,7). Po të rritet kjo shkallë në 1,1, të gjithë shtretërit e reanimacionit në Gjermani do të zihen në muajin tetor. Nëse ndër pesë vetë, një njeri, fillon të infektojë jo 1 tjetër, por 2 vetë të tjerë, kurse të tjerët infektojnë vetëm 1 person tjetër, pra nëse shkalla e riprodhimit nuk është më 1, por 1,2, kapacitet e sistemit shëndetësor gjerman arrihen në korrik. Po të kemi edhe një rritje më të madhe të numrit, në 1,3, kapacitetet arrijnë në limit që në qershor.

I njohur është edhe skenari hipotetik që përshkruan në një studim të aktualizuar të vitit 2012 Instituti-Robert-Koch në Gjermani. Po të konfirmohet ai priten disa valë të epidemisë së virusit Corona. Vala e dytë e infektimeve parashikohet në vjeshtë të këtij viti. E treta në pranverë të vitit të ardhshëm dhe e katërta në vjeshtë 2021. Vetëm atëherë do të arrihet infektimi i plotë i popullatës, pra do të infektohen 60-70 përqind e saj. Pra edhe do të ketë edhe antitrupa kundër virusit Corona tek njerëzit. Me daljen e një vaksine kundër virusit Corona, pasojat te njerëzit do të minimizohen. Provat klinike për këtë vaksinë fillojnë edhe në Gjermani javët e ardhshme.

Gjermania e gatshme për më shumë pacientë të huaj

Për të ardhmen, në kohët kësaj pandemie, në Gjermani vendoset çdo dy javë. Në 30 prill në Berlin do të diskutohet sërish a do të zbuten edhe më tej kufizimet. Këtë të premte (17.04.), ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn deklaroi se përhapja e virusit në Gjermani është bërë e menaxhueshme.

Kjo e lejon Gjermaninë që t’i ndihmojë më mirë shtetet e tjera për përballimin e virusit. Ministri Spahn u ka ofruar shteteve të tjera bisedime për parametrat e trajtimit në Gjermani të pacientëve të tjerë të huaj. Deri tani për kurim në reanimacion në Gjermani kanë ardhur 220 pacientë të huaj me virusin Corona: mbi 130 pacientë nga Franca, 50 nga Italia dhe 50 nga Holanda.
Admirim nga partnerët evropianë për Gjermaninë

Gjermania shihet me admirim për menaxhimin e kësaj krize nga shumica e shteteve evropiane. Organizata britanike, London Deep Knowledge Group madje e kategorizoi Gjermaninë “vendin më të sigurtë dhe më stabil në Evropë, dhe të dytin në botë”, bazuar në menaxhimin e krizës. Vendi i parë në botë është Izraeli, që ka përvojë të gjerë me krizat. Pastaj vijnë Zvicra e Austria. SHBA vijnë në vendin e 70-të. Këtë kategorizim të qendrës britanike e citon sot revista Der Spiegel.

LEXO EDHE:  Muhamed Ali, boksieri legjendar dhe aktivisti që la pas mesazhe të mëdha

LEXO EDHE:  Tre dekada pas revolucioneve të 1989-ës, demokracia po sfidohet seriozisht

Vlerësimi i botës për Gjermaninë në këtë pandemi bazohet në disa faktorë:

Së pari, në nivelin e përgatitjes paraprake dhe të pajisjes së sistemit shëndetësor gjerman. Numri gjithsesi i lartë i shtretërve të kujdesit intensiv para epidemisë, 28.000 shtretër, u rrit aktualisht në 40.000. 30.000 nga këta shtretër kanë aparate respiratore. Meqenëse 10.000 shtretër të kujdesit intensiv janë ende bosh, Gjermania i vë tani ato në dispozicion të pacientëve nga shtetet e tjera, duke ruajtur një rezervë prej 25-30 përqind.

Së dyti, faktor i rëndësishëm ndihmues në këtë krizë të virusit është numri i madh i spitaleve në Gjermani. 1400 spitale janë të shtrira në të gjithë Gjermaninë. Në situatën e tanishme kjo rezultoi e favorshme për testime dhe kurime. Refuzimi i autoriteteve për ta përgjysmuar në 600 numrin e spitaleve, siç kishte propozuar Fondacioni Bertelsmann, për të rritur më tej cilësinë e shërbimit, tani rezultoi fatlum.

Së treti, suksesi i Gjermanisë në këtë krizë bazohet në strategjinë e testimit në masë të popullatës dhe në veçimin pastaj të të infektuarve nga grupmoshat në rrezik. 160.000 teste në javë kryheshin që në fillim të epidemisë në Gjermani, 350.000 teste në javë kryhen sot (kapaciteti është për 700.000 teste në javë, deklaroi të premten ministri Spahn). Për çdo 100 mijë banorë, Gjermania teston mbi 2079 vetë. SHBA testojnë p.sh. 851 vetë.

Këto masa pasqyrohen edhe në numrin deri tani të ulët të të vdekurve nga virusi Corona në Gjermani: pak më shumë se 3000 vetë kanë ndërruar jetë – nga një numër i përgjithshëm prej rreth 134.000 të infektuarish. 81.000 vetë ndërkohë janë shëruar.

Jo së fundi, në këtë pandemi për çdo shtet luan rol edhe rastësia. Të infektuarit e parë në këtë pandemi në Gjermani ishin kryesisht të moshave më të reja, të cilat e përballojnë virusin më lehtë. Izolimi i tyre pas testimeve nga grupmoshat më të mëdha, të rrezikuara më fort, e frenoi numrin e viktimave.
Parashikimet për daljen e vaksinës kundër Covid19 variojnë: më optimistet e shohin daljen e saj në vjeshtë, të tjerët pas një viti e gjysmë, aq sa nevojitet zakonisht për vaksinat. Deri atëherë ne do të vazhdojmë të marrim pjesë në jetën e përditshme. Por me “mendimet e duhura” në mendje: duke ruajtur një distancë 1,5 metra nga të tjerët; me shmangie të aktiviteteve jo të domosdoshme publike; duke mbajtur maska mbrojtëse në dyqane dhe në transport publik, të cilat tani qeveria gjermane i rekomandon me këmbëngulje; dhe duke larë e dezinfektuar duart e sipërfaqet.

“Gjendja është siç është”, është një shprehje tipike e zonës së Këlnit në Gjermani. Situatën aktuale duhet ta pranojmë me ndërgjegje radikalisht, dhe të pranojmë si normale edhe pasigurinë. Gjithsesi, njerëzimi është programuar për të mbijetuar – dëshmia jemi të gjithë ne./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Italia përgatitet për hapjen/ Ekspertët: Çdo veprim do të jetë i kontrolluar

Publikuar

-

Nga

Megjithëse prej kohësh Italia po përballet me një luftë të vështirë ndaj koronavirusit, kanë filluar përgatitjet për hapjen.

Pasi faza e parë është bërë publike, ekspertët po ideojnë edhe fazën e dytë të hapjes. Instituti i Shëndetit ka bërë me dije se edhe në fazën e dytë masat do të jenë të rrepta, e kryesisht masat për distancim fizik.

Më tej ekspertët kanë bërë me dije se në rast se do të ketë një shpërthim të dytë, menjëherë do të shpallet “zonë e kuqe”.

LEXO EDHE:  Muhamed Ali, boksieri legjendar dhe aktivisti që la pas mesazhe të mëdha

LEXO EDHE:  Sali Berisha: 24 marsi ditë historike për NATO-n, Kosovën, Ballkanin dhe Europën

Ekpertët kanë bërë me dije se kur të nisë edhe hapja, çdo veprim do të jetë i kontrolluar për t’i shpëtuar kështu mundësisë për një shpërthim të dytë të pandemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE