Connect with Us

Rama sqaron rregullat e fundjavës/ Kush do të lejohet të lëvizë

Sociale

Rama sqaron rregullat e fundjavës/ Kush do të lejohet të lëvizë

Publikuar

-

shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë rregullat e vendosura nga qeveria për këtë fundjave.

Rama thekson se nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë vetëm pensionistët deri në orën 11.00.
Gjithashtu bëhet me dije se automjet do të lëvizin shtëpi-punë-shtëpi me asnjë ndalesë rrugës, të gjithë ata që kanë autorizim për të punuar gjatë fundjavës.

“Të gjithë të tjerët, në shtëpi dhe të gjitha dyqanet mbyllur deri të hënën në orën 05.00, siç është njoftuar më parë nga ministrja e shëndetësisë”, shkruan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shkrimtari i infektuar me Covid rrëfen dramën/ “Ishin ditët më të vështira të jetës sime”

Publikuar

-

Nga

Shkrimtari i infektuar me Covid rrëfen dramën /“Ishin ditët më të vështira të jetës sime”

Shkrimtari dhe botuesi i njohur, Mark Simoni, ka fituar luftën me Covid-19. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë shkrimtari, i cili me anë te një postimi në rrjetet sociale tregon dramën që ka kaluar.

Shkrimtari shkruan se më në fund u kthye  ng “tuneli i errët i sëmundjes” dhe i konsideron ditët më të vështira të jetës së tij.

“Sa herë më është kujtuar një poezi, mos gaboj e Din Mehmetit TË VEGJËL SPITALET / Dhomat janë shumë të vogla, koridoret krejt të ngushtë, për t’i shpëtuar VDEKJES.



Ndoshta kjo fjalë e rëndë duhet të mos përdoret për arsye etike. Por edhe më etike se vetë etika është e vërteta. COVID është një Inteligjent i Zi, një rrezik kaq i madh e potencial, sa vetëm ajo fjalë paraqet rrezikun e tij të vërtetë ”, shkruan sdhkrimtari.

LEXO EDHE:  Lufta kundër kanabisit/ Rama konfiskon një degë në studio televizive

LEXO EDHE:  Fotot dhe analiza-Si u paravendos çmimi për të riun në politikë/ Sekretari i PD në zyrën e Ramës

Shkrimtari gjen rastin për të falenderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe se ata I dhanë forcë ta kalonte këtë sfidë.

“Të vetmit në atë terrin tim prej 40 ditësh në spital, që më jepnin dritë dhe iluminim ishin qindra e qindra mesazhet tuaja që më vinin si bekim. Përulem dhe bie në gjunjë, para mesazheve, përshëndetjeve dhe urimeve tuaja, që më dhanë aq shumë frymë sa vetëm vetja ime e di dhe e ndjen” përfundoi shkrimtari.

LEXO TE PLOTE

Sociale

I shtruar prej ditësh tek Infektivi/ Covid i merr jetën farmacistit korçar

Publikuar

-

Nga

I shtruar prej ditësh tek Infektivi/ Covid i merr jetën farmacistit korçar

Një farmacist në qytetin e Korçës ka humbur betejën me Covid pas më tepër se 20 ditë në terapi intensive.

R.Zallëmi, 85 vjeç ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të enjtes në spitalin Infektiv të Tiranës. Farmacisti i ndjerë,prej më shumë se gjysëm shekulli ju shërbeu bashkëqytetarëve të tij.



Situata nga koronavirusi vijon të jetë në nivele shqetësuese në vend. Gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi 144 raste të reja dhe 3 humbje jete./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Drejtoria e Përgjithshme Detare jep alarmin/ Po afrohet Cikloni “Cassilda”

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare jep alarmin/ Po afrohet Cikloni “Cassilda”

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se si rezultat i krijimit të ciklonit “Cassilda” në Mesdhe do të ketë përkeqesim të motit në zonën e detit Jon, në pjesën veriore të tij.

Njoftohet se moti të përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë.

Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s

Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

“Njoftim për përkeqësim të motit në zonën e Detit Jon në pjesën veriore të tij!

Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu , nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet. Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s . Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.



Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

LEXO EDHE:  Ish-kryekomunari që u shpërblye nga Rama/ Nuk flet kurrë, por përfiton miliona

LEXO EDHE:  Fotot dhe analiza-Si u paravendos çmimi për të riun në politikë/ Sekretari i PD në zyrën e Ramës

Siguria juaj prioriteti ynë!”/CNA.al

Njoftim për përkeqësim të motit në zonën e Detit Jon në pjesën veriore të tij🌧🌊!Si rezultat i krijimit të një cikloni,…

Gepostet von Drejtoria e Përgjithshme Detare am  Mittwoch, 16. September 2020

LEXO TE PLOTE