Connect with Us

“Rama nuk mund t’i ikë përgjegjësisë”/ Bardhi: Siguroji shqiptarëve pagën e mbijetesës

Politikë

“Rama nuk mund t’i ikë përgjegjësisë”/ Bardhi: Siguroji shqiptarëve pagën e mbijetesës

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se Edi Rama nuk mund t’i ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës.

Bardhi i bën thirrje të ndalojë korrupsionin me tendera dhe të anullojë koncesionet korruptive pasi qytetarët kanë nevojë për mbështetje.

“Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës. Për qytetarët nuk ka para, nuk ka ushqim, thotë Edi Rama,- sepse kanë rënë të ardhurat, ndërsa për oligarkët vazhdojnë pagesat dhe nën mbishkrimin sekret kryehet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve me tenderat në këtë kohë krize. Paratë janë. Mjafton të ndalësh korrupsionin me tendera dhe të anullosh koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë e justifikime bajate”, shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“Koha ka konfirmuar të vërtetat e asaj dite”/ Fjalimi i fortë i Topallit për Reformën në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka publikuar një video teksa mbante fjalën në foltoren e parlamentit, katër vite më parë.

Gjatë fjalës së saj, Topalli fliste për Vettingun e sistemit gjyqësor. Ajo shprehej se në listën e atyre që do ishin pjesa elitare që do të bënin Reformës në Drejtësi kishte miq të kryeministrit, militantë politkë të kryeministrit, njerëz të paaftë nga ana profesionale, kamikazë poltikë të kryeministrit dhe njerëz pushtues tokash të cilët sipas saj, kanë qenë në procese gjysqësore dhe kanë dhënë para për të mbyllur proceset gjyqsore.

Topalli ngrinte akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me këta emra, ndërsa theksonte se disa prej tyre ishin të paktit të tij me Lulzim Bashën.

Bashkëngjitur videos së fjalimit të saj Topalli shprehet se ndihet mirë që pas 4 viteve, koha ka konfirmuar të vërtetat e asaj ditë.

LEXO EDHE:  Sondazhi në rrjetet sociale/ Shqiptarët të zhgënjyer nga Rama

LEXO EDHE:  Zbardhet plani i Ramës me reformën në drejtësi/ Frikë për arrestime ministrash

“Një mik ma nisi videon e mëposhtme.
E kisha harruar në fakt.
Ndihem shumë mirë që pas 4 viteve, koha ka konfirmuar të vërtetat e asaj dite.
Të tjeret… në rastin me të mirë heshtnin…dhe konformoheshin…
Dëgjojeni miq dhe bejeni share nese e gjykoni”, shkruan Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fasoneritë janë vatrat e reja të infeksionit”/ Basha: Qeveria po vepron me vonesë, s’ ka më kohë!

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë të mbyllë menjëherë fasoneritë, pasi sipas tij aty janë krijuar vatra të reja të infeksionit.

Basha thekson se fasoneritë janë vatrat më të rrezikshme të koronavirusit, prandaj ato duhet të mbyllen menjëherë.

“Është për të ardhur keq që qeveria po vepron me vonesë. Është e prirur të mohojë, pastaj të veprojë.Nuk ka më kohë për refuzime kokëforta. Qeveria duhet të urdhërojë menjëherë mbylljen e fasonerive në gjithë vendin. Koronavirusi ka krijuar vatra të reja dhe fasoneritë janë vatrat më të rrezikshme. Mbyllja e fasonerive  shmang rrezikun për infektimin e 70 mijë qytetarëve.”, tha Basha në një deklaratë për mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nëse nuk arrestohet Voltana, atëhere Kodin Penal hidheni në WC si letër higjenike!

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu

* Dje ishte hera e parë në jetën time pas 25 vitesh jurist që nuk më ngjalli asnjë intetes apo kuriozitet ndryshimet në Kodin Penal.
Më vinte për të qeshur me budallallëkun e njerzve dhe frikën se po dolën në rrugë do ti fusi në burg policia.
Një histeri komentesh njerzish budallenj, të çmendur, injorant dhe analfabet në njohuritë e tyre juridike.
Për të qarë apo për të qeshur?
S’di me saktësi por thjesht jemi një shoqëri shumë komike.

Rebelimi në rrjetet sociale i një grupi njerzish në depresion që ka 48 orë bëjnë debat për disa ndryshime juridike dhe sanksione penale në një situatë pandemie ku është në pikpytje jeta e tyre.

A e dini, pse nuk më interesojnë as vitet e burgut dhe as gjobat e Kodit Penal?

– Sepse jam i sigurt që ky ligj nuk do zbatohet kurrë….
– Sepse e di që në Shqipëri njerzit s’janë të barabartë përball Kodit Penal.
– Sepse Edi Rama nuk do guxojë ta arrestojë një të rrjedhur si Voltana që infektoi qindra hajvana dhe shkodrana.
Tek Voltana fillon dhe mbaron banaliteti i ndryshimeve të Kodit Penal.
– Të infektosh veten sipas këtij Kodi futesh 5 vjet në burg.
– Të infektosh gjithë qytetin mandatohesh 5 vjet kryetare dhe del në media si heroinë

LEXO EDHE:  Sondazhi në rrjetet sociale/ Shqiptarët të zhgënjyer nga Rama

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Zbulohet “doktrina” antishqiptare e Ramës

Nëse nuk e arrestoni Voltanën, merr hidheni Kodin Penal në WC dhe përdoreni për letër higjenike.
Po them Voltanën dhe s’po përmend Sali Berishën sepse sipas atij Kodi Penal, të çmendurit shtrohen në spital psikiatrik sepse quhen të papërgjegjshëm për veprimet e tyre.
Ah se harrova t’ju them: Kodi Penal nuk do firmoset nga Presidenti, dhe deri sa ai ta kthej apo të rivotohet sërish kanë kaluar disa muaj së bashku me virusin.
Për këtë arsye, mos harrxhoni kohe me “mizat por me kalin që ju ka ngordhur”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE