Connect with Us

“Pasojat e virusit do të zgjasin edhe në verë”/ Mjeku shqiptar në SHBA: Vaksina mund të dalë në vjeshtë

Shëndeti

“Pasojat e virusit do të zgjasin edhe në verë”/ Mjeku shqiptar në SHBA: Vaksina mund të dalë në vjeshtë

Publikuar

-

Mjeku shqiptar në SHBA, ish-drejtori i Virologjisë në Boston, Rajmond Ikonomi, deklaroi se Covid-19 është një virus tepër dinak.

Rajmond Ikonomi theksoi se bota u shkund nga ky virus, ndërsa vlerësoi se pasojat e tij mund të zgjasin edhe verës.

“Pasojat e virusit do të zgjasin edhe gjatë verës. Akoma nuk mund të thuhet me saktësi se temperatura e dëmton këtë virus. Covid-19 përhapet me një shpejtësi të frikshme. Ështe e vështirë t’i japësh një formulë të saktë menaxhimi, por bazuar në metodën kryesore, duhet që të kapet vatra e parë sa më parë. Nëse vatra do të bllokohet e do testohet pozitive, të largohet pozitivi dhe gjejmë kontaktet, e vëmë nën kontroll koronavirusin. Një shembull pozitiv dhanë vendet aziatike, ku janë bërë testime, madje edhe ritestime. U izoluan këta njerëz, u izoluan edhe kontaktet dhe situata u menaxhua shumë mirë. E gjithë bota u shkund nga infeksioni. E menjëherë u morën masa”, u shpreh Ikonomi në një lidhje të drejtpërdrejtë me “News 24”.

Ikonomi deklaroi më tej se ky virus ka habitur botën, duke vënë në dukje se vaksina mund të dalë në vjeshtë.

LEXO EDHE:  Uashington/Protestuesit pro dhe anti-Trump përfundojnë në përqafim

“Ky virus del për herë të parë. Jam optimist se dicka do ecë. Edhe ai që ka kaluar infeksionin, mund të infektohet prapë. Dëshira e mirë është që vaksina të dalë sa më parë. Deri tani janë deri 60 vaksina kandidate dhe po bëhen prova. Ka sinjale të mira që një vaksinë të dalë. Këtu në Amerikë mund të dalë vaksina në vjeshtë. Përgatitja e vaksinës shkon 3 deri 6 muaj. Fillimisht provohet te kafshët, e shihet nëse vaksina nuk është e rrezikshme, provohet patjetër edhe tek njerëzit”, tha mjeku Ikonomi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Studiuesit japin shpresë në betejen me Covid-19/ Ilaçi që po shëron pacientët e infektuar

Publikuar

-

Nga

Pacientët e infektuar me Covid-19 po trajtohen me një ilaç eksperimental që quhet Remdesivir dhe duket se e kanë marrë veten shumë shpejt pas trajtimit, raportoi STAT news ditën e enjte. Pacientët që morën pjesë në një provë klinike të ilaçit, të gjithë kishin simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe ethe, por ishin në gjendje të largoheshin nga spitali pas më pak se një javë trajtimi, citoi STAT citimin e mjekut që drejtoi eksperimentin”Lajmi më i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë kthyer në shtëpi, gjë që është e shkëlqyeshme. Ne kemi humbur vetëm dy pacientë”, thotë Dr. Kathleen Mullane , një specialist i sëmundjes infektive në Universitetin e agoikagos i cili po udhëheq eksperimentin klinik.

Mullane nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga CNN. Universiteti tha se do të komentojë pasi rezultatet zyrtare të eksperimentit të jenë gati.Nuk ka asnjë terapi të aprovuar për Covid-19, e cila mund të shkaktojë pneumoni të rëndë dhe sindromën e shqetësimit të frymëmarrjes akute në disa pacientë. Por Instituti Kombëtar i Shëndetit po organizon eksperimente të disa ilaçeve dhe trajtimeve të tjera, mes tyre remdesivir.
Ilaçi, i bërë nga Gilead Sciences, u testua kundër Ebolës me pak sukses, por studime të shumta në kafshë treguan se ilaçi mund të parandalojë dhe trajtojë koronaviruset që lidhen me Covid-19, duke përfshirë SARS (Sindromi i Rënda Akute e frymëmarrjes) dhe MERS (Respiratori i Lindjes së Mesme Syndrome).

Në shkurt, Organizata Botërore e Shëndetit tha që remdesivir tregoi potencial kundër Covid-19.Sidoqoftë, eksperimenti nuk përfshin atë që njihet si një grup kontrolli, kështu që do të jetë e vështirë të thuhet nëse ilaçi me të vërtetë po i ndihmon pacientët të shërohen më mirë. Me krahun e kontrollit, disa pacientë nuk e pranojnë ilaçin që testohet, në mënyrë që mjekët të mund të përcaktojnë nëse është ilaçi që po ndikon vërtet në gjendjen e tyre.

LEXO EDHE:  Foto- Aksident i frikshëm në SHBA/ Shikoni si përfundojnë makinat

LEXO EDHE:  Meta në SHBA/Forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik

Testet e ilaçit po vazhdojnë edhe në dhjetëra qendra të tjera klinike. Gilead është sponsorizues i testeve të drogës në 2,400 pacientë me simptoma të rënda Covid-19 në 152 vende të eksperimentit në të gjithë botën. Po ashtu po teston ilaçin në 1.600 pacientë me simptoma të moderuara në 169 spitale dhe klinika në të gjithë botën.
Gilead tha se priste rezultate nga eksperimenti deri në fund të muajit./ CNN-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

283 pacientë fitojnë betejen me koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico në një komunikim publik ka bërë të ditur se edhe gjashtë pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar kështu numrin e pacientëve të shëruar në 283.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara. “-tha Fico.

21 raste të reja në 24 orë/ Shkon në 539 numri i personave të prekur nga koronavirusi

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

21 raste të reja në 24 orë/ Shkon në 539 numri i personave të prekur nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka bërë të ditur sot se në 24 orët e fundit janë shënuar 21 raste të reja me Covid-19, duke e çuar kështu në total 539 numrin e personave të prekur.

“Ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.
Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.
Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 245 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 2 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.”-tha Fico.

LEXO TE PLOTE