Connect with Us

OBSH-ja dyshon në dobinë e testeve me anti-trupa për koronavirus

Shëndeti

OBSH-ja dyshon në dobinë e testeve me anti-trupa për koronavirus

Publikuar

-

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur dyshime në dobinë e anti-trupave për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Shumë shtete kanë dhënë shenja për planifikimin e blerjes së miliona testeve për anti-trupa, që i bie se njerëzit që vërtetohet se kanë pasur virusin mund të pajisjen me “pasaporta imuniare” dhe mund të kthehen në punë.

Qeveria britanike ka blerë 3.5 milionë teste për anti-trupa, mirëpo nuk ka gjetur ende diçka të duhur për përdorim.OBSH-ja në anën tjetër ka paralajmëruar kundër investimit kaq shumë në këtë lloj të testeve.
Duke folur në Gjenevë, mjekja Maria van Kerkhove nga OBSH-ja ka thënë se “nuk ka të dhëna” se të infektuarit me virus mund të garantojë imunitet më vonë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

40 ditë karantinë/ Pipero: E domosdoshme, virusi e përmbyt brenda një ditë sistemin shëndetësor

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se e kemi kaluar pikun e pandemisë ndërsa  thekson se është herët për të festuar.

“Rënia do jetë graduale, do jetë e gjatë, është herët për të festuar, por duhet të jemi optimist dhe të kujdesshëm”, ka thënë Pipero.

Tashmë që gjithë vendi ndodhet në karantinë, Pipero thekson se karantina është e domosdoshme sepse sipas tij virusi e përmbyt brenda një ditë sistemin shëndetësor.

“Ka shumë mundësi koha kur merren masat, sa më shpejt aq më mirë. Këtu tek ne e tregoi që masat u morën më shpejt se në vendet e tjera, rezultatet e tregojnë. Duhet të kemi parasysh, jemi para një virusi ende nuk kemi një medikament, kemi shumë përpjekje, besoj që shumë shpejt do kemi një vaksinë, por nuk besoj se shumë shpejt do kemi një medikament. Do ishte perfekte të kishim një vaksinë dhe medikament. E dhëna e rëndësishme është që ky virus prek më rëndë të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Sido të ishin kapacitetet, karantina duhet. Virusi e përmbyt brenda një dite sistemin shëndetësor, prandaj karantina duhet”, tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Koronavirusi do ikë me ardhjen e verës”/ Pipero: Askush nga ne nuk ka thënë këtë

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është pyetur mbi faktin se disa besojnë që koronavirusi do iki me ardhjen e verës.

Pipero shprehet se askush nuk mund ta parashikojë këtë gjë pasi ky është një virus me shumë të panjohura dhe nuk mund të bëhen parashikime.

“Askush nga ne nuk ka thënë që virusi vritet në temperaturë të lartë. Ai neutralizohet në temperaturë 56 gradë celcius për 30 minuta. Të gjithë shkencëtarët pranojnë që ulet transmetimi i virusit në temperatura të larta. Në këtë moment fillon dhe shuhet epidemia. Unë jam shpresëplotë që nga fundi i prillit do bien rastet dhe në vende të tjera, me uljen e ritmit të transmetueshmërisë së këtij virusi, të lehtësohen dhe masat e qeverive respektive. Kjo nuk do të thotë që u ngroh koha, u ngritën temperaturat dhe të grumbullohemi e të heqim dorë nga masat. Ne do duhet domeomos të përdorim një maskë. Gjatë kësaj periudhe do duhen të moshuarit apo të sëmurët kronikë të ekspozohen më pak. Unë kam një mendim tjetër, që gradualisht ne duhet të lehtësojmë masat dhe të ekspozohemi duke qenë shumë të kujdesshëm. Unë e besoj fort këtë që them, në proporcion me ecurinë tonë, duhet të lehtësohen masat në vendin tonë. Me lehtësimin e masave, ndodh ekspozimi gradual me virusin. Por kjo do të shkojë në proporcion me uljen e ritmit të transmetueshmërisë. Unë mendoj që lehtësimi i masave në proporcion me ecurinë e epidemisë, e ka këtë sekuencë. Është momenti në proporcion të drejtë me ecurinë e epidemisë tek ne, që është një trend i ngadaltë, i qëndrueshëm”, tha Pipero në një lidhje me Skype në “Zonë e Lirë”

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Të detyruar të kërkojmë gjilpërën në kashtë”/ Pipero tregon si funksionon analiza serologjike

Publikuar

-

Nga

Teksa kemi hyrë në ditën e 40-të të karantinës, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka thënë se është një lajm shumë i mirë fakti se do të fillojnë analizat serologjike prej të hënës.

Ai ka zbuluar si funksionon dhe sa e rëndësishme është kjo analizë.

Mes te tjerash, Pipero thekson se kemi hyrë në një fazë të re të ecurisë së epidemisë që na detyron të kërkojmë gjilpërën në kashtë.

“E vetmja gjë që do të thosha është të bëjmë shumë kujdes. Besoj e reja është vendimi i marrë nga ministria e Shëndetësisë për të filluar analizat serologjike tek pacientët për të parë ku jemi jo vetëm me ekspozimin, por edhe me krijimin e anti-trupave, për të parë nivelin e mbrojtjes. Merret gjaku dhe analizohet dhe shikojmë nivelin e anti-trupave në organizëm. Janë dy lloj anti-trupash, njëri që dëshmon infeksionin dhe tjetri që tregon infeksion të kaluar dhe fitim të imunitetit. Për të folur për imunitetin është pak herët që këto anti-trupa të jenë të qëndrueshëm. Është i rëndësishëm kjo analizë se shohim sa të ekspozuar jemi ndaj këtij virusi. Këto lloj analizash nuk është e domosdoshme të bëhen për gjithë popullsinë. Mendoj që ministria e Shëndetësisë ka ndërtuar një strategji për të parë cila pjesë e popullatës do t’i nënshtrohet analizës. Fakti që fillon tek bluzat e bardha është lajm i mirë sepse shihet si është situata më mirë. Kemi hetim inteligjent, jo më për të gjurmuar dhe konfirmuar rastet e kontaktet, por me hetim inteligjent për të parandaluar lindjen e vatrave të reja. Kemi hyrë në një fazë të re të ecurisë së epidemisë që na detyron të kërkojmë gjilpërën në kashtë. Do thellohemi në hetim për të parandaluar. Të kërkojmë atje ku mund të jetë, jo atje ku është. Sa më shpejt ta gjejmë, aq më shpejt e izolojmë, aq më pak kontakte të tjera ka ai person me të tjerët”, ka thënë Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE