Connect with Us

Nuk respektuan masat kundër koronavirusit/ Ndëshkohen 615 qytetarë

Kronika

Nuk respektuan masat kundër koronavirusit/ Ndëshkohen 615 qytetarë

Publikuar

-

Policia e Shtetit bën të ditur se në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 75 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Sipas uniformave blu, në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh. Q., banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të bërë testin e alkoolit.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi I. L., banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse.

Po në Tiranë janë proceduar penalisht R. T. dhe A. T., banues në Krujë, pasi duke qarkulluar me një mjet, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe i kanë fyer e kanosur ata.

Në Durrës është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Xh. P., pasi është konstatuar duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/litër.

Në Berat është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. M., pasi është konstatuar duke drejtuar motorin pa targa dhe pa leje drejtimi.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 615 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

LEXO EDHE:  Vjedhje në Durrës/ Arrestohen 3 persona

Në Kukës është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi F. H., banues në Kukës, pasi ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit të detyrueshëm, duke dalë jashtë ambienteve të banesës.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi E. S., banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke lëvizur jashtë fashës orare dhe ka kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e Policisë në detyrë.

Në Korçë janë proceduar penalisht J. K. dhe A. K., pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për shkak të detyrës, si edhe kanë prishur qetësinë publike.

Në Durrës është proceduar penalisht shtetasi A. M., banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë me një dokument të Ujësjellës Kanalizime Durrës me qëllim lëvizjen e lirë, por nga verifikimet e bëra nuk rezulton të jetë punonjës i kësaj ndërmarrjeje.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 2 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 8 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Në Kukës është proceduar penalisht për fshehje të ardhurash shtetasi N. C., banues në Kukës, pasi ushtronte aktivitetin në bar restorantin e tij, pa u regjistruar në organin përkatës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet i rrezikshmi i Korçës

Publikuar

-

Nga

Video-Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet i rrezikshmi i Korçës

Policia e Korçës bën të ditur se ka vënë në pranga një të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas uniformave blu, në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, mbi vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Ndihmësi”, për kapjen e tij, konkretisht shtetasit Dh. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

LEXO EDHE:  Rreziku nga koronavirusi/ Meta bën thirrjen e fortë

LEXO EDHE:  Rama publikon kurbën e progresit të koronavirusit/ Thirrje qytetarëve: Ta shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes disa të rinjve në një lokal/ Merret peng 32-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Sherr mes disa të rinjve në një lokal/ Merret peng 32-vjeçari

Mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e Gramshit janë konfliktuar disa persona me njëri-tjetrin, ndërsa pas zënkës 3 të rinj kanë marrë peng një tjetër person.

Sipas BW, është marrë peng shtetasi me iniciale A. B 32 vjeç, i cili është vëllai i personit me të cilin po ziheshin disa të tjerë.

Në sherr e sipër ata e kanë futur me forcë në makinë të riun.

LEXO EDHE:  Rrahën 40 vjeçarin/ Në pranga dy persona

LEXO EDHE:  Po shkonte në protestë/ Policia dhunon gazetarin

Për ngjarjen, menjëherë është njoftuar policia e cila ka vënë në pranga një prej autorëve të pengmarrjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet e pajetë një 69-vjeçare në një resort turistik/ Mister shkaqet

Publikuar

-

Nga

Gjendet e pajetë një 69-vjeçare në një resort turistik/ Mister shkaqet

Një 69-vjeçare është gjetur e pajesë në një resort turistik, në aksin Turizëm-Kanali i Cukës në Sarandë.

Mësohet se viktima është 69-vjeçarja me inicialet L.P.

Burimet bëjnë të ditur se ajo është gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm në një dhomë të resortit, nga vajza e saj.

Policia dhe ambulanca kane shkuar ne vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE