Connect with Us

Lulin ta bëjmë hoxhë ose prift

Politikë

Lulin ta bëjmë hoxhë ose prift

Publikuar

-

Dje në një dalje televizive Luli, kryetari i Republikës së re, foli një orë, nuk tha asgjë, por prapë rëndësi për të kishte që doli. Flokët shkëlqenin nga brillantina, librat nga pas në sfond nuk kishin lëvizur, dhe Basha që vinte ultimatumin e radhës ku i kërkonte qeverisë të publikonte planin brenda 24 orëve, por gjithmonë duke thënë se nuk ishte koha për politikë. Një dalje televizive e radhës ku Luli vazhdon gjithmonë të bëjë si një djalë i mirë, jo për politikë, por për çfarë?

Basha ka ndryshuar shumë dhe gjithçka ka filluar që pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai ka 6 muaj që thotë nuk është koha për të bërë politikë. Po pse del në televizor çdo ditë më dhe pa orar duke garuar më Ramën dhe ministrat e tij?

E di veten myfti? Se politikani me politikë merret. Apo bën njësoj si Rama kur thotë që i vendos Komiteti çfarë do bëhet me situatën, s’vendos unë. A thua ky tjetri është prift.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Bashës e Kryemadhit/ Vasili i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Ballës

Lulzim Basha del e bën si burrë i mirë dhe që e ndjek situatën nga vilat e oligarkëve, ku ka hapur parukeri në njërën dhomë.

PD dhe eksponentë të saj janë mjaft të ashpër në qëndrimet e tyre, në konferenca apo reagime në rrjetet sociale. Aleatët si LSI më ekstremistë akoma, kurse Basha del e ben si burrë i mirë, s’merrem me politikë, thotë.

Po politikani për atë punë është zgjedhur të bëjë politikë, si e bën pastaj është një tjetër aspekt. Lulzim Basha nuk është Pëllumb Pipero të flasë si mjek e specialist. E bën keq apo shumë keq Luli, kjo ngelet për tu analizuar dhe vlerësohet në votim, se ta bentë si Pipero do ishte tjetër situatë tani.

Se të jetë se Luli s’bën politike, mos të na dalë në ekran fare, se s’ka ndermend njeri të dëgjojë idiotllëqet e tij, përsëritjet, mungesën e ideve, dhe rolin e figurantit sa për të plotësuar vendin e të qenit në opozitë./ CNA.al

Luli, ky papagall i Rilindjes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hungaria dhuron 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore

Publikuar

-

Nga

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim në Tiranë, Ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó. Ky takim, i zhvilluar në rrethana të jashtëzakonshme, nën masa të rrepta sigurie, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, u fokusua në disa çështje tepër të rëndësishme.

Avancimi i agjendës dypalëshe politike dhe ekonomike, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, mbështetja e Hungarisë për ridërtimin e vendit pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, si dhe bashkëpunimi konkret në luftën kundër Covid-19, ishin ndër temat e diskutuara në takim.

Për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, Hungaria siguroi në mbështetje të luftës kundër COVID-19, 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore, me qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në vend.

Pasi i shprehu mirënjohjen homologut hungarez për mbështetjen e pakursyer, Cakaj pohoi me bindje se në bashkëpunim të ngushtë e solidaritet të gjerë, kjo luftë do të ketë vetëm një epilog: fitoren përfundimtare mbi COVID-19.

Për më tepër, homologët gjatë takimit ndanë bindjen se vendimi i BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë, megjithëse i vonuar, ishte i duhuri, pasi ky vendim është jo vetëm i rëndësishëm për thellimin e reformave të brendshme, por edhe për rritjen e besueshmërisë së Bashkimit Evropian në rajon.

LEXO EDHE:  A jeni ftuar në Kuvendin Kombëtar të PD?!/ Përgjigjet Bregu

LEXO EDHE:  Video-Metës nuk i del inati me Ramën/ Ja mesazhi për mazhorancën

“Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në të gjitha fushat kryesore të identifikuara në Përfundimet e Këshillit të Qershorit 2018”- u shpreh Cakaj në fjalën e mbajtur.

Gjithashtu, Kryediplomati siguroi se pavarësisht situatës në të cilën gjendemi, Shqipëria është e përgatitur dhe e gatshme për të kryer të gjitha detyrat teknike dhe politike, të cilat kërkohen për të avancuar më tej në procesin e negociatave, duke filluar me Konferencën e Parë Ndërqeveritare e më tej.

Homologët, gjatë diskutimit, u ndalën edhe tek Komisioni i Përbashkët Ekonomik Shqipëri-Hungari, i cili pritet të zhvillohet sapo situata të jetë më e favorshme, si një incentivë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këta janë çmendur të gjithë

Publikuar

-

Nga

Nuk iu mjaftojnë hallet, varfëria dhe problemet e shumta shqiptarëve. Nuk iu mjaftojnë pasojat e një tërmeti që la pas 50 viktima, qindra të plagosur, dhimbje dhe lot pa fund. Rrënoja kudo. Nuk iu mjaftojnë këto, por vjen dhe pandemia e koronavirusit, e cila po merr jetë dhe i detyron të izolohen, të mos dalin të marrin pak ajër, të mos shohin të afërmit e tyre, sepse rrezikojnë jetën.

E në këtë kohë pandemie, kur iu duhej pak qetësi, kur iu duhej pak kurajo dhe mbështetje, ndodhen përballë “furtunës” që vjen nga çmenduria e politikanëve. A thua se janë çmendur të gjithë.

Mjafton të shikosh të enjten në Opinion. Flet Rama, i përgjigjet popullit si udhëheqësi qoftë largu dikur. E për karshillëk ndaj tij, një orë apo dy orë para duhet të dalë Luli në bashkëbisedim me gazetarët. T’i fusë edhe ai ndonjë orë tallava, pa thënë asgjë, por vetëm duke përsëritur të njëjtat gjëra dhe për të na treguar se flokët i ka lyer sërish me bojë dhe brilantina i shkëlqen.

Por, nuk mund të rrijë edhe presidenti Meta. Duhet të flasë edhe ai diçka. Del edhe ai në ekranin e Top Channel.

LEXO EDHE:  Betonizimi i Tiranës/ Veliaj “ia merr në kthesë” Ramës

LEXO EDHE:  A jeni ftuar në Kuvendin Kombëtar të PD?!/ Përgjigjet Bregu

E gjatë ditës nuk ka pushuar parlamenti. Fol njëri, bjeri tjetri, e shqiptarët që duhet të shikojnë çmendurinë e politikanëve të tyre, që nuk pushon kurë. Me një mijë e një halle, kur duhet të kenë pak kurajo dhe qetësi, e pak mbështetje, dita e djeshme ka qënë një ditë tmerri dhe çmendurie politike.

Po kështu ishte edhe të mërkurën. Nuk u ndalën. Doli ministrja Balluku, pastaj doli Manastirliu, pastaj doli Edi Rama, pastaj doli ministry Ahmetaj, pastaj doli Lulzim Basha, pastaj doli Monika në facebook, pastaj një sqarim na dhe edhe presidenti.

Në këtë situatë të gjithë flasin e flasin dhe bëjnë zhurmë a thua se kanë ikur nga mendorja. E në fakt kështu duken, se nuk ka sesi të jetë ndryshe, kur në këto moment duhet të flisnin vetëm ekspertë dhe mundësisht në media, njerëzit të shikonin dhe të dëgjonin diçka argëtuese, çlodhëse, për të larguar sado pak stresin dhe ankthin e kësaj pandemie.

Por, duhet të dëgjojnë kamzhikun e Sandër Lleshajt, gjobat e Policisë së Shtetit, ligjet me burgje që bëhn si ndryshime në Kod Penal. E kështu me radhë.

Pse?

Sepse këta janë çmendur që të gjithë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjykata e BE pezullon Vetingun në Poloni. Trupat zgjidhen nga Parlamenti, s’kanë pavarësi/ Po në Shqipëri?

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian ka urdhëruar këtë të Mërkurë Poloninë që të pezullojë menjëherë veprimtarinë e një trupe të zgjedhur nga Parlamenti, të ngjashme me strukturat e Vetingut në Shqipëri, të cilat janë krijuar për të kryer hetime disiplinore ndaj gjyqtarëve polakë të të gjithë niveleve.

Në një vendim që mban datën 8 Prill 2020, Gjykata e Luksemburgut ka konstatuar se, zgjedhja e anëtarëve të Dhomës Disiplinore nga Parlamenti polak, krijon dyshime të forta për pavarësinë dhe paanësinë e trupës që do të kryejë hetimin administrativ mbi gjyqtarët.

Dhoma e Disiplinës në Poloni u krijua në vitin 2017, kur Parlamenti vendas adoptoi disa nisma ligjore për kontrollin e gjyqtarëve.

Dhoma e Disiplinës funksion si shkallë e parë për hetimet disiplinore për gjyqtarët supremë dhe si gjykatë Apeli për hetimet administrative ndaj gjyqtarëve të niveleve më të ulta.

Sistemi i adoptuar në Poloni është thuajse i ngjashëm me strukturat me dy nivele të Vetingut në Shqipëri.

Sipas ligjit polak, 15 anëtarët e trupës disiplinore përzgjidhen ekskluzivisht nga Parlamenti.

Ky përcaktim mbi përzgjedhjen e anëtarëve shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Komisionit Europian, i cili kërkoi nga Polonia që t’u përmbahej normave komunitare për ndarjen e pushteteve.

Por, Parlamenti në Varshavë nuk mori në konsideratë sugjerimet e Komisionit Europian. Për këtë arsye, Komisioni Europian iu drejtua Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian.

Kjo e fundit, me një vendim të ndërmjetëm, të marrë këtë të Mërkurë, vendosi të kërkojë nga Polonia pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit të Dhomës së Disiplinës, derisa çështja të shqyrtohet në themel.

Rasti polak dhe Vetingu shqiptar

Komisioni Europian duket i vendosur të mos lejojë politikën të ndërhyjë në gjyqësorin polak, duke kundërshtuar zgjedhjen nga Parlamenti të një stukture që është përgjegjëse për hetimin disiplinor të gjyqtarëve.

LEXO EDHE:  Betonizimi i Tiranës/ Veliaj “ia merr në kthesë” Ramës

LEXO EDHE:  Betonizimi i Tiranës/ Veliaj “ia merr në kthesë” Ramës

Kjo qasje e Komisionit Europian për Poloninë, është tërësisht e kundërt me atë që Brukseli zyrtar ka mbështetur në Shqipëri.

Rasti polak është thuajse plotësisht i ngjashëm me Vetingun në Shqipëri. “Reforma Drejtësi”, e miratuar nga Parlamenti shqiptar në vitin 2016, krijoi mekanizmat për hetimin disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjithë niveleve.

Hetimi disiplinor, Vetingu, iu ngarkua Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK_ dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), dy struktura, anëtarët e të cilave zgjidheshin nga Parlamenti.

Thuajse njëlloj me rastin e Polonisë, trupat e përzgjedhura nga Parlamenti për të kryer hetimin disiplinor të gjyqtarëve në Shqipëri shoqërohen me dyshime mbi pavarësinë dhe paanësinë e tyre.

Për më tepër, një seri e gjatë vendimesh e strukturave të Vetingut në Shqipëri kanë pasur rezultate të njohura, shumë kohë para se gjyqtarë apo prokurorë të caktuar të përfshiheshin në procesin e rivlerësimit kalimtar.

Analistë dhe ekspertë të fushës kanë ngritur shpesh pikëpyetje mbi mënyrën jo të duhur për zgjedhjen e anëtarëve të strukturave të Vetingut në Shqipëri.

Megjithatë, trupa e rivlerësimit vijojnë normalisht punën në Shqipëri prej mëse dy vjetësh, nën mbështetjen e plotë të strukturave të Bashkimit Europian, të njëjtave, të cilat po kundërshtojnë me forcë krijimin e strukturave të ngjashme në Poloni./ Boldnews.al

LEXO TE PLOTE