Connect with Us

Lulëzojnë mashtrimet online me maskat mbrojtëse kundër Covid-19/ Zbulohet rrjeti ndërkombëtar

Kronika

Lulëzojnë mashtrimet online me maskat mbrojtëse kundër Covid-19/ Zbulohet rrjeti ndërkombëtar

Publikuar

-

Me një mungesë globale në furnizimet me pajisje mjekësore, qytetarët i janë drejtuar blerjeve online të tyre duke bërë që të lulëzojë dhe mashturesit mes tyre, të cilët përfitojnë me milionë dollarë. Ky alarm i ri i krijuar në kohë të COVID-19, ka bërë që Europol dhe Interpol të zhvillojnë një operacion të gjerë për goditjen e tyre pas sinjalizimit të një kompania gjermane që ra pre e mashkrimit.

Gjatë një operacioni të gjerë ku përfshiheshin Gjermania, Irlanda, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, fokus ishte një uebfaqe legjitime në Spanjë që tregtonte maska mbrojtëse, por pavarësisht nga blerësit, siti ishte i rremë. Kompania pretendoi se kishte 10 milionë maska, vetëm që blerësit të besonin se ishte një kompani e vërtetë dhe për të përforcuar më shumë atë ide i janë referuar një tregtar të ‘besuar’ në Irlandë. Ndërmjetësi irlandez premtoi se do t’i vinte në kontakt me një furnizues tjetër, këtë herë në Holandë.-raporton Shqiptarja.com.

Duke pretenduar se kishte një marrëdhënie të fortë tregtare me kompaninë, furnizuesi nga Irlanda siguroi që kompania e dyshuar holandeze do të ishte në gjendje të furnizonte 10 milionë maskat mbrojtëse. Fillimisht marrëveshja ishte për një shpërndarje fillestare prej 1.5 milion maska, në këmbim të një pagese të parakohshme prej 1.5 milion €.

LEXO EDHE:  Rastet pozitive në Shqipëri/ Ja sa persona janë konfirmuar në 24 orët e fundit me Covid-19

Pasi blerësit bënë porosinë kryen një transferim bankar në Irlandë për dorëzimin që përfshinte 52 kamionë për të transportuar maska ​​nga një depo në Holandë në destinacionin përfundimtar në Gjermani. Pak para datës së dorëzimit, blerësit u njoftuan se fondet nuk ishin pranuar dhe se kërkohej një transferim urgjent prej 880 000 euro direkt te furnizuesi Holandez për të siguruar mallin.

Blerësit e bënë edhe këtë transferim urgjent por maskat nuk mbërritën kurrë. Rezulton se kompania holandeze kishte ekzistuar, por faqja e internetit e tyre gjithashtu ishte klonuar dhe përdorej nga mashtruesit. Kur blerësit kuptuan se ishin mashtruar, ka nisur gjurmimi i 1.5 milionë euro të cilat janë gjetur dhe ngrirë nga autoritetet, ndërsa është bërë dhe identifikimi i kompanisë irlandeze të përfshirë.

Ndërsa shuma e dytë e kërkuar me urgjencë prej 880 000 € , një pjesë prej 500 000 € nga ato fonde ishin dërguar në Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha këto ishin destinuar për një llogari në Nigeri.

Ky operacion i cili tashmë ka çuar në dy arrestime në Holandë dhe është ende në zhvillim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje disa ndërtesa të vjetra në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Ata kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Një trupi i pajetë është gjetur pranë një grazhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi P.B, rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazh është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Publikuar

-

Nga

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Gazetarja Klodina Lala, ka zbardhur detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Opinion” lishur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetflijuan, pasi besonin se do të ringjalleshin.

Lala zbuloi se kryefamiljarja Zhaneta Josifi, kishtë punuar si pastruese për disa vite në shtëpinë e një ish kryeministri.

Ndërsa dy vajzat gjithashtu ushtronin profesionin e tyre.

Blerta Josifi ka punuar për disa vite si inxhiniere IT në një kompani celularë për disa vite, ka qenë një ndër inxhinjerët me të mira.

LEXO EDHE:  Shtyhet nisja e transportimit të gazit/ TAP: Do përpiqemi të dërgojmë sasitë e para në fund të vitit

LEXO EDHE:  Mbi 90 mijë teste në dispozicion/ Manastirliu: Rrisim kapacitetet për përballimin e situates

Ndërkohë e motra e cila ka ndërruar jetë, Anisa ka punuar si financiere në një kompani tjetër.

Ndërsa e ëma ka punuar për disa vite si pastruese, madje dhe në shtëpinë e një ish kryeministri. Pra ishin shumë të socializuara”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE