LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Leje në e-Albania për makinat personale”/ Rama sqaron mënyrën e uljes së pasagjerit

17 Prill 2020, 14:42, Sociale CNA
“Leje në e-Albania për makinat personale”/ Rama sqaron

Kryeministri Edi Rama tha se nga java e ardhshme çdo qytetar do të mund të dalë me makinë personale për të shkuar dhe për të ardhur nga puna përmes një autorizimi javor në platformën e-albania.

Rama tha se do të lejohet vetëm një person tjetër pasagjer që duhet të jetë patjetër koleg i së njëjtës punë ndërsa shpjegoi edhe mënyrën se si duhet të ulen në makinë.

“Javën e ardhshme në platformën e-albania do të merret autorizim javor për ata që janë në punët e lejuara dhe automjeti mund të lëvizë për vajtje ardhje në punë me vetëm një person në sedilejn e pasme diagonal i cili mund të jetë vetëm një koleg në të njëjtin vend pune. Kush merr leje duhet ta lexojë mirë pasojën penale që vjen. Ne do të bëjmë që nesër, mbase që sot mbasdite, një test dhe do të provojmë mirëfunksionimin e këtij instrumenti që i jep fund një faze në policinë e shtetit, me e-mail ku për shkak të shtrëngesave dhe kujdesit ka pasur masivisht refuzime, edhe mospërgjigje që kanë shkaktuar dhimbje koke. Ndjesë për to, por shëndeti mbi të gjitha”, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga