Connect with Us

Koronavirusi gjunjëzon botën/ Rreth 150 mijë viktima në gjithë globin

Bota

Koronavirusi gjunjëzon botën/ Rreth 150 mijë viktima në gjithë globin

Publikuar

-

Vijon të rritet numri i viktimave dhe personave të prekur nga koronavirusi në gjithë botën.

Në të gjithë globin, deri në këto momente kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 149 378 njerëz.
Ndërsa, numri i të infektuarve nga koronavirusi deri tashmë ka shkuar në 2 214 861 persona. Kurse numri i të shëruarve deri tani ka shkuar në 567 265 vetë.

Shteti më i prekur në botë vazhdon të mbetet Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 690 900 njerëz të infektuar me Covid-19. Pas SHBA-ve, si shtetet me numrin më të lartë të të infektuarve në botë vijnë Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Kina, Irani, Turqia, Belgjika etj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Paralajmërimi i OBSH/ COVID-19 nuk do të jetë kriza e fundit pandemike

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi i OBSH/ COVID-19 nuk do të jetë kriza e fundit pandemike

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se  Covid-19 është një shenjë paralajmëruese e emergjencave globale të shëndetit në të ardhmen. Ai u bën apel për investime politike dhe financiare për të parandaluar pandemitë, transmeton Anadolu Agency.

“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit dhe as urgjenca e fundit globale shëndetësore. Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca e ardhshme shëndetësore, por e dimë që do të vijë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Tedros në nisjen e raportit të Bordit të Monitorimit të Përgatitjes Globale (GPMB) për vitin 2020.

Tedros tha se njerëzimi ka një përgjegjësi të përbashkët për ta përgatitur botën për pandeminë tjetër. Ai tha se pandemia COVID-19 ka dëmtuar masivisht jetën dhe jetesën, duke prishur sistemet shëndetësore, ekonomitë dhe shoqëritë.

LEXO EDHE:  Aksident i frikshëm/ Makina bie 800 metra nga shkëmbi

LEXO EDHE:  Foto/Si duket bota nga sytë e kafshëve?

“Edhe vendet me sisteme të përparuara shëndetësore dhe ekonomi të fuqishme janë mbingarkuar.



Por shumë nga vendet që kaluan mirë ishin ato që mësuan nga shpërthimet e mëparshme të viruseve, të tilla si SARS, MERS, H1N1 dhe Ebola.

Ne nuk mund edhe më tej t’i shtrëngojmë duart dhe të themi se duhet bërë diçka.

Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca tjetër shëndetësore, por ne e dimë që do të vijë. Dhe ne duhet patjetër të jemi të përgatitur”, përfundoi ai.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Uragani Sally kërcënon shtetet jugore të SHBA-së

Publikuar

-

Nga

Uragani Sally kërcënon shtetet jugore të SHBA-së

Një uragan i sapoformuar ndodhet në drejtim të bregdetit të SHBA-së dhe kërcënon disa shtete të jugut, përfshirë Floridën, Misisipin dhe Alabamën.

Stuhia tropikale Sally u shpall uragan të hënën, ndërsa pritet të zbarkojë të martën.

Zyrtarët thanë se uragani do të sjellë deri në 30 centimetra shi dhe erëra deri në 135 kilometra në orë në disa zona.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, shteti i të cilit është ende duke u rimëkëmbur nga uragani i muajit të kaluar Laura, kërkoi nga banorët që “të jenë të zgjuar dhe të sigurt”.



Alabama dhe Misisipi shpallën gjendje të jashtëzakonshme, derisa janë në pritje të uraganit, i cili ndodhet rreth 175 milje në juglindje të Billoksit në Misisipi.

LEXO EDHE:  Media: Ndërron jetë polici i tetë, u plagos ditën e djeshme

LEXO EDHE:  Bie numri i të infektuave, por rritet i të shtruarve/ Mbi 80 pacientë me Covid mbushin Infektivin

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se uragani ka ndryshuar drejtim dhe nuk pritet të godasë drejtpërdrejt Luizianën, por gjithsesi mund të shkaktojë valë, që mund të çojnë në përmbytje të mëdha.

Të hënën, gati 80,000 shtëpi në Luiziana kanë qenë pa energji elektrike si rezultat i uraganit Laura, i cili ka goditur tri javë më parë.

Përveç Sallyt, janë edhe katër stuhi të tjera tropikale – Paulette, Rene, Teddy dhe Vicky – që janë duke u vërtitur në pellgun e Oqeanit Atlantik./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Publikuar

-

Nga

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Presidenca e Francës konfirmoi të hënën se analizat e bëra në këtë shtet kanë arritur në përfundimin se udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

Kjo është “në kundërshtim me normat ndërkombëtare për përdorimin e armëve kimike”, thuhet në reagimin e Pallatit Elysee.

Sipas të njëjtit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, që urgjentisht të ndriçojë “rrethanat e kësaj vrasjeje në tentativë” dhe “të gjejë përgjegjësit”.

Më herët, Gjermania tha se analizat e pavarura të laboratorëve në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se ka prova se kritiku i Kremlinit është helmuar me Noviçok.

“Ne e përsërisim thirrjen që Rusia të tregojë se çfarë ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë evropianë për hapat e mëtejshëm”, tha përmes një deklarate Qeveria gjermane.

Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht.



Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij.

LEXO EDHE:  Vaksinë jo efektive kundër Covid/ Profesori i njohur i Oksfordit paralajmëron rrezikun

LEXO EDHE:  Sanaa/24 të vrarë nga sulmi kamikaz mbi dy xhami

Ka ditë që ekspertët gjermanë kanë konstatuar se Navalny është helmuar me Noviçok, por autoritetet ruse kanë refuzuar të nisin hetime, duke thënë se nuk ka prova të fuqishme për helmim.

Më 9 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ka shumë mundësi që helmimi është urdhëruar nga zyrtarë të lartë në Moskë.

Ekipi i Navalnyt, të afërmit e tij dhe të tjerë gjithashtu besojnë se autoritetet ruse qëndrojnë pas helmimit. Kremlini i ka mohuar fuqishëm akuzat.

Spitali Charite në Berlin, ku po trajtohet Navalny, tha të hënën se gjendja e tij është duke u përmirësuar dhe se ai “mund të ngrihet tani nga shtrati”./REL

LEXO TE PLOTE